Pafajësi viktimave të komunizmit, Braho i nxjerr “bojën” Presidentit: S’ka propozim nga Nishani

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

spartak-braho-433x300Deputeti i LSI Spartak Braho i cili mori pjesë në festimet e kësaj date në Shkoder, deklaroi se presidenti nuk ka bërë asnjë propozim për shpalljen të pafajshëm të viktimave të komunizmit. Ai theksoi se viktimat e luftës i shpall vetëm gjykata, e cila jep edhe pafajësinë.

“Nuk e di, presidenti Nishani nuk ka bërë ndonjë propozim për shpalljen të pafajshëm të viktimave të komunizmit. Ai ka bërë një dekorim për ca të ashtuquajtur viktima të lufës, kryesisht ishin kontigjent i Ballit Kombëtar. Viktimat e komunizmit shpallen me vendim gjykate vetëm ajo të jep pafajësi. Ligjet ekzistojnë le të marrë iniciativë  t’i drejtohet gjykatës dhe kjo e fundit vendos për pafajësinë”, tha ai.

Deklaratë kjo e kreut të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, e cila i ka nxjerrë “kallajin” Presidentit Nishani, që më se njëherë ka deklaruar se duhen shpallur të pafajshme viktimat e komunizmit, duke lënë për të kuptuar se nuk ka gjetur vullnetin politik të qeverisë së mazhorancës. Ndërkohë që kreu i shtetit as që e ka luajtur “gishtin” për këtë punë.

Më 9 nëntor në ceremoninë e dekorimin e 38 martirëve të Kishës Katolike me titull “Flamuri Kombetar”  Presidenti  kërkoi hartimin e një ligji të posaçëm nga Parlamenti që ngarkon Ministrinë e Drejtësisë për të rigjykuar të gjitha rastet e dënuar nga diktatura.

“Propozoj sonte që Parlamenti shqiptar të hartojë një ligj të posaçëm për Gjykatën Speciale, duke ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë për të iniciuar procesin e vonuar dhe të domosdoshëm të rigjykimit me kërkesë të dhënies së pafajësisë, nga këta 38 martirë si një masë e domosdoshme, si dallimi esencial të lirisë nga tirania, si reflektim i shoqërisë mbi të mirën dhe të keqen , si ndarjen e saj me të kaluarën duke shëruar plagët e saj”, do të shprehej Nishani.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Pafajësi viktimave të komunizmit, Braho i nxjerr “bojën” Presidentit: S’ka propozim nga Nishani”

  1. ALBAN DEGA says:

    FAKTE JO OPINIONE:

    BUJAR NISHANI E DHJEU SOT FESTEN E FLAMURIT

    – Shihni se kush eshte Ahmet Zogu dhe banda e gangstereve te Beogradit… ne Tirane qe na e beri superhero Presidenti sakat i SHQUP-it !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    – Presidenti me 70 vota te shitblera nga Mafia politike e Beogradit ne Tirane Bujar Perishani na ben hero kombetar, politikan te klasit te pare…. Ahmet Zog Pashicin…
    – Harron babain e pavaresise Ismail Qemal Vloren dhe luftetaret e pavaresise….
    – Percan njesoj si Beogradi, Athina dhe Moska shqiptaret ne diten e ” perreth Flamurit te perbashkuar…”
    – Te shkarkohet dhe cohet ne burg per shkelje flagrante e te perseritura te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise si shkelje e barazise se shtetasve shqiptar, anesi flagrante politike, veprimtari komplotuese kunder institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike…. sabotim te hapur te Reformes ne Drejtesi….
    Shihni kush eshte Ahmet Zogu me fakte e dokumente te Arkivit te Shtetit Shqiptar e jo me Pallavrat e SHQUP-it dhe Presidentit te saj , mekembes i Sali Berishes !

    Marrëveshja e Zogut me Pashiçin e Serbisë për aneksimin e Shqipërisë
    Ky është një dokument që gjendet në Arkivin Qëndror Shtetëror. Fondi Nr 253, dosja 105, fleta 2, 4-5, viti 1924.
    Ky dokument është botuar gjithashtu në librin me titull “Italia e Albania 1924 – 1927” nga P. Pastorelli, botuar në Firence në vitin 1967. f. 221.

    Marrëveshja u nënshkrua në gusht të vitit 1924, mes Kryeministrit serb Pashiç dhe Ahmet Zogut, kur ky i fundit kishte gjetur strehim në Jugosllavi i përzënë nga forcat e revolucionit demokratik të udhëhequra nga Fan Noli.

    Përmbajtja e marrëveshjes e përmbleshur.

    1. Shqipëria angazhohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal

    2. Kryetar i shtetit Shqiptar do të jetë Ahmet Zogu që më vonë do të njohë dinastinë e Karagjeorgjeviçëve.

    3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet politike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti…dhe do t’i japë të një të ardhur vjetore.

    4. Ministria Shqiptare e Luftës anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri kombëtare.

    5. Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri për mbajtjen e qetësisë së brendshme, ku do të bëjnë pjesë ede oficera Rusë të Vrangelit si dhe oficera Serbë, sipas nenit 6-7.

    8. Parashikohet bashkimi doganor dhe liri e plotë për import-ekzportin.

    9. Sipas këtij neni Shqipëria heq dorë nga pasja e përfaqësive diplomatike, pasi këtë të drejtë do ta ushtrojë Jugosllavia.

    10. Qeveria Shqiptare duhet të deklarojë pranë konferencës së Ambasadorëve në Paris që tërheq çdo pretendim të saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit, që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

    11. Ky nen bën fjalë për varësinë e Kishës Ortodokse dhe të Myftinisë shqiptare nga Jugosllavia.

    12. Qeveria Shqiptare mbahet larg nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin Shqiptar jashtë kufijëve të saj. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj Kosovarët dhe elementë të tjerë që njihen ose dyshohen për ndjenjat e tyre si kundërshtarë të politikës jugosllave.

    13. Më rast lufte me fqinjët; Bullgarinë dhe Greqinë, qeveria Jugosllave ka të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25.000 vetë për t’i përdorur për interesat e saj.

    14. Nëse Shqipëria sulmohet nga Greqia dhe Italia, Jugosllavia ka të drejtë të fusë ushtritë e saj në territorin Shqiptar.

    15. Qeveria Shqiptare nuk mund t’i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

    Ja ku e keni, e zeza mbi të bardhë. Ky dokument ka qenë i mbyllur për 50 vjetë sipas ligjit për disa dokumente të veçanta dhe për këtë nuk kishin djeni as regjimi komunist me Enver Hoxhën në krye.

    Ky satrap e pehlivan, palaço e dallkauk i politikës shqiptare tërë jetën mendoi për veten dhe familjen e tij e asnjë herë për popullin shqiptar.

    Një bulevard kreysor në Tiranë mban emrin e këtij kryetradhtari, konsiderohet si elitë nga disa dhe pronat që qeveria e Shefqet Vërlacit ia sekuestroi në korrik të 1939, i janë kthyer. I është bërë dhuratë të birit ish pallati i mbretit në Tiranë nga Sali Berisha, pronë e Toptanasve, që ai e mbante dikur me qera.

    Kushtetuta e monarkisë thoshte shprehimisht::
    Mbreti nuk lejohet të largohet prej vendit të vet, përndryshe humbet fronin.

    Ky është mbreti i Sali Berishes dhe Pashicit, Bujar Karaosmanit dhe bandes me antishqiptare qe ka zhbere e rrenuar Shqiperine e shqiptaret mbi 10 here gjate 25 vjeteve te fundit, qe ia kane vene minat cdo qelize te shtetit Shqiptar!
    Me mutin qe nxori nga truri sakat dhe nga
    goja prej bythelepiresi Bujar Nishani na e
    dhjeu sot Festen e 104 vjetorit te Pavaresise
    te gjithe ne shqiptareve kudo qe jemi ! Lanet!
    Kush ka dyshim le te rilexoje Marreveshjen
    atdheshitese Pashiq- Ahmet Zogu….!
    Nuk mund te mos permend as 7 prillin
    1939 kur ne vend te mbathte opingat e dilte
    ne mal per liri sic pat mashtruar shqiptaret e
    nderkombetaret mbathi gomat e makinave
    dhe ia mbathi per ne arrati bashke me
    floririn e shqiptareve!
    Sigurisht nuk mund te mos mirrte me vete
    edhe mallkimin e zemres se thyer te Nenes
    Shqiperi:
    – Mos u kthefsh kurre i gjalle ne truallin
    tim ! Lanet !
    Ashtu ndodhi!

  2. brahoo says:

    Po filluam qe edhe me shprehjet qe “Braho te nxjerr bojen…” ,kemi ik per lesh si popull.

    Ky Braho;çfare beri me ate valixhen e famshme,me ato dokumentat kunder ortakut Sali Berishes ? Si mbaroj ajo histori ?

    I doli gje boja ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *