Berisha e akuzon me “dokumenta nga dogana greke”/ Spiropali: Doktor, e kishe mbushur Doganën me bashkëfshatarët e tu dhe shiksat e Gazidedes

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

elisaSali Berisha ka akuzuar sot ish-drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropali, se ka vjedhur kur ishte në krye të Doganave.

Ai thotë se këtë ia ka treguar “qytetari dixhital”.

Berishës i është përgjigjur vetë Spiropali.

Statusi i Berishës:

Doganieri dixhital denoncon:

-Vjedhjet e medha te Spiropalit ne dogana, vertetuar nga

-dokumenta te ardhura nga dogana greke

-Doganat e Fierit dhe Tiranes sipas tij kane qene epiqender e ketyre vjedhjeve! sb

“Pershendetje Doktor Berisha.

Abuzimet e drejtoreve te Rames po dalin mbi uje. Javet e fundit nga Greqia ka ardhur ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave informacion mbi abuzimin e bere ne doganat shqiptare ne kohen kur drejtonte Elisa Spiropali. Informacioni i shoqeruar dhe me dokumentacionin perkates verteton abuzimin e bere ne dogana ne vlera prerj qindra mijra e miliona eurosh Ashtu sic ju keni konstatuar dy vite me pare njerez te lidhur me Spiropalin ne bashkepunim dhe me bashkeshortin e saj, kane krijuar kanale per kalim te mallit kontrabande. Sic del nga informacioni i doganes greke dy kane qene doganat ku eshte abuzuar me shume Fieri dhe Tirana. Ne te dy keto dogana u instaluan si pergjegjesa FRESH-ist, te cilet zbatonin porosite e marra nga Spiropali ose persona te punesuar prej saj ne poste kyce. Persona anonime qe bashkepunonin me ta kryesisht fierake hapen nipte shetitese dhe fusnin mallra kontrabande. Me qellim realizimin e kesaj veprimtarie kriminale salles se monitorimit i jepeshin porosi per te mos ushtruar kontroll mbi mjetet te cilat kishin si ngarkese mallra kontrabande qe klasifikoheshi komplet ndryshe nga ato te deklaruara ne dokumentacion.

Kete veprimtari kriminale e pranojne dhe doganiere qe te vendosur para presionit te drejtuesve kane lejuar qe kamionet te kalojne pa kontroll, por tashme do te penalizohen per moskryerje te detyres. Presioni mbi doganieret ka qene i jashtezakonshem dhe ne ndonje rast kur ata tentonin te kryenin si duhet detyren, largoheshin nga puna sic eshte rasti i largimit te nje drejtuesi ne doganen e Kapshtices qe u be i ” bezdishem” me kontrollet e tij. Nga dogana greke pritet qe te vije informacion dhe per raste te tjera shkeljesh te kryera ne kohen e Spiropalit.”

Përgjigjia e Spiropalit:

I dashur Doktor,

Sot “Neë York Times” shkruante se përdorimi i shumtë i rrjeteve sociale të shkatërron karrierën dhe në fund të hedh në erë edhe psiken. Doktor, në djall karriera pa kthim, ruaj të paktën psiken.

Hiq dorë nga ai spiuni dixhital. Nuk është serioze. Merru me gjëra më të fisme në këtë muzg të jetës.

Nuk di a të tha ai doganieri dixhital se e kishe kthyer doganën në pronë të Shikut të Gazidedes dhe katër nëndrejtorët e përgjithshëm i kishe nga fshati yt. Të ardhurat e shtetit zhdukeshin pa gjurmë nëpër xhepat e klanit tuaj primitv. Vetëm në një vit e gjysëm pas batërdisë tënde në kohën që unë drejtova doganën mblodhëm 300 milionë dollarë me tepër se e njëjta periudhe e kohës tënde nepotike, dhe siguruam rritjen më të lartë të të ardhurave në dhjetë vitet e fundit. Vetëm nga akciza e naftës së zhdukur nga klani shiks, siguruam rritje rekord prej 17 përqind. Mbi të gjitha i kthyem doganës fizionominë shtet-ndërtuese.

Nëse ekziston, bëji të fala spiunit tënd dixhital, ndonjë mi mbetur skutave të doganës, nga koha jote e vdekur. ✌

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Berisha e akuzon me “dokumenta nga dogana greke”/ Spiropali: Doktor, e kishe mbushur Doganën me bashkëfshatarët e tu dhe shiksat e Gazidedes”

  1. niku says:

    A mund te kete njeri te ndershem sote ne kete vend qe te mos besoje se zonja ne fjale eshte hajdute,ashtu si dhe ministri shendetesise e gjithe piramida shteterore? Saliu nuk tha asgje te re, vecese perseriti nje fakt.

  2. Naim Frasheri says:

    Vetem se e nis Fjalen tende me i dashur Doktor),per mua je e dyshuar,keshtu i drejtohet edhe Ilir Meta .per te jemi te sigurte, me Video dhe Audio qe eshte Hajdut,ndaj , te gjithe ata qe jane te Paster , mund ti drejtohen Saliut, vetem me Fjalet Kriminel ,Hajdut, Tradhetar ,po kurre ;(i Dashur),Turp Elisa,Merr Shembull nga Brace e Balla,

  3. Dyrrahu says:

    Vet Saliu eshte njeriu digjital.
    Te gjitha ato qe i thote njeriu digjital vertet kane ndodhur, por ne kohen e Sali Berishes, sa ishte i gjithpushtetshem ky tradhetar.
    Aq i forte ishte ai sa gjurmet e tija, te cilat shkaterronin shtetin e pasuronin digjitalin dhe mistrecet e vegjel, por te pasur shume sa sot po shperndajne para neper bote per te sigurar pushtetin dhe panguar drejtesin qe te reformohet.

  4. Briklona says:

    Edhe kete radhe qytetari dixhital nga Qivrima ta dergoi informacionin o Sali?
    Mblidhu more plak i rrjedhur se je bere per te qare hallin!

  5. rimi.dr says:

    po lisa po…sa erdhe ti dhe buri jot nipi ben qimes, be nami te dogana! 600% me shume te ardhurat,lesh me qime.te njetit sureter jane doganieret ketu e para 15 vjetesh,thjesht keni nderuar shefat e turnit nga tropoja me tepelena e vlora!!

  6. Kola says:

    Nje kanibal mesjetar nuk mund te funksionoje ndryshe vec duke bere shtetin e fisit. Turpi eshte i shqiptareve qe akoma s’kane nxjerre mesime dhe vazhdojne te votojne keto plehra.

  7. Krio says:

    Obubu me cilen po mirret Berisha.

  8. Xhaja nga Kavaja says:

    O goce, me kto kaq sa thua ti,doktor mortja fshin bythen. O flisni hapur,po hapur fare ama,e tregojani popullit,popullorce ose shkoqur fare,se keshtu me gjuhe te kulturuar, nuk mer vesh ky milet,e ka infektuar keq ky mortje popullin.

  9. Lpl. says:

    Ske pune me Berishen ktheji pergjigje njerezve per akuzat se ke pasur post shteterore ,dhe pergjegjsia eshte shteterore dhe llogari dhenja penale neqoftese vertetohen .Keto pergjigjet populiste per te kenaqur militantet e PS se nuk te shfajsojne nga pergjegjsia penale gje e cila po tregihesh shume e ceket ne shfajsimin tend.

  10. Bushi says:

    Zonja Spiropali,e ka gabim qe meret me nje njeri te çmendur si Sali Berisha.Ky lumadh ngeli duke derdellisur e shpifur gjithe diten e naten,leh si qen.Saliu,ky bastard,shkaterroi komplet doganat,i vuri ne sherbim te familjes dhe njerzeve te tij,hapur,vjedhje e temerrshem.Ministri i tij Genc Ruli u jepte urdhera policeve rrugor,qe maunet qe vinin nga greqia,te mos kontrollohen,se per ndryshe do hiqen nga puna.Me ardhjen e Spiropalit ne krye te doganave,u dhjetfishuan te ardhurat nga doganat.Por disa bythelepires te saliut,edhe pse i edine keto te verteta,shpifin e komentojne me gjuhen e babajt te tyre Sali.Saliu ka vdekur menderisht,ai do çuar sa me pare ne psiqiatri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *