FOTOT/ Ironia e hidhur: Federata braziliane i ndryshoi avionin klubit për arsye sigurie!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

76 persona, përfshi futbollistët dhe stafin e skuadrës së kategorisë së parë braziliane Chapecoense kanë humbur jetën kur avioni i tyre u rrëzua në malet e Kolumbisë, të hënën në mbrëmje. Skuadra po udhëtonte nga Bolivia për në aeroportin e Medelinit në Kolumbi, ku do të luante kundër Atletico Nacional ndeshjen e parë finale të Kupës Sudamericana, e barasvlershme me Europa League në Europë. Vetëm pesë pasagjerë shpëtuan dhe mes tyre janë tre futbollistë, mbrojtësi Alan Ruschel dhe portierët Jackson Follmann dhe Danilo. E mbijetuara e katërt është stjuardesa Jimena Suarez dhe i pestë është gazetari Rafael Hanzel.

Mes futbollistëve që humbën jetën nuk kishte “yje”, sepse Chape e bazonte gjithçka te loja e grupit dhe suksesi me kosto të ulët. Lojtarët më të njohur ishin sulmuesi Bruno Rangel, që u kthye në vendlindje pas një përvoje në Katar, mbrojtësi Dener, mesfushori Gil dhe organizatori Cleber Santana, që në sezonin 2009-2010 luajti me Atletico Madrid. Trajneri ishte Ciao Junior, 51 vjeç, shumë i njohur në Brazil, pasi kishte drejtuar edhe skuadra të tilla si Flamengo, Palmeiras, Botafogo.

Futbollistët u detyruan të ndryshonin avion, pasi autoritet braziliane i ndaluan të udhëtonin me çarterin, që kishin prenotuar në fillim, për arsye sigurie. Me të njëjtin avion, që u rrëzua në Kolumbi, kishte udhëtuar kombëtarja e Argjentinës për në eliminatoren e fillim muajit kundër Brazilit dhe gjithashtu është prenotuar disa herë nga kombëtarja e Kolumbisë. Ndeshja e parë finale ishte programuar për të mërkurën, por është shtyrë, teksa drejtuesit e futbollit amerikano-latin (Conmebol) kanë vendosur të pezullojnë të gjitha veprimtaritë.

Chapecoense shkruante në një komunikatë për shtyp: “Le të jetë Zoti me sportistët, stafin, zyrtarët, gazetarët dhe të ftuarit e tjerë që po udhëtonin me delegacionin tonë.” Avioni britanik “Avro RJ85” i kompanisë së quajtur “LaMia” kishte në bord 72 pasagjerë dhe 9 pjesëtarë të bordit. Rrëzimi ndodhi rreth orës 3 të natës së të martës me orën tonë në malet Antioquia. Elkin Ospina, kryetari i Bashkisë së La Ceja, atje ku ra avioni, tha se forcat e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje për të shpëtuar të mbijetuarit, edhe pse puna e tyre u vështirësua më shumë nga shikueshmëria shumë e ulët dhe reshjet e dendura të shiut.

Chapecoense është skuadra modeste e qytetit të vogël të Chapeco dhe deri tani po shijonte një sezon fantastik. Ata u rikthyen për herë të parë në kategorinë e parë braziliane që nga viti 1970 dhe shkuan deri në finalen e Kupës Sudamerica pasi në raundin e kaluar eliminuan argjentinasit e San Lorenzo. Zv.presidenti i ekipit, Ivan Tozzo, tha se i gjithë qyteti ishte në lot pas kësaj që ndodhi. “Ne jemi shumë të trishtuar, ne që kemi mbetur nga ekipi jemi mbyllur duke qarë në dhomat e zhveshjes, ashtu si të gjithë që shohim në qytet. Ende po presim për lajme. Bordi ynë drejtues dhe futbollistët tanë u shuan. Në klubin e Chapeocense kam mbetur vetëm unë dhe tetë futbollistë që janë me mua në këto momente, të cilët ishin të pa isponueshëm për ndeshjen. Ata janë: Nemen, Demerson, Boeck, Andrei, Hyoran, Martinuccio, Moises e Nivaldo.

Një qytet i tërë po vajton sepse Chapecoense ishte motivi më i madh i kënaqësisë që ne kishim.” Klubi i Arsenal ishte ndër të parët nga shumë klube dhe futbollistë në planet që shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. “Topçinjtë” shkruan: “Mendojmë për ju, @ChapecoenseReal’ #ForcaChapecoense”. Mes futbollistëve që shfrytëzuan rrjetet sociale ishte braziliani i Liverpool, Coutinho: “Zoti bekoftë ata njerëz që u përfshinë në këtë aksident të tmerrshëm.” Lojtari i Chelsea dhe Brazil, Willian shkroi: “Zoti të ketë mëshirë për ata që vdiqën dhe t’i jap forcë familjarëve të tyre.” Mesazhi i kolumbianit të Monaco, Radamel Falcao ishte: “Lutjet e mia dhe i gjithë solidarizimi shkon me ata që shpëtuan dhe po luftojnë në spital, për familjet e viktimave dhe për të gjithë ata që e duan @ChapecoenseReal në një kohë kaq të trishtë.” Kapiteni i Anglisë dhe Manchester United, Wayne Rooney, kishte këtë mesazh: “Një zgjim shumë i hidhur sot. Jam i gjithi me @ChapecoenseReal, familjet e futbollistëve dhe miqtë e tyre.” /Telesport

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a1-21-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a1-21.jpg","attachment_id":"589779"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a1-22-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a1-22.jpg","attachment_id":"589784"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a1-16-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a1-16.jpg","attachment_id":"589720"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a2-14-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a2-14.jpg","attachment_id":"589721"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a3-12-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a3-12.jpg","attachment_id":"589723"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a4-12-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a4-12.jpg","attachment_id":"589724"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a5-9-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a5-9.jpg","attachment_id":"589725"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a7-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a7-4.jpg","attachment_id":"589727"}]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *