“Ristani do shokët e burgut në strukturat e PD, në Vlorë e bën ligjin një vrasës në kërkim ndërkombëtar”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ristani spahiuIsh-kryetari i Partisë Demokratike të Vlorës, Moisi Meminaj, ka përshkallëzuar akuzat në adresë të drejtuesve të PD-së në Tiranë, të cilët sipas tij kanë diktuar emërimin e personave të precedentë penalë në strukturat e partisë. Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Meminaj ka theksuar se Arben Ristani, sekretar i Përgjithshëm i PD, ka insistuar për emërimin e një personi të kërkuar ndërkombëtarisht dhe i akuzuar për vrasje, në krye të grupseksionit të PD së Vlorës. Sipas tij, Ristani kërkon të promovojë shokët e burgut në strukturat e Partisë Demokratike.

Meminaj e ka konsideruar si të paligjshëm praktikën e komandimit të deputetëve në krye të degëve të PD, ndërsa ka theksuar se PD e Vlorës është kthyer në një shtojcë e PDIU dhe PBDNJ.

Ai ka pohuar gjithashtu se procesi i riorganizimit të degëve të PD ishte selektiv dhe një hakmarrje e drejtuesve të PD në Tiranë ndaj kryetarëve të degëve.

-Z. Meminaj, disa ditë më parë, ju keni folur për depërtimin e elementëve të inkriminuar në strukturat e Partisë Demokratike. A i qëndroni këtyre akuzave të rënda, adresuar edhe përfaqësuesve të lartë të partisë më të madhe në opozitë?

U qëndroj 100 për qind. Nuk është se i them unë, por janë fakte të forta. Kryetari i grupseksionit në Vlorë është i kërkuar në Itali. Ekziston një shkresë, sipas të cilës vijon ende kërkimi i tij në Itali. Megjithatë, promovohet deri në listën e këshillit bashkiak.

Është kundërshtuar me forcë nga kryetari i degës që jam unë ose që isha në atë kohë dhe nga persona të tjerë, përfaqësues të partisë. Arben Ristani ka insistuar dhe e ka emëruar.

-Çfarë interesash kishte Ristani në rastin konkret?

Për këtë duhet të pyetet vetë Arben Ristani. Por, Ristani mbase do shokë burgu në strukturat e Partisë Demokratike, pasi siç dihet në burg ka qenë edhe vetë.

-Ju jeni shprehur për kërcënime me armë. Kush ka kërcënuar konkretisht dhe kë?

Ishte metaforike. Një person, konkretisht kryetari i grupseksioni të PD, i kërkuar ndërkombëtarisht dhe i akuzuar për vrasje, shëtit i armatosur në kontaktet me strukturat e PD dhe banorët. Çfarë perceptimi krijon kjo?

Sikur kanë koburen tek koka! Ana psikologjike vret më shumë se sa koburja. Imagjinoni se çfarë paniku shkarkon në radhët e demokratëve një i kërkuar ndërkombëtarisht për vrasje, si pjesë e strukturave të PD. Niveli i presionit është maksimal. Kryetari Basha është në dijeni të këtyre zhvillimeve. I di Basha këto gjëra.

-Si e vlerësoni lëvizjen e fundit të kryetarit Basha, i cili po komandon deputetët në krye të degëve të Partisë Demokratike?

Procesi i Vlorës dhe i 21 degëve është një prerje mandati në mes. Imagjinoni sikur t’i presim mandatin në mes një deputeti, i cili është zgjedhur me votë. Unë jam i zgjedhur me votë.

Së bashku me kolegët e mi kryetarë jemi zgjedhur nga kuvendi i degëve. Është kuvendi i degëve ai që na pret mandatin ose Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Më e keqja është se u mohohet e drejta e rigarimit kryetarëve të grupseksioneve. Kjo është në shkelje të hapur të Statusit të Partisë Demokratike.

Unë nuk e lexoj askund në Statusin e PD që të shkarkohet një kryetar grupseksioni për shkelje disiplinore. Më thelbësorja që do të doja të prekja është se Partia Demokratike, dega Vlorë, është kthyer në shtojcë dhe në një zgjatim i PBDNJ dhe OMONIA-s në pjesën e Himarës, Vranishtit dhe Lukovës.

Pra procesi i shkrirjes se strukturave tona me ato të OMONIA-s kishte filluar qysh herët, tashmë veçse po konkretizohej. Kryetari i grupseksionit Himarë jo vetëm është militant historik, por edhe një patriot i flaktë që zëvendësohet jo me votë, por komandohet nga kreu i grupit të punës me ato të OMONIA-s, mundësisht me lidhje gjaku dhe biznesi me përfaqësues të mavi.

Më keq akoma, aktualisht, sekretarja e degës dhe familjarë të saj, janë anëtarë dhe militantë të PDIU. E kuptoni se çfarë mesazhi u përcillet demokratëve? Nëse nuk ke një familjar me një parti tjetër të mazhorancës nuk të pranojnë tek Partia Demokratike. Situata është e nderë në Partinë Demokratike, dega Vlorë.

-Teksa ju shtroni këto problematika, kryetari Basha ka deklaruar një proces hapjeje të Partisë Demokratike nga baza deri në qendër. Çfarë impakti mendoni se do të kenë këto zhvillime në zgjedhjet e 2017?

Me demokratët nuk mund të tallesh pafundësisht. Situata aktuale është e vështirë, është rrëmujë, është kaos. Demokratët janë të zhgënjyer. Është çështje besimi.

Si mund të hapësh dyert e partisë për qytetarët dhe shoqërinë civile, kur ke një shembull konkret, kur PD nuk respekton atë ka pjesë të strukturave, që kanë dhënë kontribute prej 25 vitesh?

-Masa ndëshkimore me largim ndaj kryetarëve erdhi për shkak të humbjes në zgjedhjet e 2015…

Riorganizimi u bë selektiv. Pse u bë selektiv? Në Pogradec PD fitoi, në Përmet fitoi, në Vlorë mori një bashki. Një aga ata 15 bashkitë blu, më të cilën krenohet Partia Demokratike është e Vlorës. Pra, këtu u larguan disa persona, që nuk i pëlqente Ristanit, Enno Bozdos dhe Fatbardh Kadillit.

Dolën me një teori që do të ndahen degët sipas ndarjes territoriale. Kush ma shpjegon dot se pse Durrësi, që është një bashki, u nda në dy degë?

Pra, kjo ishte thjeshtë një hakmarrje primitive, për të zvogëluar degët që të duken më të vogla, me qëllim kur Enno dhe Ristani, kur të dalin në terren të duken si lidera.

Dhe përgjegjësia duhet të nisë nga kryetari i grupit të punës. Kreu i grupit të punës për Vlorën ka qenë Ristani. Nëse do të ishte dikush që duhej të largohej, për shkak të rezultatit, duhet të largohej Ristani i pari.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““Ristani do shokët e burgut në strukturat e PD, në Vlorë e bën ligjin një vrasës në kërkim ndërkombëtar””

  1. Treviso says:

    Opozita eshte gjunjezuar atje ku nuk duhet. Kreret drejtues te partise Demokratike duhet te largohen sa me pare, per te miren e partise. Mafjozet e partise Demokratike nuk po punojne vetem kundra shtetit, por edhe kundra partise se tyre. Ka me shume se tre vjet qe baza e partise Demokratike po shkaterrohet me qellim. Kush jane ato qe po e shkaterrojne bazen. Ato jane armiqte e kombit shqiptare dhe mafjoze. Sa me shpejte te japi frutet e saje reforma e drejtesise aq me mire do te jete per bazen e partise Demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *