Derbi Tirana-Partizani, “avullojnë” biletat

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

partizani-tiranaDerbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit që do të luhet ditën e nesërme në stadium “Selman Stermasi”, ka ngjallur një interes të madh të të dyja tifozerive.

Intersi i biletave për ketë sifdë ka qenë e jashtëzakonshme, pasi të gjitha biletat janë shitur.

Ky është derbi i dytë i këtij sezoni, pasi sfida e parë që u luajt për herë të parë jashtë kryeqytetit në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.

Në këtë takim të dyja ekipet vijnë në një formë mjaft të mirë ku dhe në renditje janë pranë njëra-tjetërs.

Si bardheblutë ashtu dhe të kuqtë këtë vit synojnë të fitojnë titullin kampion për të shkurorëzuar Skëndërbeun.

Momentalisht Partizani renditet në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit me 23-pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e katërt me 21-pikë të grumbulluara.

Në këtë mënyrë sfida e nesëme pritet që të jetë spektakolare si në fushën e lojës ashtu dhe në shakllët e stadiumit./f.b

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *