Rama: PD zhblloko "Vetting"-un, mos dëmto shqiptarët! Përgëzimet e Merkel i ndaj me Ilir Metën

29 Nëntor 2016, 12:52Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme vizitën në Berlin duke i drejtuar një apel  pozitës shqiptare. Rama në një takim me veteranët me rastin e Ditës së Çlirimit, u ndal gjerësisht  tek takimi që pati me kancelaren Merkel dhe mesazhin që mori nga Berlini.

“Do duhet të presim mesin e dhjetorit, por sot mund t’ju them i sigurt se Gjermania është në  krahun tonë. Nuk mund të kishte një ditë më të përshtatshme se kjo e Çlirimit për të komentuar momentin kur Merkel u shpreh publikisht për progresin, dhe mund të themi se Shqipëria ka ndryshuar vitet e fundit”, tha Rama duke u ndalur tek përgëzimet që Merkel bëri një ditë më parë ndaj reformave që ka bërë Shqipëria. E në këtë pikë, Rama falënderoi partnerin në koalicion. Z Ilir Meta.

“Duke e njohur më mirë kancelaren dhe përgëzimet e përzemërta dua t’i ndaj me të gjithë ju. Me Ilir Metën, bashkëkryetarin e koalicionit në radhë të parë, pa të cilin reformat tona të thella e të vështira do të kishin qenë të pamundura, por dhe rolin e partnerëve të tjerë që kanë punuar për Reformën në Drejtësi, për grupet parlamentar që e kanë mbështetur dhe përmirësuar”.

Duke qëndruar tek falënderimet, Rama theksoi se do të donte të bënte të njëjtën gjë dhe për opozitën, por këtë nuk mund ta bëjë sipas tij, për disa arsye. Kryeministri u shpreh se PD ka nisur një fushatë në Bruksel për të nxirë imazhin e Shqipërisë. Kreu i qeverisë gjeti rastin t’i bëjë thirrje opozitës të ndalë lobimin kundër çeljes së negociatave dhe të mos punojë kundër Shqipërisë e shqiptarëve.

“Në fund por jo nga rëndësia me qytetarët shqiptarë që janë burim i çmuar për qeverisjen tonë, shumë sinqerisht do të prisja ti ndaja dhe me opozitën përgëzimet e mergel për ato që ajo quajti ndryshime rrënjësore, por nuk munda, jo se opozita nuk e njeh 29 nëntorin edhe pse nuk ka shkrepur asnjë pushkë.

Kjo pjesë sado e mundimshme dhe etike e morale dhe mund të pranohej, por e kam të pamundur të bëj sikur nuk shoh atë që po bën PD për të rrënuar imazhin e Shqipërisë në sytë e partnerëve tanë në mënyrë që të bllokojë rrugën e negociatave, duke shpifur e duke u përpjekur të bindë Brukselin se Shqipëria është Kolumbi, është gropë e të gjitha të zezave ku  të gjithë duan të arratisen, thjesht opozita jonë i ka ngritur Shqipërisë, një mur që ndalon çeljen e negociatave se ka bllokuar ligjin e Vettingut. Kjo reformë fillon me Vettingun. por që nëse nuk zhbllokohet nuk ka çelje.

PD ta heqë murin që i kanë vënë Shqipërisë dhe të nisim të zbatojmë ligjin e Vettingut. Në të kudnërt kjo është kundër Shqipërisë e të ardhmes, njeriut të zakonshëm të këtij vendi ja pse kur vjen puna në këtë ligj, për spastrimin e pallatit të drejtësi Shqipëria duhet të jenë një, të majtë e të djathtë, gegë toske e çam, myslimanë e të krishterë”, deklaroi Rama.

Në fund Rama theksoi se edhe e majta gjatë rrugëtimit të saj ka bërë gabime, por kurrsesi nuk ka bërë veprime që tradhëtojnë shqiptarët e atdheun.

“Ne kemi bërë gabimet tona, por nuk e kemi tradhtuar Shqipërinë në vendimmarrjet e saj. Deri në kohë kur populli do na besojë ne do udhëheqim për të çuar përpara vendin e shqiptarët”, nënvizoi kryeministri.

18 komente në “Rama: PD zhblloko “Vetting”-un, mos dëmto shqiptarët! Përgëzimet e Merkel i ndaj me Ilir Metën”

  1. Aqifi prej bathore kryeqytet says:

    Ua moj mami edhe Merkel ka korruptu Likja, si kshtu mi jahu…

    1. adi says:

      Po mire more kr rilindas.
      Ja zhbllokoi PD vetingun.
      Me ato kushtet e tjera ca do besh zotrote se nuk jane 1 e 2 jane minimalisht 4 ???????
      Apo ska gje ti ke kaq vite qe genjen se genjeve prape s’behet qameti ka hunj qe te besojne akoma.

      1. Kujtim says:

        PD edhe ta xhbllokoi vetingun prap te gjith e din qe ajo i ka bere shum deme shqiperis qe nuk riparohen kure. Bravo RAMA shqipetaret do ta shperblein me vote ne favorin tend

      2. Kujtim says:

        PD edhe ta xhbllokoi vetingun prap te gjith e din qe ajo i ka bere shum deme shqiperis qe nuk riparohen kure. Bravo RAMA shqipetaret do ta shperblein me vote ne favorin tend,,,,,,,,,,Berisha para ligjit

      3. Skypion says:

        Nuk ka fund cmenduria e Edi Rames!
        Cmenduri pas cmendurie,cmenduria e tij,zoti Rama,po then rekorde te paimagjinueshme,te parrokshme per mendjen normale.
        Shume po flitet,madje edhe nga disa prej mbeshtetesit e tij ,ata qe jane me kembe ne toke e qe ju dhimbset mbase tek e shohin te deliroje,qe Rama po e tepron,duke deformuar deklaraten e qarte te zonjes Merkel.
        Nuk eshte thjeshte deformim.Eshte shume me shume se kaq.Eshte cmenduri.Nuk ka ndodhur me pare,qe nje personaliteti,sic edhe eshte Kancelarja gjermane,t’i deformohet fjala,sy per sy,ne prezencen e vet,para kamerave;me ze dhe figure.Eshte rast i paprecedente ne historine e diplomacise,ky.
        Ka patur,ka dhe do te kete “keqinterpretime” ,shpesh te justifikuara me te ashtuquajturin “gabim ne perkthim”.Por,kurre ,nuk ka ndodhur qe keqinterpretimi te ndodhe sy per sy,ne prezence te te keqinterpretuarit.
        Rama ,me kete cmenduri,ka shenuar nje rekord te ri ne historine e politikes dhe diplomacise boterore.Mbase,ne kete aspekt,edhe mund ta quajme nje lider boteror!
        E paskemi harruar Meten…
        Po ,me te vertete,qe edhe Meta ishte ne Berlin…beri shume takime atje…loboi shume,thone!Natyrisht qe i takon edhe atij nje falenderim!
        Por,ka dicka qe nuk shkon ketu…
        Ilir Meta,partneri ne koalicon,sic e quan Rama dhe sic eshte ne te vertete,ka nje siklet te madh kur ben takime e lobime ne kancelarite e Europes.Sidomos ne ate gjermane.
        Ne cdo tyreze bisedimesh,kur perfaqesuesit e ketyre kancelarive leshojne dosjet e tyre,Ilir Metes,i duket sikur po leshojne dosjen e tij… dosjen e tij te famshme : dosjen Meta…!!!
        Eshte nje dosje voluminoze kjo, e bere me aq perkushtim nga Edi Rama,ku i numerohen te gjitha paudhesite Metes,te gjithe rastet korruptive dhe lidhjet e tij me krimin.Ka kohe qe eshte bere.Shume e kane harruar ,mbase.
        Por,nuk e kane harruar kancelarite e Europes.Nuk e ka harruar ,sidomos,ajo gjermane.Te gjithe e dine.Te gjithe kur takojne aleatin e Rames,Meten,kane parasysh dosjen kriminale te kopsitur per te nga Rama,e qe u eshte dorezua me ceremoni.
        Rama e di.Meta e di.Partneret europiane e dine.E di ,natyrisht,edhe zonja Merkel.Te gjithe e dine.
        Eshte kjo arsyeja,se pse kushti i pare,kushti i madh,kushti i kushteve,jane zgjedhjet e veres se ardhshme.
        Nuk ka negociata me keta bandite,qe i kane bere dosje njeri-tjetrit.Madje edhe duke i faktuar,deri ne hollesi,krimet e njeri-tjetrit.
        Vetem zgejdhjet e lira dhe te ndershme,do t’i hapin rruge integrimit,e ti japin fund mallkimit trevjecar Rama-Meta.

        1. Sa per sqarim Publikut shqiptar kudo ndodhet. I lartepermenduri ne koment anonim si Skypion, eshte brenda zyrave te PD-se ne SHQUP. Me gjate gjykoni vete…

  2. dardan says:

    Po e patet lene zhbllokimin e Vettingun ne dore de PD kot qe lodheni.
    Reformen ne drejtesi mbajeni ne leter e po spatet çaj, zjejeni per ti pire lengun.

  3. tfgs1 says:

    Corapekuq,ka zera se vec ”pergezimeve” qe u duken kishte dhe nje ”gisht” [jo si ”huri” i Erdoganit] te padukshem nga Merkel,ate me cilin do ta ndash!!!?? apo me turkocamin Idrizi……..!!!

    1. Jatroi i bythes te papa Tfgs 1 says:

      Hahahahhahaa edhe ne enderr ju dalin turçellinjte bre bithekir i janulles….. hahahahaa

  4. martin says:

    I fundit bastard qe kerkon konsensus …
    Negociatat do ishin hapur para 4 vjetesh kur ky i dalldisur i bllokonte ne menyre teresisht perverse …

  5. tema says:

    Ka arrdh koha të prishemi me Gjermanin siq e bëmë me Rusin, Kinën, Amereikën. Dhe kështu s’vazhdohet me Berlinin. Hap telashe të reja pa interes për vëndin ton.

  6. Petro says:

    Filluan perrallat me armiq te brendeshem.Ulu dhe bjere ne konsensus.Drejtesa mbi palet.Aq frike qe ka Berisha, aq te kesh dhe ti, kryeministri i Shqiperise.Po s e ben dot me mendesite lindore dhe mentalitetin komunist te trasheguar(si dhe Berisha)Hiq dore nga politika ca te nenes dhe ca te njerkes.Do te vazhdojme me shembuj konkrete te denoncojme hapur politiken percarese te qeverise tende dhe te pushtetareve vendore(injorante dhe komuniste).mjafte me me luften e klasave ndaj brezit te trete e te katert.Kur ia themi europianeve habten.Epo s do te ndalemi de.Na quaj tradhetare.Nuk mund ta fshehesh te verteten me ca bunkere nen toke, gjoja muze.Hpokrizine nuk e beson me kush.Si nje ujk te eshte shkundur mielli.Europianet nuk i genjen me. Hip ne minare e shih Stambollin.

  7. alphade says:

    Me sa duket gazeta Tema , kur jepet mendim nga qytetaret
    per zoterinjt Berisha-Basha ,lidhur me gjemen qe i kane bere
    shqiptareve ,nuk eshte e disponueshme t’ i botoje komentet
    tona . E duan binomin ta kritkojne por jo denimin e tij ,sic
    kerkojne shqiptaret .

  8. Tani says:

    Pd kujton se po i prish pune Rames e qeverise ,ata tane kane pasaporta diplomatike leke sa te dush.Pd ne radhe pare I prish pune elektoratit te vet se elektorati i pd jane ata qe marrin malet me shku ne Greqi e gomonet per Itali.Rame Lul e campani marrin avionin pa e vra mendjen.

  9. DETARI Atlantidhes @ says:

    Edi Rama ,thjesht eshte nji gjigand i politikes ballkanike !
    Bravo !
    Kurse per mender te djathtet………,ata vetem shqiptare nuk jane bashke me kerrmat qe i lepijne sumen ne cdo koment !

  10. shemsedini says:

    Edi Rama ka bere shume mire qe e bllokoi kur mundi negociatat gjate kohes qe ishte ne opozite!
    Sepse Saliu e sakrifikoi Shqiperine per nje Fier. Atehere çfare doni or kaqola te PD? Tani vetem nje gje i mbetet Rames: te heqe nga rruga pengesen e fundit, te qeroje kete president lamash, te vendose nje president qe te beje si ti thoje ai, ti kaloje te gjitha ligjet pa pengese,e atehere do te filloje Shqiperia te behet. Kurse nga ky zhapiku i Sales e turma e zagareve qe e ndjekin pas (me ne krye Genc Pollon e njefare Edmond Spaho) nuk mund te presim asgje normale, se i vetmi motiv qe i ben “luftarake” eshte mllefi dhe inati. Pastaj te vije Skypioni te beje tam tam e tumtum. Ec aty Edo, bluaji keta morracake!

  11. Petro says:

    Salla e mbushur me veterane.O zot, te gjithe ose 5vjec ose s kishin lindur.Nga dolen keta luftetare .Vetem genjeshtra.Ky eshte nje turp tjeter.Veteran Nasho Jorgaqi.Hahaha Sherbetor diktaturash.

  12. Emiljano says:

    Me meten ndahe lajmin se ate se ze gjumi per popullin,normal posi i kulluar esht e kemi pare.burre me te ndershem se ai nuk ben me nena,dhe e vret menjen shume per kto gjera.ja sa te bej biznesin e rradhes kur vijn zgjedhjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje