Basha, duke kërkuar bashkëfajtorë!

29 Nëntor 2016, 21:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Lulzim Basha po përpiqet të mbajë distancë nga dështimi i mundshëm i hapjes së negociatave për shkak të një vendimi politik të tij dhe partisë së tij. I shqetësuar që edhe kancelarja Merkel ka përmendur “Vetting-un”, si kushtin për çeljen e negociatave, ai ka bërë sot një lëvizje qesharake, duke i propozuar Edi Ramës “një pazar” mbikushtetues, për të ndarë gjyqtarët me njëri- tjetrin dhe për ta injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku e ka paditur vetë.

Qëndrimi i sotëm nuk ka ndonjë rëndësi lidhur me vendimin që do marrë qeveria e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave, pasi nuk është diçka që ndikon sot tek ata. Lulzim Basha dhe Sali Berisha e kanë bërë aq dëm sa mund të bënin. Ata sulmuan Bashkimin Europian tek një prej shtatë ligjeve të reformës, zbatimin e të cilit e financon vetë Bashkimi Europian. Brukseli i ka ndarë 18 milion euro për strukturat e “Vetting-ut”, ndërkohë që Basha e ka çuar ligjin në Kushtetuese. Ai e goditi ligjin në afatin e fundit të ankimimit në Gjykatën Kushtetuse, me qëllim që t’i linte kohë Nishanit të bënte çfarë të mundte me KLD dhe nga ana tjetër, të mos i linte kohë Shqipërisë para javës së parë të dhjetorit të merrte një përgjigje pa kushtin e Vetting-ut për çeljen e negociatave. Ai bëri aq sa mundi për ta kompletuar zhurmën kundër hyrjes së Shqipërisë, duke qenë e para parti politike që ka paguar lobistë politikë kundër saj. Pra, nëse ka një rast që ai është treguar i aftë si politikan agresiv, është rasti se si ai sulmoi hapjen e negociatave përmes ligjit të “Vetting-ut”, duke goditur edhe çeljen e negociatave dhe reformën në drejtësi.

Tani dëmi i tij ka bërë punën e vet. Dhe ai e di mirë këtë.

Thirrja e tij për një marrëveshje mbikushtetuese mes tij dhe Ramës, është lëvizja e dytë malinje e tij, për të formuar një perceptim edhe më mafioz për politikën shqiptare.

Mbi të gjitha, për të treguar se ankimimi në Kushtetuese ishte thjeshtë një lojë dhe se nëse ka pazar, ai nuk pyet për Gjykatën Kushtetuese.

I sigurt se letrat e tij në Bruksel janë të nxira me betejën që u bëri kundër “Vetting-ut”, ai kërkon tashmë një dalje me konsensus nga ky krim, duke tentuar të inkriminojë kundërshtarin e tij në këtë betejë, duke e bërë bashkëautor.

Ai nuk është duke kërkuar të ndajë thjesht gjyqtarët apo prokurorët me Edi Ramën, por të ndajë me të fajin dhe përgjegjësinë për bllokimin e “Vetting-ut”, i cili po i kushton Shqipërisë çeljen e negociatave, si hap i parafundit për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Lulzim Basha është duke kërkuar bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës, siç tentoi Berisha të justifikohej në vitin 1992 për atë çfarë ai dhe partia e tij e parë, i kishin bërë Shqipërisë deri më 1990.

Lulzim Basha po kërkon nga ana tjetër ta paraqesë në sytë e Perëndimit çështjen e reformës në drejtësi, si çështje pazari, apo më keq akoma, si pazar i prishur, që edhe mund të rregullohet, nëse ai dhe Rama merren vesh.

Por ligji i “Vetting-ut”, nuk është ligj i Edi Ramës, por ligj i Bashkimit Europian, dhe Lulzim Basha dështoi të bënte pazar me ta, ndaj u hakmor duke e paditur ligjin.

Tashmë është duke kërkuar të tërheqë Edi Ramën në aleancë me të kundër Bashkimit Europian. Siç po bën duke nxitur gjyqtarë e prokurorë kundër reformës, duke vazhduar ta padisin në Gjykatë.

Është një gjest i dëshpëruar i tij, por që tregon se dhe pasi ia bëri të keqen Shqipërisë, nuk do të mbajë vetë përgjegjësinë, por dhe atë ta ndajë. Se si në çdo gjë, edhe në këtë rast, do të tregojë që është një politikan pa b…..

11 komente në “Basha, duke kërkuar bashkëfajtorë!”

  1. PRANGAT-PLUMBI-LITARI... JANE PAK says:

    Gjithe shtypi shqiptar ( edhe gazeta Tema) jane verbuar dhe nuk shikojne qe
    REFORMA NE DREJTESI
    -VENECIA
    -VETTING
    eshte nje manover tip “kale troje” po behet per te reabilituar pergjithmone krimet e kupoles 2B dhe per te vendosur K/M ne 2017 gjarperin Lul Basha I cili do kujdeset me pas per mosprekjen e SRB-it dhe ne rast te ngordhejs se tij natyrale ti beje nje varrim madheshtor si DEMON kratit tjeter te tropojes mender me thene A.Hajdarit.
    Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
    ***
    Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
    PERBINDESH
    KANIBAL
    MONSTER
    TERRORIST
    TRADHETAR
    DJALL…etj etj
    Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:
    1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
    2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit
    3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
    4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
    5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.
    7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt
    8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
    9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
    10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
    11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
    12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
    13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
    14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
    15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
    16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)
    17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi
    18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
    19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
    20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
    21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
    ***
    Nga sa me siper del konkluzion se SALI BISHA eshte kriminel shumedimensinal por jo fajtor.
    Fajtori nr 1 per sot per sot eshte nenpunsi Donald Lu qe ka numrin e syzeve ekstra ekstra LARGE
    Fajtori nr 2 per sot per sot eshte EDI RAMA qe ka tradhetuar 21 janarin dhe 23 qershorin se e kane tredhur..plotesisht
    Fajtori nr 3 jane mediat shqiptare ku perfshihet dhe gazeta Tema qe per ti thene nje te vertete..i bien nga Kina
    ***
    Pas mos ndeshkimit te Monstres Berishe per disa kryekrimet e tij..sidomos per masakren HITLERIANE te 21 janarit me keqardhje kemi drejte te mendojme se:
    Euro-Amerikanet po bejne gabimin e turqeve para 500 vjeteve ku I kane ndare shqiptaret ne armiq te betuar ne socialiste dhe demokrate (turqit na ndane ne myslymane dhe te krishtere)..

    titulli me i sakte do ishte:

    BASHA DUKE KERKUAR BASH-KRIMINELE…

  2. kozmo says:

    Si ne rastin e pare dhe ne kete te fundit, Basha nuk po tregon pjekuri politike . Cdo hap qe ai hedh eshte i gabuar ,por ai i ka te gjitha shtigjet e mbylluar ,nuk ka asnje alternative qe ta shpetoj ate,si marionete te Berishes .Ne kete rast ai nuk luan vetem me popullin por dhe me BE si inisiator dhe financues .
    KOKRRA E IDIOTIT .

  3. Jugu says:

    Kryeministri jone gjatosh ka meriten nese negociatat happen dhe ka pergjegjesin nese nuk hapen.

    Asnjehere mos akuzoni opoziten per deshtimet e qeverise. Sado e keqe te jet ajo, ka nje qeveri qe mori votat e qytetareve dhe premtoj se do na bashkonte ne BE, do na jepte shendetesi falas, do luftonte drogen ne Lazarat, arsimi do behej I perballueshem nga te gjithe, produktet e fshatarit do I tregtonte ne BE, etc, etc.

    Uroni te mos mbyllen Call Centres se ju piu e zeza o njerez te bindur.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Majlinde, kap timonin se ky ka kap rripin e sigurimit..

  5. american2016 says:

    Me bllokimin e reformes ne drejtesi PD po tregon se eshte nje parti bazhibosukesh qe nuk i sherben interesave kombetare dhe konsolidimin e shtetit ligjor, i lutemi redaksise se gazetes te mos japin fotografite e PD se na jane veshtirosur me hipokrizine e tyre.

  6. Don says:

    Te lumte Mero je pene e ndritur! Le ta lexojne Edi Rama dhe gjithe qeveria kete analize si manual politik.

  7. ajola says:

    A ishe ti Mero Baze qe para liberalizimit te vizave i bere zonjes Kallstrom komisionere e sigurise ne ate kohe nje leter qe te mos hapen vizat se do largoheshin 1 milion shqiptere ndersa ti megjithse i kercenuar sipas teje do qendroje per arsye te tjera?A ishte Edi Rama qe kushtin e statusit me tre kushte e sabotoji dhe ti e miratoje me artikuj e pseudoanaliza me 2013? Kaq mjafton te dishe se cfare maskaraji je ti dhe Rama

  8. artan says:

    Shkruaje shqip Mero: Politikan pa bythe.

  9. tradita says:

    qesharakes, Ligji i vetingut qenka Ligj i bere nga Bashkimi europian dhe ky dashka te shkel kushtetuten e miaratur m ekonsensus me 21 korrik, keto nuk i hane as bufi. Basha thote: qepe.. qepe. se cudite dynjane. Nese e don Vetingun eja ta sjellim ne parametra kushtetues e leri budallalliqet. kaq force paska opozita sa ta degjoje e gjithe europa, nese eshte keshtu pse nuk e miratove me konsensus ligjin e. vetingut. Basha ka deklaruar: nuk do te pranoje asgje me pak se se europianet pranojne per qyetetaret e tyre. Kjo eshet e qarte s’ka propogande bajate qe e mbulon deshtimin spaktakolar te Edi Rames. Negociatat hapen vetem. nga Lulzim Basha. Kjo tashm eeshet e qarte nga secili shqiptar i paindoktrinuar.

  10. xheJ eN Bi says:

    Skypipn …Lylzimi..
    Ku humbe sot ? Nje gafe te till nuk duhet ta kishe bere.
    ” Babai ” po te ben kurban. Nese ke pak mend ,nje rruge te ka ngelur.
    Vetting-ut edhe ti sa te jesh shtetas shqiptare nuk i shpeton dot.
    Prandaj rruga me e mire eshte ,meqe ke dhe nenshtetesine hollandeze,
    mbathja per aty .Si ta la Berisha dopjo 6-en ne dore leja dhe ti .
    Te rralle jane ata qe bejne domino me dopio 6-en ne dore, duhet te jesh lojtar kalibri
    gje qe ti nuk e ke .
    Deri tani te ka kerkuar FATI, kete here duhet ta kerkosh ti FATIN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje