Koço Kokëdhima: Ballistët e Qeparoit e dorëzuan Persefonin te gjermanët, busti iu hodh në erë më 1992

29 Nëntor 2016, 18:55Dossier TEMA

Koço Kokëdhima ka kujtuar 72-vjetorin e çlirimit, me një histori nga fisi i tij.

Ai thotë se Persefoni Kokëdhima është ekzekutuar nga gjermanët kur ishte vetëm 16 vjeçe, pasi u spiunua nga ballistët.

Më pas, sipas tij, busti i saj u hodh në erë në kohën e Berishës.

“Sot dua të ndaj me ju disa detaje nga historia e Heroinës së Popullit, Persefoni Kokëdhima.

Në librin Yje të Pashuar dhe në çdo botim tjetër përdoret si foto e Persefonit, fotoja që kam postuar sot. Kjo foto në të vërtetë nuk është e saj, sepse ajo nuk ishte fotografuar asnjëherë. Kjo foto është eAthinasë, motrës së Persefonit.
Persefoni ka lindur në Mars 1928. Kur u var nga gjermanët ishte vetëm 16 vjeçe. Ajo ishte partizane në Brigadën e 6 Sulmuese.

Ne operacionin e Qershorit 1944 brigada në fjalë mori pjesë në Kundërmësymjen e Përgjithshme të UNÇ. Kompania e Persefonit, në Qafën e Gjashtës, në Sarandë i zuri pritë një auotokolone gjermane. Këtu Persua u plagos në shpatullën e djathtë. Përveç kësaj kishte marrë dhe një ftohje të rëndë, kështu që shokët partizanë e lanë tek Stani i të atit, Petro Kokëdhima, në Rrogac, mbi Liziko, në fshatin tonë Qeparo.

Mbas dy ditëve aty kaloi nje grua nga një familje ballistësh dhe e spiunoi tek kryeballisti i Qeparoit Dhimo Todhri, i cili të nesërmen, bashkë me kryeballistin nga Kuçi, Idriz Jazon, kur nuk kishte njeri në stan, e arrestuan, e lidhën me litar dhe e çuan në qafë të Qeparoit. Gratë e fshatit ju lutën Dhimë Todhrit për ta liruar, por ai i vendosur e dorëzoi të nesërmen tek Gjermanët, në Borsh. Pastaj historia është si në filmin Ngadhnjim mbi Vdekjen. Persua u var disa ditë përpara Bules, për ta frikësuar këtë të fundit, për të treguar çfarë ajo dinte për luftëtarët e lirisë. Idriz Jazo, kur ju bë gjyqi partizan në Gjirokastër, tregoi mbi torturat çnjerëzore që ju bënë Persefonit dhe Bules.

Më frymëzon e emocionon pa masë akti i pashembullt i këtyre heroinave të Shqipërisë, vetëmohimi dhe sakrifikimi i jetës pa u trembur as përpara torturave dhe as përpara varjes në litar, për lirinë e atdheut. Deri në 1992, në qëndër të fshatit Qeparo, ishte një bust i Persefonit, besoj i bërë nga Mumtaz Dhrami. Kur erdhi në fuqi Berisha, atë bust e hodhën në erë me eksploziv“, shkruan Koço.

19 komente në “Koço Kokëdhima: Ballistët e Qeparoit e dorëzuan Persefonin te gjermanët, busti iu hodh në erë më 1992”

  1. geno says:

    varu k…dave kurvash

    1. Cudias says:

      Jam shume i sigurt o Koco se Persefoni nuk dha jeten per kanabisin qe do te licensos ti….

    2. mira says:

      Edhe une i atij mendimi jam…
      Ky tip shko sot, ne rruget e Europes, per prostituta..
      Fatet e luftes nuk u vendosen ne Shqiperi…
      Shkune neper male, se dojshin liri e dashuri, por jo me luftu. Me cfare armesh????
      Perrallat e PPSH…si cdo gje propogande e mashtrim

  2. Albani says:

    Lavdi heronjve dhe heroinave.

    1. tani says:

      O Albani, jeto me rrenat e PPSH, o i shkrete!
      Lavdi rrenave.

  3. albti says:

    Kur nuk ia dorezun nenen e Kocos se nuk do na cante derrasa sot.

  4. berti says:

    Busti duhet t’i ribëhet sa më shpejt ! Respekte për të rënët !

  5. Kafuli says:

    O koco, nuk di as kush e ka bere bustin e Persos! E ka bere RUben Varfi po nga Qeparoi

  6. ANTIFASHISTI says:

    Asnjë nuk do të shpëtojë mallëkimit të historisë , as ti Geno i cili blasfemon një heroinë e cila ishtë ende fëmijë! Në qoftë se ti nuk e vlerëson heroizmin e saj , trego pak respekt për femrat . Ndoshta kjo është gjuha e cila ti perdor dhe për motren tënde o fat zi i mjeruar!

    1. tani says:

      Antifashisti
      fatkeqesisht ka te drejte ky Geno!
      Ai lloj femre ben sot prostitucion…jane kokka me vete..

  7. tetor1 says:

    o BuÇeee,,,, po Sala Komunist si ty esht, njeri tjetrit do ja fusni…!

  8. Kafuli says:

    A e dini kush e prishi bustin e Persofonit: nje i aferm i Kocos me po te njejtin mbiemer

  9. geno says:

    O Antifashist,
    Persefoni Kokëdhima, vajza bukuroshe nga Qeparoi, u lidh me një oficer gjerman që administronte depo karburanti dhe arriti të marrë sasi të mëdha nafte dhe benzene. Gestapoja e zbuloi atë që bënte Persefoni dhe e arrestoi atë. Arsyeja për të cilën gjermanët e dërguan Persefonin në Gjirokastër ishte se donin të zbulonin rrjetin me të cilin bashkëpunonte ajo brenda vetë ushtrisë gjermane. Pasi njerëzit e Gestapos i nxorrën të dhënat që deshën Persefonit, e varën atë në litar.

    1. veri says:

      Ashtu eshte o Geno! E mori me qafe, ate ushtarin gjerman….

  10. geno says:

    Persefoni Kokëdhima, vajza bukuroshe nga Qeparoi, u lidh me një oficer gjerman që administronte depo karburanti dhe arriti të marrë sasi të mëdha nafte dhe benzene. Gestapoja e zbuloi atë që bënte Persefoni dhe e arrestoi atë. Arsyeja për të cilën gjermanët e dërguan Persefonin në Gjirokastër ishte se donin të zbulonin rrjetin me të cilin bashkëpunonte ajo brenda vetë ushtrisë gjermane. Pasi njerëzit e Gestapos i nxorrën të dhënat që deshën Persefonit, e varën atë në litar.

    1. shqipe says:

      Jo po,kot s’me foshte gjyshja mue: – O leme!,(me falni),O geno,o geno!- “Eeeee….”,i foshja une /- A c’na ha mun!-,Me foshte ajo…

  11. Sokol says:

    Jemi popull shume i ndyre dhe injorant prandaj kure sdo bejme hajer

  12. alba says:

    A e dini se cila tip femre shkonte partizane, ne ate kohe?
    Ai tip qe sot ben prostitucionin!
    Shkojshin me bere dashuri, se rinia e do lirine, kush ka gje kunder?
    Ne jemi dy breza prapa e nuk na lejshin me shku ne kinema vetem…
    Leni perrallat e luftes….o budalla

  13. Arber says:

    Po c’kerkon femra ne mal o Safa, ta them une. Pune te liga. Keshtu thoshte Beu te Malet me Blerim Mbuluar. Dhe kishte te drejte. Pune kurvash e kodoshesh. Vetem ato kurva qe u ngriten ne pergjegjesi u martuan, te tjerat pas lufte nuk i merte njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje