Turqia është partner, nuk është armik i shqiptarëve

29 Nëntor 2016, 09:58Blog TEMA

Nga Enver Robelli

40 ditë pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden takoi presidentin Rexhep Taip Erdoan në Ankara. Zyrtari i lartë i Washingtonit tha se ndihej me faj që nuk e kishte vizituar më herët Turqinë, aleatin e NATO-s. «Duhet të shikojmë përpara», tha Biden në fund të gushtit.

Duhet të shikojmë përpara. Një porosi e mirë kjo edhe për shqiptarët. Është marrëzi të mendohet se për shkak të sundimit osman ne duhet të jemi në «armiqësi të përhershme» me Turqinë. Sepse mes popujve nuk duhet të ketë armiqësi të përhershme, aq më pak për ngjarje që mund të kenë ndodhur para 200, 300 apo 500 vjetësh. Janë derdhur lumenj gjaku mes gjermanëve dhe francezëve, gjenerata të tëra janë rritur me bindjen se mes këtyre dy popujve ekziston, duhet të ekzistojë «armiqësia e përjetshme», por pas Luftës së Dytë Botërore politikanët e mençur të Parisit dhe Bonnit filluan një kapitull të ri, një epokë të pajtimit. Shqiptarët dhe turqit duhet të marrin si shembull edhe pajtimin mes francezëve dhe gjermanëve. Natyrisht nuk mund të krahasohen konfliktet përkatëse, por domosdoshmëria për pajtim gjithsesi. Në të vërtetë, që nga pavarësimi i Shqipërisë më 1912 shumë ujë ka rrjedhur nëpër Drinin e Bardhë e të Zi – po aq sa nëpër Eufrat. Elitat politike turke në 100 vitet e fundit kanë qenë të preokupuara me zhvillimin, emancipimin, integrimin e Turqisë në hemisferën perëndimore. Anëtarësimi në NATO është dëshmi e përkushtimit turk. Dëshira për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian po ashtu.

Që nga përpjekja për grusht shteti në korrik presidenti Erdoan ka nisur një fushatë të egër represioni kundër kritikëve, mediave, institucioneve të pavarura. Për këtë ai është kritikuar ashpër nga Ëashingtoni, Berlini, Brukseli, organizatat e të drejtave të njeriut, nga mediat. Madje edhe në mediat shqiptare nuk kanë munguar kritikat. Fundja, me mënyrën se si po sundon Erdoani nuk janë të lumtur as miliona turq.

Në viset shqiptare, ku gëlojnë shumë media të papërgjegjshme që sillen gjoja si properëndimore, ka një tendencë që Turqia të barazohet me Perandorinë Osmane dhe që Erdoani të skicohet si një padishah i ri që po i dërgon karvanët në Iliri për të sunduar si dikur paraardhësit e tij. Ky disponim antiturk bëhet qesharak, por edhe i dëmshëm në prag dhe gjatë 28 nëntorit, kur përkujtohet shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912. Në këto ditë jo pak shqiptarë bëhen tregtarë flamujsh, çirren nëpër kafehane, bëjnë copë më copë shishe birre dhe ndonjëri prej tyre sulmon edhe përfaqësi diplomatike turke, siç ndodhi në Prizren. Sulmi ndaj Konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren është edhe vepër antishqiptare. Që Kosova është bërë shtet me thelb të kalbur – për këtë s’është faji i Turqisë, por i elektoratit që mashtrohet e shitet lehtë.

Turqia është aleat i rëndësishëm i shqiptarëve dhe përherë duhet të jemi mirënjohës sidomos për angazhimin e Ankarasë në favor të pavarësisë së Kosovës. Diplomacia turke dhe vetë presidenti Erdoan janë angazhuar në sigurimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga ato shtete ku Ankaraja ka ndikim. Dhe ky ndikim nuk është për t’u nënçmuar. Po të ishte Turqia një shtet që mund të injorohet, këtë do e bënin para nesh Ëashingtoni, Berlini, Londra, Parisi e Brukseli.

Sidomos në Kosovë flitet e shkruhet shumë për ndikimin e rrezikshëm turk në procesin e privatizimit, për përpjekjet për ndryshimin e historisë, për imponimin e modeleve kulturore neo-otomane. Ka shumë të vërteta këtu. Por po aq e vërtetë është se privatizimi skandaloz i distribucionit të KEK-ut është vepër e hajdutëve tanë në pushtet, të cilët për çdo ditë shëtisin të lirë nëpër sheshin Nëna Terezë. E vërtetë është po ashtu se shumë historianë shqiptarë historinë e raporteve shqiptaro-osmane e kanë treguar si përrallë të stolisur me gjak, duke mos u bazuar në fakte historike. E vërtetë është se modelet kulturore neo-otomane, përfshirë edhe gjuhën turke, po zgjojnë interesim jo vetëm në viset shqiptare në Ballkan. Vitin e kaluar mediat serbe njoftuan për interesimin e shtuar në Kragujevc për të mësuar gjuhën turke. Psikologu Ivan Nedelkoviq nga gjimnazi i Kragujevcit tha se gjuha turke flitet nga 220 milionë njerëz në botë dhe është e pesta për nga përhapja. «Duhet të jemi të hapur për të gjithë, në mënyrë që fëmijët tanë të mësojnë trashëgiminë kulturore të popujve të tjerë», tha Nedelkoviq.

Kur flasin kështu serbët, atëherë çfarë të thonë shqiptarët për Turqinë? Themelet kulturore të këtij shteti janë vendosur edhe nga shqiptarët, himni turk është shkruar nga një shqiptar, Stambolli ka qenë deri në fillim të shekullit ’20 qyteti më i madh shqiptar, hekurudha e parë e ka lidhur Kosovën me Perandorinë Osmane, shafranin e kemi eksportuar në Stamboll, jo në Vjenë, shpesh jo pak shqiptarë rrahin gjoks për gjithë ata sadriazema (kryeministra) të Perandorisë Osmane, mburren për shqiptarët që themeluan Egjiptin modern, madje kanë qejf shumë të thonë se edhe Ataturku ka qenë shqiptar. Kjo trashëgimi nuk mund të shlyhet, asgjësohet, ajo është faktike, historike, andaj është budallallëk i madh të sulmosh objekte diplomatike të Turqisë. Këtë mund ta bëjnë vetëm shërbëtorët e atyre që duan të thellojnë krizën politike në Kosovë. Nëse në Prizren janë ngritur edhe flamuj turq, krahas atyre shqiptarë, për nder të 28 nëntorit, atëherë për këtë përgjigje duhet të japin autoritetet komunale dhe vetë kreu i komunës, një person i dënuar për keqpërdorim pushteti. Atë nuk ua solli Erdoani, atë ai e gjeti në mesin tuaj. Shqiptarët duhet të merren me ramadana, jo me erdoana.

28 komente në “Turqia është partner, nuk është armik i shqiptarëve”

  1. undefined aqifi says:

    Shume e vertete, sunite vllazen, sidomos me ata te Kosoves por edhe ata nga Bathorja e Hasi e Kalaja e Dodes.


    Sugjeroj qe per clirimin nga nazistet te ngreme flamurin Gjerman.Jemi popull e komb i papare.

    1. Luani says:

      Me pelqen menyra se si nxderhyn per visit te sqaruar nje ceshtje qe per Shqiptaret mbetet e politics she ideologies e dites…! Gjithsesi Duke pare qellimet dhe propaganden, por edhe menyren e turqizimit te Shqiptaret te verbiage nga deja, nuk ka asnje shans miqesie the ndershme me sulltanin Turk.

      1. adi says:

        te gjithe
        ata qe mendojne se turqia nuk eshte armikja e shqipersise ka vetem 2 mundesi
        ose jane by….ra
        ose jane kolone turq.
        sepse nuk ka asnje alternative tjeter per armikun dhe pushtuesin 500 vjecar te shqiperise!!!!

      2. Adriatik says:

        Turqia eshte baba e turkosovareve dhe turkoshqiptareve. Rexhepi esht baba.

    2. tfgs1 says:

      Dogani mbetet baba apo birazer i Zike sumes por jo i shqiptareve…………………

    3. Baton KITA says:

      UNDEFINED
      Ne shohim interesat mbarëkombëtare dhe, ndonëse asgjë nuk është e përkryer,
      Turqia mbetet shteti mik, MIK, i shqiptarëve.
      Po t´iu mbetet hatëri shovenistëve tanë, është punë për kokën e tyre.
      Përgëzime Enver!

  2. Jeronim de Rada says:

    “… ka nje tendence qe Turqia te barazohet me Perandorine Osmane dhe qe Erdoani te skicohet si nje padishah i ri qe po i dergon karavanet ne Iliri per te sunduar si dikur paraardhesit e tij” thot autori. Po a nuk eshte pikerisht Erdoani ai i cili vertet po mundohet qe Turqine te beje nje Perandori Osmane? Shqiptaret nuk mund qe ta duan ate dhe as Turqine derisa ai mundohet qe Turqine ta ktheje ne perandori nga e cila ne ishim te pushtuar per peseqind vite.

  3. katoliku says:

    Rrofte Popullo Turk te pellcacin Sllavet Ortho

  4. Albani says:

    Normalisht qe eshte 100 per qind ashtu sic dhe e thua,sidoqofte festen e 28 nendorit do ta festojme cdo vit dhe me shume.
    Te festosh 28 nendorin nuk do te thote qe i kemi shpallur lufte Turqise.
    Turqine e cmojme dhe e respektojme per te gjitha ato qe permende.

    1. Petro says:

      Per cfare Alban? Nje shkolle te vetme shqipe s ka hapur per miljona shqiptare .Vazhdo se mire e ke arsyetimin.Per te pare Europen , hip ne minare dhe shih Stambollin.

  5. Toni KS says:

    Robell, ke qene gazetar i mire por je duke ja fut kot koheve te fundit. Turqia e ErDOGanit nuk eshte kurrefare aleati i shqiptareve por zhvatese, kercenuese dhe cenuese e kombit shqiptar. Nuk eshte as aleate e Perendimit dhe ti qe jeton atje duhet ta dish kete. Cfare aleati eshte ai qe furnizon ISISin dhe kercenon Perendimit qe do te leshoje nje cunami te refugjateve drejt tij. Perendimi e mban afer per interesa te veta por nuk kane iluzione per ta. Ata kurre nuk do hyne ne BE sepse nuk kane kulture as mentalitet europian dhe demokratik por oriental dhe islamofashist. Kete mentalitet po mundohen (fatekeqesisht jo pa sukses) ta imponojne edhe ne trojet shqiptare.

    1. malokeria = qeneria says:

      Bravo 100% e vertete.

    2. Baton KITA says:

      TONI KS
      Mos fut hundët ku nuk ka trëndafila. Miqësia me Turqinë nuk kushtëzohet nga personat, sot jemi e nesër nuk i dihet as Erdoganit.
      Miqësi popujsh e shtetesh, ja thelbi.

  6. Timi says:

    Turqia është një aleat yni me të këqijat e të mirat e saj dhe na duhet. Por nëse e fusim brenda në shtëpi është faji ynë.

  7. frank says:

    enver shko nrro ate mut emnit ,first.

  8. GJAKU ARBEROR says:

    Enver pasha! duhet te keni parasysh se shqiptaret nuk ushqejne urrejtje kunder popullit turk, as kunder pupujve te tjere ballkanike. Por kur Turqija e sotme njesohet me Turqine e osmaneve dhe kur ish-ministri i jashtem i Turqise Davutoglu mban fjalimin e Sarajeves ku paraqet Turqine si shpetimtare te Ballkanit – kjo nuk hahet me mut!
    Sulmet kunder Skenderbeut, Ismail Qemalit e Rilindasve gjigande tane, e kane gurren ne Ankara.
    Si mund te besojme se nuk jane armiq? Keta qe me politiken e tyre po bejne qe shqiptaret e Maqedonise te njesohen me pakicat turke????
    E fundit, Enver Robell pasha!….. po ty kush te paguan????

  9. Akili says:

    Turqia mundohet ta kete Shqiperine dhe trojet shqiptare ne ballkan si avanpost te islamizmit dhe ideve neo-Otomaniste te Erdoganit duke shtuar edhe Bosnjen nderkohe qe rrjedhat historike dhe deshirat e shqiptareve nuk shkojne ne kete drejtim pervec disa trushkulurve qe ose u jane shplare trute ne xhamia ose jane thjeshte bastarde te turko-mongoleve qe jane hazdisur ketej gjate periudhes se gjete te pushtimit. Ndryshe nga Republika Turke e para Erdoganit qe kane mbajtur nje qendrim me te distancuar ne rajon per vete trashegimine e rende qe la e semura e Bosforit ne Ballkan, Erdogan me kembengulje na shet nje histori Perandorie ku popjt jetonin te lumtur,ku turqit qene vecse turiste e qe s’na mbetet gje tjeter vetem qe te dalim rrugeve e te kerkojme Baben si dikur Hxhiqamilistet. Popujt e Ballkanit ja dhane derrmen murtajes Osmane para mese 100 vjetesh e nuk ka asnje dyshim qe edhe politikave te ringjalljes Neo-Otomaniste do ua tregoje vendin pavaresisht dhembeve dhe prapavijes fondamentaliste qe mbjell dhe perfaqeson Erdogan. Nje Turqi me nga pas hijen Perandorake famekeqe Osmane nuk mund te jete as e besueshme e as e mirpritur. Fakti qe BE ngrin negociatat e antarsimit me Turqine nderkohe qe Erdogan kercenon “permbytjen” e evropes me rrefugjate lufte eshte tregues i qarte i tronditjes se thelle qe kane marre themelet e Turqise Kemaliste qe kishte moton “Paqe ne Turqi,paqe ne Bote” ndersa sot vlon vete si kazan ne shperthim. Shqiperia per hir te paqes dhe te te qenit faktor stabilizues ne rajon duhet te mbaje nje qendrim te barazlarguar si me fqinjet ashtu edhe me Turqine ne menyre qe te mos shihet as si vend i dyshimte e as si aleat i njerit me shume se i tjetrit. Kombi yne nenshtrimin,bashkpunimin dhe sherbimin qe i bene Perandorise Osmane e paguan shume rende me gjymtimin e trojeve etnike me te cilat Turqia ngopi oreksin e fqinjeve tane. Kur i sherben te pabeeve do shperblehesh me pabesi.

  10. Klimax says:

    Normale qe duhet te shikojme perpara, por ne harresen e periudhave te hidhura historike nuk mund te perjashtohet vetem nje vend qe ka pushtuar e sunduar ne territoret e populluara nga shqiptaret!
    Eshte sa qesharak aq edhe i rrezikshem opinioni i ketij gazetari dhe perdredhjet e tij si nje kurve e keqe per te na “bindur” me argumente te pallogjikshme per lidhjet me shume se vellazerore me Turqine e “dashur”!!!!
    Ok, more Enver, por perse nuk “harron dhe te shikosh perpara” po ashtu edhe ndaj Serbise apo ndaj Greqise (ku me keta te fundit, te pakten ju kosovareve nuk ju ka lidhur gje), perse keta dy popuj e vende ngelen “armiq te shqiptareve”??!!
    A nuk ishte Erdogan qe ne mes te Prishtines e Tiranes deklaroi se si Kosova ashtu dhe Shqiperia eshte Turqi, se shqiptaret me turqit jane i njejti komb, etj, etj, “muhabete” te tilla qe mohojne pavaresine e te dy vendeve dhe mbi te gjitha identitetin e shqiptarit??!!
    Si mund te “harrosh” more turkoshak e ta quash “mik e vella” ate qe te zhduku identitetin, kulturen, traditat, ato qe heroi kombetar i shqiptareve i mbrojti deri ne vdekjen e tij??!!
    Po atehere perse perkujtojme diten e pavaresise, mos valle per te “te mirat” qe u beri turku shqiptareve ne pese shekujt e sundimit osman??!! Mos duhet qe kjo dite e shenuar te quhet “dite zie” per shqiptaret meqe “kombi babe e braktisi femijen ne Ballkan te vetmuar mes armiqve”??!!
    Sigurisht qe ti mendon si nje foshnje, ndihesh foshnje dhe ke per te ngelur per jete foshnje!
    Ti dhe bastardet si ty si pa identitet qe jeni nuk mund te rriteni kurre e te beheni burra! Ju doni tju mbaj “baba” ne prehrin e tij dhe te degjoni prej tij perrallen e radhes me kucedra e fantazma!
    Mos kini frike, “baba” do ja presi kokat kucedrave e fantazmave rreth e rrotull shqiptareve qe “kercenojne” egzistencen tuaj!
    Gjume te embel, Enver! Vetem mos lesho shume pordhe ne gjume per tu ngrohur se qelbe “dynjane”!

  11. Albani says:

    I vetmi shtet qe kerkon largimin dhe distancimin sa me te madh te Shqiperise nga Turqia eshte Greqia dhe sherbyesit e saj.
    I vetmi shtet qe kerkon nje Shqiperi dhe Turqi pa aleate eshte Greqia me sherbyesit e saj.
    I vetmi shtet qe kerkon te lirohet nga kthetrat e Turkut dhe ti rikthehet zgjerimit te territoreve eshte Greqia me politiken e saj kundrejt Shqiperise.
    Per te gjithe ju me lart qe ju ka ngelur sahati perpara 500 vjetesh une kam dy pyetje;
    1-perderisa mendoni dhe ju si Greket,a mendoni qe Greket per ato qe permenda me lart mendojne dhe veprojne per lumturine dhe te miren e kombit Shqipetar?
    2-Perderisa nuk jemi te kercenuar,dhe perkundrazi e kemi pasur si aleat dhe kundrapeshe Turqine ne marredhenjet kombetare me Serbine dhe Greqine,perse duhet qe “”ti shpallim lufte”” Turqise?
    Shume komentues me duket qe nuk e kane fare trurin e vogel,mendojne qe duhet ti urrejme sot sepse dikur ishte perandori dhe na mbajti 500 vjet,por atehere’
    1-A nuk duhet te urrejme dhe Romaket,Gjermanet,Italianet,Francezet,Austriaket?
    2-A nuk duhet dhe Evropianet te urrejne Gjermanet qe shkaterruan Evropen.
    3-Skocezet a nuk duhet qe te luftojne me Anglezet,perkundrazi votuan per mos ndarje.
    Perse disave u flet bytha dhe jo goja dhe nuk mendojne qe dhe Serbia po intensifikon marredhenjet me Turqine,e cila ishte e para qe u deklarua per Kosoven e pavarur.
    Rusia gjithashtu,Amerika,Izraeli.
    Sipas trurit tuaj pa rrudha Izraelitet hebrenj duhet tu shpallin lufte te perjetshme Gjermaneve?
    E kunderta ndodh,kane marredhenje shembullore.
    Kush na ka thene qe te jemi pjese Evropiane nuk duhet te kemi marredhenje shembullore,strategjike me Turqine,kur dihet gjithashtu qe Turqia e deshiron me shpirt e zemer integrimin tone Evropian?-Asnje.
    Kush u tha Serbeve qe te mos kene marredhenje shembullore e strategjike me Rusine ,dhe kur dihet qe Rusia po ben ceshte e mundur qe ta pengoje integrimin Serb.
    I ZGJUARI MUNDOHET QE TA KETE MIRE ME TE GJITHE ATA QE E DESHIROJNE MIRESINE.

  12. Albani says:

    A nuk e pyesni veten perse vetem ne te tilla lajme gjithmone do ti gjesh bashke;
    adriatik
    mtfgs
    klimax
    akil
    frank
    Mos mendoni qe e urrejne Turkun sepse ndihen Shqipetare?
    Jo e urrejne sepse ndihen Greke dhe si Greke u leverdis qe te na hedhin jo vetem kunder Turkut,por dhe kunder njeri tjetrit.
    Ne rast te nje konflikti me Turqine keta do te gezojne duke na uruar qe te hajme kokat.
    A E DINI SE SI VEPRON BABAI I TYRE KRYEMINISTER CIPRA?
    PO UA TREGOJ.
    1-Ciprasi ka shkuar zyrtarisht dy (mundet dhe tri) here ne Turqi duke u shperndare ne rruge dhe trendafila Grave me rastin e festes se grave,qafe me qafe me Erdoganin
    2-Ciprasi ka shkuar dhe ne Kine duke ju servilosur Kinezeve.
    3-Ciprasi ka shkuar ne Moske duke i cilesuar strategjike marredhenjet me Rusine
    4-Ciprasi nga dera e pasme ka percjelle Palestinezet dhe ka vrapuar te prese Izraelitet
    5-Ciprasi i ka thurur himne diktatoreve,por dhe Merkelit,hollande,Rencit.
    6-A nuk ishte Ciprasi qe priti Obamen,e quajti fitore te tijen viziten e tij dhe i thuri lavde demokracise dhe shtetit Amerikan.
    7-A NUK ESHTE PO KY CIPRA QE SHKOI SOT NE KUBE TI BEJE NDERET kASTROS-ka mundesi te jete grek ky fideli,nga mbiemri kastros
    Cipra deklaroi qe fidel Kastro ishte nje njeri i paqes dhe drejtesise shoqerore.
    Per Cipran Kastro eshte burim frymezimi.
    PRA ME NE FUND CFARE ESHTE CIPRA?
    KUSH E FRYMEZON OBAMA APO NJE DIKTATOR SI KASTRO?
    ESHTE ME EVROPEN,KINEN APO RUSINE?
    PERKRAH PALESTINEZET APO IZRAELIN?
    ESHTE MIK PO ARMIK ME TURKUN?
    Kur nje Grek e paska mire me te gjithe, qenka i tille,madje kryeminister,perse forcat antikombetare ketu ne kete forum trumbetojne dhe na tregojne se kujt duhet ti shpallim “”lufte”” apo jo?

    1. Akili says:

      Alban qenke vertete djale i “zgjuar” perderisa mendon se te jesh kunder “neo-Otomanizmit” dhe Islamizmit Erdoganist duhet te jesh me patjeter grek. Sa per te qenit grek une jam aq sa c’mund te jesh edhe te nese nuk je turk ( po ta aludonim nje gje te tille sic ben edhe ti me ne ). Une nuk jam kunder aleancave me nje vend demokratik ku respektohen te derejtat e njeriut dhe pakicave kombetare e qe nuk ka synime islamizimi dhe neo-Otomanizmi si rregjimi i Erdoganit. Deklaratat e Erdoganit per “vellezer”,per “Kosova eshte Turqi” apo qe perandoria Osmane ka qene vendi ku popujt jetonin te “lumtur” dhe qe ndajne histori te perbashket jane thjesht idotesira dhe ushqim per trushplare. Qe poujt e ballkanit kane nje qendrim anti-turk kjo eshte thjeshte pasoje e mbi 400 vjet pushtimi barbar e me pasoja teper te renda, Edhe ne Kosove aty ku sot degjojme pallavra te tilla si “po mos te na pushtonin turqit sot ne nuk do ekzistonim” duhet ta dine se ka patur shume e shume kryengritje kunder “vellezerve” turq. Me kete dua te them se shqiptaret jane shqiptare e nuk jane te tille as per hater te turkut e as per inat te serbit apo grekut. Ne histori ata qe justifikojne nje pushtim apo pushtues kunder nje pushtimi ose pushtuesi tjeter s’jane vecse kuislinge ose bahkpuntore te pushtuesit. Shiptaret bashkpunuan me turqit pas pushtimit otoman dhe pesuan rende coptimin e trojeve etnike e po njesoj mund te kishte ndodhur pas bashkpunimit me Nazi-fashizmin nese nuk do kishte patur Lufte Nacional-Clirimtare. Ne shqiptaret kemi bere zgjedhjet jo te duhura per te cilat ua kemi lene fajet te tjereve. Sot duhet te gjejme rruget per te gjetur besimin e humbur te fqinjet e kjo nuk arrihet duke luajtur me dy porta por duke mbajtur barazpeshe ne qndrimin me fqinjet ashtu si edhe me Turqine.

  13. berti says:

    Ah turku i qelbur ! Po edhe serbët e zhvilluan Kosovën 100 vjet. italianët Shqipërinë,……por ishin pushtueeees !

  14. katarakti says:

    “… shume historiane shqiptare historine e marredhenieve shqiptaro-osmane e kane treguar si perralle te stolisur me gjak, duke mos u bazuar ne fakte historike…” – shkruan nder te tjer ky Enver proturku. Une po i jap ketu te shkruar rrefimet e nje historian turk per historine “vellazerore” turko – shqiptare.
    “ …Arsyeja e kësaj fushate të dytë në Shqipëri ishte se raca shqiptare është bërë e tillë që në karakterin e saj kanë hedhur rrënjë mosbindja, këmbëngulja, rebelimi e arroganca. …Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit… Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, – fap fap – i ekzekutonin…. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë të pafe. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra… Të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë. …Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme.”
    Fragmenti i mësipërm bën fjalë për pushtimin osman të Shqipërisë. Ose më mirë të themi, të asaj çka kishte mbetur ende e papushtuar prej saj, pas dhjetëra vjetësh luftërash të përgjakshme, kur sulltan Mehmeti II mori më në fund Krujën e pas saj, Shkodrën. Është nxjerrë nga libri me titullin “Kronikat e Tursun beut”, që ka për autor një ndër emrat më të njohur të literaturës së hershme osmane, njëherësh kronist zyrtar i sulltanit. Në fakt, kronikat e Tursun beut konsiderohen ndër dëshmitë më të vyera osmane për bëmat e sulltan Mehmetit II, një prej sulltanëve më të famshëm osmanë, i quajtur ndryshe dhe Mehmet Pushtuesi. Por po ashtu, një ndër dëshmitë më të rëndësishme për atë periudhë kur, pas gati njëqind vjet luftërash, përmbyllet pushtimi osman i asaj pjese të Europës që më pas u quajt Ballkan, duke nisur kësisoj periudhën disashekullore të sundimit osman.
    Pra, kuptohet që vlera më e madhe e këtij botimi në shqip është dëshmia që ai na sjell për një nga periudhat më dramatike të historisë sonë, e cila deri më sot është rrëfyer kryesisht duke u mbështetur në burimet historike të atyre që iu kundërvunë pushtimit osman. Kronikat e Tursun beut na sjellin anën tjetër të medaljes, shikimin osman të këtyre pushtimeve.

    – A do me fakte historike o Enver turku?!

  15. frank says:

    ti alban ,do te jesh prej aziet,me siguri,si 50%e grekeve .e 50%,e serbeve ,jane shqiptar ,edhe grekt edhe serbt ,
    edhe mqedonas,do te nryshosh ,don kohe ,azia ka dna te forte.

  16. Para Laci says:

    O Enver, pse nuk e thua shkurt dhe shqip qe marredhenjet me Turqine duhet ti mbajme sa me te mira. Fajso ke te duash po kjo dite nuk ishte per flamuj turq. Njerzit ja bene shum mire qe i hoqen.

  17. Arberi says:

    o Enver po mbas 100 vjetesh do i quash serbet miq dhe vllezer,, se nuk keni faj ju se nuk kishte kamera dhe celualar ne ate kohe kur turqit masakronin shqiptaret dhe i manipuloni kollaj gjerat tani se nuk kemi historian ne

  18. Abdylaqim Ademi says:

    Ore Enver “Maloku”, po pate mall për turqinë dhe Tayipin, s’ta ndalon askush ta sillësh atë te ti n’shpi, e bile edhe gruan mundesh t’ia lësh për një natë, por mos na shitë ti mendë, se si duhet sjellur me turqinë e mutit. Atje n’karadak nga vjen edhe ti, e urrenin turqinë dhe ishin krishterët e fundit që nuk iu përulën perandoris famëkeqe. Po nga dole ti tani? Turku ishte shteti i fundit që njohu pavarësinë e shtetit shqiptar. Arsyet po si dite, hulumtoi në internet. Naiviteti dhe varfëria shpirtërore dhe ekonomike të bën turko-karadakli, por edhe TEMA ka një çik faj që i jep hapësirë mendimeve tradhëtare në medium.

  19. tema says:

    Kur pa Turqia që me 20 dhjetor do hapeshin bisedimet për antarsim të vëndit tonë (korsia e fundit e drejt) në BE., kërcënoi BE-në që do hap kufirin emigrantëve Sirianë. E pamë dhe në euro 2016-të që bëri dy gola për të përjashtuar vëndin ton nga 8-shja. Politikanët e BE-së analizojn pakënaqësit e Turqis dhe bëjn kurban vëndin ton për interesat e tyre debile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje