Kush është eurodeputeti grek i “Agimit të Artë” që kërcënon me veto Shqipërinë

Reporterit për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ju desh të debatonte me eurodeputetë nazistë për çështjen e vetos greke në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë.

Është hera e dytë brenda pak ditëve që eurodeputeti grek, Jorgos Epitideios, i cili është zgjedhur prej partisë naziste, “Agimi i Artë” kërcënon me veto Shqipërinë për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Jorgos Epitideios është gjeneral-lejtnant në pension. Ai mban kontakte të mëdha me përfaqësues të minoritarëve grekë në Shqipëri.

Është zgjedhur eurodeputet më 2014 i Agimit të Artë dhe merr pjesë në çdo aktivitet për autonominë e Vorios Epirit. Disa herë eurodeputeti Jorgos Epitideios është parë në shoqërinë e ekstremistëve grekë që frymojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Ai ka marrë pjesë në paradën që organizon shoqata ekstremiste “Autonomia e Vorio Epirit”, e cila drejtohet nga Babis Krathanos.

Ndërkohë fotot që përmban ky shkrim vërtetojnë veprimtarinë irredentiste të eurodeputetit grek, i cili kërkon bllokimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. (Arben Llalla)

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/jorgo-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/jorgo.png","attachment_id":"590272"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/jorgo-3-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/jorgo-3.png","attachment_id":"590270"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/jorgo-2-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/jorgo-2.png","attachment_id":"590269"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/jorgo-1-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/jorgo-1.png","attachment_id":"590268"}]
                 Loading...