Italiania Corriere: Mes artit dhe jetës së natës; Përse duhet të udhëtoni në Tiranë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

E përditshmja italiane Corriere.it ka bërë një shkrim për kryeqytetin tonë, Tiranën.

“Një guidë e shkurtër për të njohur Tiranën”, shkruan ajo në nisje të artikullit.

Corriere bën një përshkrim me hapa të disa prej mënyrave kryesore të argëtimit në Tiranë dhe arsyet përse duhet vizituar ky qytet.

“Tirana është qyteti që nuk pret. Dëshira për të krijuar art dhe kulturë nuhatet në çdo rrugë. Duke shëtitur në qendër të Tiranës do të vini re se është investuar shumë në këto sektore duke u dhënë jetë galerive dhe manifestimeve ndër më të rëndësishmet të Ballkanit, si Bienalja e Tiranës, Çmimet Onufri, TIFF e shumë të tjerë”, shkruan Corriere.

Çfarë mund të vizitoni në Tiranë?

“Ka një sërë atraksionesh si Sheshi Skënderbej, Sahati i Tiranës, Xhamia e Et’hem Beut, Teatri i Operas, Muzeu Historik Kombëtar etj, që gjenden pak hapa nga njëri-tjetri”.

Jeta e natës

“Zhvillohet kryesisht në atë që njihet si ish-Blloku ku klubet e natës janë të shumta dhe mund të shijoni muzikë nga më të ndryshmet. Blloku është zona me lëvizjen më të madhe në gjithë Tiranën dhe argëtimi është i garantuar”.

Ku të flini dhe të hani në Tiranë

“Janë një sërë lokalesh tipike ku mund të hani dhe të konsumoni pijen më të famshme vendase, rakinë. Gjithashtu ka hotele luksoze dhe restorante mjaft cilësorë që do ta bëjnë qendrimin tuaj më të këndshëm”.

Siguria

“Situata e përgjithshme e sigurisë në Tiranë, ashtu si edhe në pjesën tjetër të vendit është e mirë. Nëse dëshironi të shëtisni jashtë Tiranës mund të merrni me qira një mjet nga agjencitë e shumta që ndodhen në kryeqytet. Duhet patur pak kujdes vetëm me rrugët pasi në disa pjesë të Shqipërise situata është pak e vështirë”.

Përgatiti Amarildo Lumani, TemA

http://viaggi.corriere.it/viaggi/vacanze/albania-e-lora-di-tirana-tra-arte-e-nightlife/?refresh_ce-cp

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a1-37-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a1-37.jpg","attachment_id":"590058"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a2-32-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a2-32.jpg","attachment_id":"590059"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a3-30-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a3-30.jpg","attachment_id":"590060"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a4-30-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a4-30.jpg","attachment_id":"590061"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a5-24-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/a5-24.jpg","attachment_id":"590062"}]
        
        Loading...
        

6 komente në “Italiania Corriere: Mes artit dhe jetës së natës; Përse duhet të udhëtoni në Tiranë!”

  1. Enk says:

    Art dhe jete ne Tirane???? Paskan pjerdhur keta te “Corriere della Sera”…

  2. po artin e barutit pse nuk e kan thene jo per gje po mund te hash ndonje qore dhe te cojne ne itali me barrela morti pastaj

  3. babo says:

    Perse duhet te udhtoni ne Tirane? Per te bere nje safari , ne vend te Afrikes ndoshta.

    Edhe keni guxim ankoheni per propagande ne kohen e Komunizmit. Po ka me popagande se pallavrat e ketij artikulli.

  4. k says:

    ART dhe KULTURË ???
    Po qe se drogën,vjedhjen,prostitucionin,degjenerimin moral,
    drejtësinë e shitur,shtetin Kafkian,vrasjet e përditshme,dhunën në familje,etj
    e quani ART dhe KULTURË,
    Atëherë PO Tirana është qyteti më i kulturuar dhe artistik në botë.

  5. ,.,. says:

    o gazetar: udhetoj ne tirane dhe shkoj ne tirane nuk jane e njejta gje
    c’mut festash festoni kur bastardoni shqipen

  6. ,.,. says:

    o gazetar: udhetoj ne tirane dhe shkoj ne tirane nuk jane e njejta gje
    c’mut festash festoni kur bastardoni shqipen ,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *