Kategoria Superiore/ Kukësi rikthehet në krye të renditjes, ndalet Skëndërbeu

30 Nëntor 2016, 19:03Sport TEMA

Kukësi është ngjitur sërish në krye të tabelës së klasifikimit pas fitores që arrti në “Zeqir Ymeri” kundër skuadrës së Laçit.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka vijon ritmin e rezultateve positive, ku deri më tani nuk ka marrë asnjë humbje në kampionat.

Verilindorët arritën që të merrinin një tre-pikësh të rëndësihëm përballë kurbinasve duke fituar me rezultatin e pastër 2-0, falë golave të shënuar nga Dvornekoviç dhe sulmuesi Izair Emini.

Një sukses që ka një shijë të dyfishtë për Kukësi pasi ekipi i Skëndërbeut është ndalur në gjirokastër përballë Luftëtarit. Korçarët nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në këtë transfertë duke bërë një hap fals në rrugën drejt titullit kampion.

Pas këtij barazimi Skëndërbeu renditet në vendin e dytë me 27-pikë, po aq sa Kukësi por që ka golavarazh më të mirë.

Ndërkohë, Flamurtari arriti një fitore të rëndësishme në Durrës përballë Teutes duke fituar me rezultatin 1-2, ndërsa Vllaznia fitoi me rezultatin e pastër 3-0 kundër Korabit.

Neser luhet dhe sfida e fundit e javes 13-te qe eshte derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje