Kohë të errëta për çiftin Clinton! Telashe të reja në dukje

Kohë të errëta për çiftin Clinton. Pas humbjes që djeg përballë Trump, Hillary dhe bashkëshorti i saj duket se do të kenë telashe të reja. Disa financues të Fondacionit Clinton, të zhgënjyer nga humbja e kandidates demokrate, kanë vendosur të rishikojnë kontributin e tyre për organizatën e famshme “jofitimprurëse”. Australia dhe Norvegjia janë dy vendet  që sponsorizojnë Fondacionin, që vijnë menjëherë pas Arabisë Saudite, që kanë dyshime në duhet apo jo të vazhdojnë financimin e tyre.

Siç raporton e përditshmja norvegjeze Hegnar, Norvegjia ka vendosur të ndërpresë kontribuin ndaj Fondacioni Clinton në masën 87 përqind, pas humbes së Hillary përballë Trump. Qeveria suedeze ka financuar me 5 mln dollarë në vit nga 2007 deri në 2013 këtë fondacion dhe për 2014-2015 e kishte rritur kontributin në 15 dhe 21 milionë dollarë. Por pas fitores së Trump Norvegjia vendosi të shkurtojë me 87 përqind financimin. Që prej 2007, Norvegjia i ka dhënë plotë 174 mln dollarë këtij fondacioni dhe tërheqja e saj është një humbje e madhe për çiftin Clinton.

Lajme të këqija për Clinton vijnë edhe nga Australia. Sipas agjencisë ruse Sputnik, Australia ka vendosur të ndërpresë urat lidhëse me Fondacionin Clinton pas humbjes përballë Trump. Lajmëriami është dhënë pak ditë më parë nga ministrja e Jashtme Julie Bishop. Ajo ka deklaruar se marrëveshjet me Fondacionin Clinton nuk do të rinovoheshin për të ardhmen.

Nga 2006 deri në 2014, Australia i ka dhuruar plotë 88 mln dollarë Fondacionit Clinton, siç bën të ditur e përditshmja australiane Herald Sun në një editorial të muajit tetor. Fondacioni i themeluar nga ish-presidenti Clinton ka marrë miliona dollarë nga qeveri dhe organizata të huaja vitet e fundit dhe shumica kanë ardhur pikërisht kur Hillary ka qenë sekretare Shteti, duke krijuar dyshime mbi veprimtarinë e saj politike. Një fakt i hedhur në dritë nga Wikileaks që ka publikuar emaile të shumta ku hidhen dyshime për transaksione ilegale nga ish-Zonja e Parë.

Në SHBA ndërkohë disa ekspertë parashikojnë një të ardhme shumë të errët për Fondacionin Clinton, që lidhet me disfatën elektorale të zonjës Clinton. “Aftësia për të thithur fonde nga Fondacioni Clinton do të marrë një goditje të madhe, ashtu siç mori goditje kandidatja demokrate në 8 nëntorin që lamë pas”, thotë Javier E.David në kanalin CNBC.  Duke qenë se Hillary nuk ka asnjë rol në politikën amerikane, e vështirë që financimet ndaj Fondacionit Clinton të vazhdojnë.

Për ish-sekretaren e Shtetit nuk ka asnjë perspektivë për të mbuluar ndonjë rol të rëndësishëm në qeveri apo në politikën amerikane, ndaj vazhdimi i financimeve për Fondacionin e saj duket një gjë tejet e vështirë. Për disa ekspertë të tjerë Fondacioni Clinton ka në këtë mënyrë mundësinë për të heshur shumë kritikë, nëse vijon të marrë të njëjtat financime, gjë e vështirë në dukje. “Humba në zgjedhjet e përgjitshme e zonjës Clinton i jep mundësinë Fondacionit Clinton të jetë më pak i përzjerë në çështjet shtetërore dhe të zhvillojë një aktivitet më transparent”, thotë Pablo einsberg, drejtues i “Center for Public and Nonprofit Leadership”.

Ndërkohë në Gjermani po shpërthen një polemikë lidhur me një financim të dyshimtë ndaj Fondacionit Clinton që po vë në siklet të madh kancelaren Merkel. Siç ka zbuluar Die Welt, gjatë fushatës elektorale amerikane, Ministria Federale për Mjedisin, ka dhuruar 5 milionë dollarë për Fondacionin Clinton. Ministri ka mohuar se ky donacion lidhej me fushatën e Hillary Clinton, duke deklaruar se “financimi ka të bëjë me iniciativën ndërkombëtare në favor të klimës dhe këto para do të shërbejnë për të mbështetur ripyllëzimin e Afrikës lindore”. E vërtetë apo jo, është e pamohueshme që financimi vjen në një kohë të dyshimtë. Dhe Fondacioni Clinton nuk shquhet sigurisht, për transparencë.

Përgatiti Amarildo Lumani, TemA

I nuovi guai della Clinton Foundation

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Kohë të errëta për çiftin Clinton! Telashe të reja në dukje”

  1. Fat man says:

    Si perfundim “Fondacioni Klinton” eshte i barabarte me fondacionin “Sude”, “Populli” etj ne Shqiperi
    E dinim por tani po vertetohet se ky fondacion qe nuk ben transparence, eshte fondacioni “Kokrra e Hajdutit dhe e Mashtruesit”

  2. Sadiku says:

    Dikur ne monizem thuhej qe pas lenies se futbollit legjendari Brazilian Pele eshte katandisur ne lypes;Edhe ky shkrim ordiner te njejtin stil ka nese jo te njejtin autor!Per Billin “mikun e shtrenjte te kombit Shqipetar” mos u merakosni se thone qe edhe pordhet e tij kane vlere si personalitet gjigand qe eshte ,ndesa sa per Hilen e Billit (Hillarin) mos u merakosni se ata qe e sponsorizuan e e financuan e dogjen si politikane pasi me produktiv eshte Trampi se sa ajo qe ku shkeli ose ka shkateruar ose ka djegur me politikat e saj te mbrapshta.Thone se edhe Monika Levinskin ajo ia jka servirur te madhit B.Klinon ku per pasoje jo vetem qe reputacioni i tij nuk ra por u ngjit edhe me larte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *