Partizani, Krasniqi: Tiranën e konsiderojmë ndeshje të rradhës

29 Nëntor 2016, 14:36Sociale TEMA

Për mbrojtësin Gëzim Krasniqi, sfida kundër Tiranës do të jetë thejsht ndeshja e rradhës për skuadrën e Partizanit.

Në konferencën për shtyp mbrtojësi i kuq u shpreh se skuadra nuk është aspak nën presion, përkundrazi tha ai është e mobilizuar për të marrë maksimumin në derbi.

Krasniqi shtoi gjithashtu se ekipi është i bashkuar për të arritur objektivin e këtij sezoni, i cili është fitimi i titullit kampion.

“Përveç tifozëve, sigurisht edhe ne vetë si lojtarë presim fitore , barazimet e regjistruar në këto 12-të javë na kanë penalizuar disi në objektivin tonë , por shpresojmë që këtë javë të dalim me kokën lart duke regjistruar një fitore. Sigurisht shpresojmë që këtë herë edhe fati të jetë në anën tone, pasi në përballjen e fazës së parë edhe pse kemi krijuar mjaft raste nuk arritëm të shënonim ndaj Tiranës. Tashmë ne si skuadër kemi krijuar fizionominë tonë të lojës dhe shpresoj që në këtë përballje të jemi më konkret .

Nuk kemi aspak presion dhe ndaj Tiranës e konsiderojmë ndeshje të radhës , çdo takim ka vlerën e 3 pikëve dhe ne do të kërkojmë fitoren siç edhe e arritëm ndaj Teutës javën e kaluar, fitore e cila ka ndikuar pozitivisht në anën psikologjike të ekipit. Fakti që do të luajmë në “Selman Stërmasi” nuk përbën aspak problem pasi tashmë jemi mësuar të luajmë jasht çdo javë , për ne kjo përballje konsiderohet një ndeshje në shtëpi pasi luajmë në kryeqytet. Ndaj Teutës nuk u aktivizova për shkak të një problemi shëndetësor , por tani jam i gatshëm në dispozicion të skuadrës. Nëse ne luajmë në grup dhe të bashkuar mendoj se ia dalim ndaj çdo kundërshtari që kemi përballë. Objektivi ynë që në fillim të sezonit është i qartë fitimi i Titullit Kampion , mendoj se ky është vitit i duhur për ta sjellë këtë trofe në kryeqytet” tha Krasniqi/f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje