Ti që s’pyet për Kushtetutën!

29 Nëntor 2016, 19:40Blog TEMA

Nga Anri Bala

Tani që poshtërsisë antishqiptare të PD-së po i vjen fundi, “drejtori” i magazinave të SHQUP-it, kërkon që ta fusi në një veprim antikushtetues Ramën. Natyrisht që përgjigjia për ushtarët e Berishës të veshur nën petkun kushtetues do vijë brenda dhjetorit.

Bashkë me përgjigjjen ka ardhur dhe momenti i ballafaqimit me të vërtetën. Në fakt “drejtori” i magazinave të SHQUP-it është mësuar dhe nuk i bënë pershtypje shkelja e Kushtetutës. 25 herë e shkeli pronari i tij dhe ne as që e dinim se kishte Gjykatë Kushtetuese në këtë vend.

Rasti më flagrant, ku qytetarët e Tiranës humbën 5 milion euro nga çmënduria e këtyre të çmendurve, ishte prishja e mbikalimit tek “Zogu i Zi”. Ndërhyrja në kompetencat e pushtetit vendor nga një ministër dallkauk si Basha, u cilësua si shkelje e Kushtetutës. Por Kushtetuta nuk ekzistonte në atë kohë, ishte thjeshtë një libër, tamam si ditar borxhesh bakalli.

Tani “kryemagazinieri” fton Ramën, ta shkelin bashkë, sepse ai beson se Rama është “bashkëpunues”. Përderisa në kohën kur e shkeli “drejtori” me “pronarin”, ai nuk tha asgjë dhe nuk i erdhi keq për 5 milion euro të qytetarëve të Tiranës, pse mos të bindet dhe ta shkelë përsëri, që Luli të qetësohet?!

Shkelja e Kushtetutës me dëm ekonomik, duhet ta kishte dërguar para drejtësisë, ish bandën në pushtet, por kush t’i çonte?! Rama siç duket, ra në gjumin e pushtetit dhe e harroi se kishte një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që duhej të ishte zbatuar. Ai, atëherë u dorëzua, duke u bërë padashje palë me shkatërruesit dhe antiligjin. Mbikalimi u prish dhe sot kemi rrethrrotullimin me një shatrivan që qelb vendin, për të cilin e kemi paguar 5 milion euro?!

Edhe sot ai vendim është aty, i shkruar, e zeza në të bardhë. Përse hesht zoti Kryeministër?! Përse nuk kërkoni kthimin e parave të qytetarëve dhe dërgimin para drejtësisë, të të gjithë atyre që morën pjesë në këtë akt kriminal. Kjo tregon se ata i’a kanë pirë “lëngun”! Ndaj Basha guxon dhe i kërkon ta shkelin Kushtetutën. Vetëm kështu, mendja e ndritur e “pronarit” të tij, vret me një gurë dy zogj: Shpëtojnë nga akuzat se po pengojnë drejtësinë dhe Edi Rama akuzohet si antishtet, antiligj, antireformë.

Natyrisht kjo është një përçartje e “drejtorit” të magazinave të SHQUP-it, që sheh ëndërra nga më të çuditshmet tani që loja e Vetingut po mbaron. Duke përsëritur të njejtat gjëra çdo ditë, ai ka filluar t’u besoj dhe gënjeshtrave dhe mashtrimeve të veta.

Bile duke ëndërruar se kishte miq politikan të lartë nga Amerika, ai është trimëruar dhe ndjehet burrë ndaj Ramës duke e kërcënuar: “Qepe! Mjaft më me sulme të turpshme prej Don Kishoti drejtuar politikanëve më të lartë nga Amerika në Austri e kudo”.

Natyrisht Basha ka Trump-in “mik”, ose ka “trapin” mik. Takimin e parë e bëri kur ishte në hapjen e fushatës së Clintonit. Kurse Gunter Kirschbaum (Qershia) erdhi në Tiranë për takuar “pjeshkën” e Shqup-it, sepse askush nuk e kishte dërguar dhe askush nuk e kishte ftuar. Tani ne nuk do t’i heqim të drejtën e endërrimit “drejtorit” të SHQUP-it, por të paktën, të mos të na i shesi ne si të vërteta.

Nuk është momenti për t’u tallur dhe fyer njerëzit. Në luftën 3 vjeçare që ka nisur Sanço Panço (pronari) me Rosinantin (gomarin), do ketë humbje të mëdha, kur premton shumë dhe nuk ta var askush. Rosinantit i duken ferrat si njerëz edhe ata që e shpërfillin dhe e shpojnë, kurse Sanço Panço e di shumë mirë se janë lule dhe si katundar që është i hipën në kurriz dhe me thënë të drejtën as nuk e ka idenë e moralit në fabulën e Rosinantit! Kush ia mësoi dhe ku e mësoi ai moralin?!

E në fund të fundit, për të zezën e këtij vendi, të ka lënë Rosinant për të bërë fushatë elektorale. Kur ti me katundarin bëni fushat, natyrisht që zotëria Don Kishoti (jo ai i Servantes) me ç’duket po tall “allatet” me ju, sepse i’a bëjnë fushatën ato që e presin e përcjellin dhe e komplimentojnë.

Ndaj mjaft gënjeve veten me gënjeshtrat e tua. E vetmja qenie që i beson ato që thua ti, je vetëm ti! Bënë mirë mos ta përfshish veten me qytetarët, sepse ti nuk je pjesë e qytetarisë. Ti je kontigjent i padrejtësisë dhe krimit deri në momentin e pastrimit, duke u ulur në karrigen e të pandehurit. Askush nuk do amendoj ligjin e vetingut. Në dhjetor Venecia përgjigjet për ligjin që vetë ka miratuar.

Kutia e Pandorës do hapet njëherë e mirë, por ti dhe dhjetra apo qindra si ti, mos mendoni se njerëzit harrojnë, se çfarë keni bërë dhe çfarë po bëni, për t’u tallur me shqiptarët dhe për të shpëtuar lëkurën e padronëve dhe shërbëtorëve të tu. Po ikën koha e maskarenjve, po vjen koha e shqiptarëve!

17 komente në “Ti që s’pyet për Kushtetutën!”

  1. Labi Vlore says:

    Artikull spektakolar!!!Te lumte Anri Bala. Ne nje artikull te shkurter ke permbledhur gjithcka.

    1. spartaku says:

      Bravo ANRI BALA.Ke bere nje artikull te shkelqyer.Ke thene te vertetat qe ekzistojne,por koketrashet e pd-ke me Salin ne krye nuk marrin vesh.Jane te trashe.

  2. Azio says:

    Po kur u be kaq trim lulushja,qe ti thote tjetrit qepe gojen?
    More byth…. i Hollandes,ti je njelangaraq i ndyre qe se ke shokun.
    Ku ke kellqe ti te kercenosh nje kryeminister qe tashme e njeh rrethi me I shquar I politikaneve europjane dhe botror?
    Ti per ate dhe gjithe popullin shqiptar je morr bythe.Qelbesire.

  3. nuko says:

    Anri,
    Je bere si dylber i kryeministrit.

  4. kujtesa says:

    Anri!
    Te uroj suksese ne punen e bukur dhe te veshtire te gazetarit. Te leoje shpesh(jo gjithmone) dhe
    mendoj se ke laps me maje te holle.
    Nuk dua te merrem me brendine e artikullit dhe me faktet qe prek.
    Dua te ndalem vetem te arsyeja qe PS dhe Rama nuk e goditen ne kushtetuese qendrimin antikushtetues
    te PD,Berishes dhe Bashes.
    E vetmja arsye eshte kjo qe do behet me Reformen e Drejtesise.
    Ne ate kohe dhe sot,anetaret e asaj gjykate jane te njejtit. Sikur te kishte ankimim ne ate gjykate,rezultati dihej.
    Por pervec ketij rezultati,ata ndyresira do kishin edhe fitoren “morale” mbi vehte duke e pasur te vulosur nga
    kushtetuesja “pafajesine” e tyre. Kjo do ti bente dy here “fitimtare”mbi grabitjet e bera dhe mbi te gjitha mbi tradhetite e medha!
    Shikoji se cthone tani pasi e falen nje cope te detit shqiptar: Kishte pale te treta te interesuara!
    A ka paturpesi me te madhe se kjo!

  5. prokurori d.v. says:

    Ti Luli ,nuk pyet as per ligje e as per kushtetute ,prandaj ke vrare e prandaj ke vjedhur.QEN i QELBUR ,ne BURG do kalbesh.

  6. Jugu says:

    Po mire, negociatat do hapen apo pasi te bindet Merkel per zgjedhjet e ardhshme. Mesa duket Rama doli totalisht me gisht ne goje.

    Takimi ne Gjermani ishte thjesht kortezi dhe kushtet/prioritetet jane akoma aty dhe me nje shtese qe zgjedhjet e ardhshme te jene te pranueshme.

    Mesa duket opozita po arrin qellimin dhe ne qytetareve te na rroj Rama.

    Sa per shkrimin, duket si I shkruar nga nje masur I KM.

    1. Harillaqi says:

      Jugu! Mos je i çmendur?Edi Rama erdhi me duar plot dhe me premtime te medha.Por kur europianet e mbeshtesin Ramen,te tjeret pullcasin nga inati dhe xhelozia.

  7. Bariu says:

    Luli “paguhet” nga pronari i Shqup-it,cub saliu,prandaj ai dhe familja e tij mbajne n/shtetesi hollandeze,qe kur te veproje vetingu ,do tja mbathe ne Hollande,duke marre nje thes me pare te vjedhura,sic beri me parate e vjedhura te Vefes.

  8. Shahisti says:

    Nje pietje kisha une, mos valle Bledi Mane ka filluar te shkruaje me pseudonimin Anri Bala?

  9. Don says:

    Te lumte Anri! Artikull brilant. Pershendetje.

  10. sokrati says:

    Artikull i persosur! Te lumte mendja e dora qe eke shkruar! Hallall qumshti i nenes qe ke pire! Magazinjeri I shqupit ka shume gjera qe duhet te pergjigjet para drejtesise. E qe te pergjigjet duhet permbysur kjo drejtesi qe egziston sot.

  11. kozmo says:

    MBIEMRI I DEPUTETI GJERMAN NUK ESHTE KIRSCHBAUM ( PEMEQERSHIE ) POR, GUNTER KRICHBAUM’S.

  12. Don says:

    Artikulli ka argumentet e duhura por nuk kuptoj pse kalon ne ad hominem, duke sulmuar personat me ato epitete ‘trap’, ‘pjeshke’, ‘qershi’…. Sigurisht, qe liria e fjales eshte e garantuar per kete gazetare por sulmi ndaj personit ne metodologjine e logjikes eshte i ndaluar. Por, ne gazetarine shqiptare mesa duket nuk e studiojne logjiken!

  13. "Horri i Bulevardit" says:

    Zoti Bala ka te drejte ne pershkrimin qe jep, per pislleqet qe ka bere magazinjeri i shoqates se Shqup-it, mbikalimi i Zogut te Zi eshte vertet nje dem financiar qe duhet ndeshkuar, por nuk jam dakort mre zotin Bala qe thote seRama ra ne gjumin e kryeminiszrit. Nga jashte mund te japesh gjthfarlloj zgjidhjesh, por kur je brenda dhe sheh se cfare pengesash te dalin, ske shume zgjidhje, por duhet te besh reformen e duhur, per te bere ate qe zoti Bala kerkon ta beje me shpejtesi.
    Kryeministri jep urdher, te arrestohet lulja dhe cfare do te ndodhe?, shqptaret do ekzaltohen, ndoshta do bejne feste, por shume shpejt bendot dhe gjykatesja hajdarja apo gjin gjone e nishanet, do e nxjerrin te pafajshem, ku cdo akuze e mevonshme, do te quhet politike, se lulja e shqupit, do te gerthase, se u gjykova njehere dhe dola i pafajshem.
    Prandaj mendoj se Andri Bala, eshte shpejtuar VETINGU eshte ligji qe jep zgjidhje dhe shprese.

  14. joel shkodra says:

    Te kam shkruar shpesh, o gazetari A. Bala, per gabimet gjuhesore. Ke bere perparime. Nga 24 qe kishe ne artikullin para ketij, ketu ke 7 gabime. Te lumte! Por … nuk mjaftojne vetem gabimet gjuhesore. Nuk e di a e ke lexuar “Don Kishotin”, por sot ka mjete, edhe pa e lexuar, qe te gjesh se Rosinanti nuk eshte “gomari” i Sanço Panços, por “kali” i Don Kishotit. j

  15. QYTETARI OPTIMIST says:

    SHkrime i perkrer, zoti Andi Bala. Plaku i rrjedhure nga mente dhe i eture per pushtet, Sali Berisha dhe kelyshi i tije, Lulezim Basha qe vodhen ne rrugen e kombite, prishen mbikalimin e Zogut te Zi, vetem se e kishe ndetuare Rama, vrane kater qytetare , po pengojne e sabotijne rreformen ne drejtesi dhe Vetingune, duhet te ishin me kohe ne burge, jo te lihen te lire dhe per turpin e tyre kerkojne votat e qytetareve. Keta kameleone duhet te zhduken nga skena politike, vendin e kane ne kariken pa qera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje