Me kë je ti “shozo” Sali?!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

berishaNga Anri Bala

Kur të pashë me “28 Nëntor”, tek varrezat e dëshmorëve të atdheut, mu shqyen sytë nga habia. Nuk po i besoja dot vetes nëse ishe ti, apo unë isha në endërr?! Mendova nga tejlodhja në punë, po më bën ndonjë rreng truri! Por kur pash “eunukun” tënd pranë teje, aty u kthjellova, po prapë mezi erdha në vete.

Nuk e kuptova, se çfarë pune kishe ti tek përmendorja e “Nënë Shqipëri”, me yllin partizan mbi shqiponjë?! Ti “demokrat” i thekur dhe i “devotshëm”, nuk mund t’i tradhëtosh idealet e demokratëve dhe t’i fyesh duke nderuar vëllezërit, etërit, bijtë e komunistëve, ose të “qelbësirave” siç i thërret ti, të gjallë e të vdekur. Ti veç i thërret, se asgjë nuk u bëre dot atyre kur i kishe në dorë, jo më tani që s’ke asgjë.

Ti e di shumë mirë, se aty nuk ka dëshmor të “kastës” tënde, sepse ti je ballist, zogist, nacionalist dhe më shumë i persekutuar me varkë dhe si varkar, troç i përdorur si shërbëtor. Por kur do të shesësh mend ti, je ai që je në të vërtetë… komunist e bir komunisti.

Them je dhe komunist, sepse nuk e kuptova, se përse ishe aty?! Natyrisht, kur ishe kryeministër dhe president, t’a donte detyra shtetërore, por tani përse bënë qoka duke fyer tarafin tënd politik?! Ti së bashku me shokët e tu “demokomunista” mund të shkonit në Lushnje, tek të afërmit e nacionalistëve të dekoruar nga kapterri yt, si dëshmor. Mbase unë nuk kam të drejtë t’i gjykoj, se jam shumë i ri për të qenë historian, por siç duket, ti as që i beson ato që bënë Jari dhe nuk lëviz nga istikami si komunist duke i fyer ata, me nderimin që u bënë kundërshtarëve të tyre.

Ti mund të shkoje edhe tek familja Vokshi, tek “demokratja e madhe” Albana, për të kujtuar Heroin e Popullit, komunistin Asim Vokshi. Por ti zgjodhe e shkove tek varrezat e atyre, që ti i njeh dhe nuk i njeh si dëshmor të vërtetë, për t’u tallur, duke i sfiduar  ata edhe të gjallët,  si  “hero” i vetëm i këtij vendi. Ashtu si në parlament e kishe akoma dhe një merak, se nuk të zinte gjumi pa i’u a thënë dhe atyre: Jam Sali Berisha o të vdekur!

Të them të drejtën, Asimi kur të pa tek vendosje kurorë, i’u drodh varri, jo nga frika e gojës tënde pa fre, por se nuk kishte mundësi të çohej dhe të të fuste një të pështyrë me gjak në fytyrë dhe ta përplaste kokën tek “Nëna Shqipëri”, si hakmarrje për sharjet dhe fyerjet me xhins e me rracë, që t’i u bënë çdo ditë, sepse ai i mat gjërat me metrin e komunistit dhe ti, për të gjithë ata aty je tradhëtar i kombit, i pabesë dhe sharlatan politik.

Përsëri nuk më hiqet nga mendja, pyetja: Përse ishe atje, me çfarë tagri dhe qëllimi?! Deshe të sfidoje historianët se çlirimtari je ti, “Askushi”. Apo doje të fyeje ata që të bëjnë fresk, se ti nuk je as Ballist e as Zogist, as shok e as zotëri, por një “shozo” hibrid që askush nuk të parashikon dot dhe morali yt është pamorali.

Nëse kisha respekt për nacionalistët e vërtetë, jo kolaboracionistët që kanë vrarë shumë nga ato djem, që ti i fyeve me nderimin tënd prej hipokriti, duke i futur dhe ata në vathën tënde të hipokrizisë.

Po si ore, nuk dëgjova asnjë ballist, zogist, legalist të ulurinte dhe të qëllonte me grusht në fytyrë, kur ti i harrove deri në përbuzje. Siç duket, ata nuk e dinë, ose nuk i’ua ka thënë njeri, se edhe mes tyre ka pasur dëshmor, atdhetar, idealist, patriot, që nuk bashkëpunuan me pushtuesit, por sot ty “shozo” as që të ra ndërmend për ta.

Ti kishe hallin e kungulleshës, 28 apo 29, sepse kaq vlen. Ty kurrë nuk të ra ndërmend, kur ishe në majat më të larta të pushtetit, që eshtrat e këtyre dëshmorëve dhe patriotëve të preheshin aty, bashkë me dëshmorët me yll dhe atëherë, kur të vdekurit që dhanë jetën për atdhe të ishin bashkë, të gjallët do të shkonin t’i nderonin siç e ka zakon shqiptari.

Mirëpo, ti ke mbijetesë konfliktin, ndarjen, urrejtjen dhe herë pas here nxjerr kokën nga skuta djallëzore e poshtërsive. Kjo ishte intriga jote e radhës dhe unë që nuk jam i zoti në zbulimin e intrigave, nuk po më zë vend pa të pyetur: Me kë je ti “shozo” Sali?!/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Me kë je ti “shozo” Sali?!”

  1. Sami says:

    Anri, talenti juaj si gazetar dhe analist eshte pasuri kombetare ne sherbim te interesave te kombit shqiptar. Te pershendes me respekt.

  2. Dyrrahu says:

    Bota shqiptare nuk ka njohur dhe nuk ka per te njohur njeqindfytyresh tjeter pos Sali Berishes.
    Ai nderron fytyre si t’ia kerkoje momenti, her shane,
    here lavderon te njejtin njeri,
    her shane, her lavdron te njejtin sistem,
    her shane, her lavdron te njejtin ambasador,
    her shane, her lavdron te njejtin burreshtetas, sepse ka 100 fytyra.
    Kush me shume sesa ai e ka share Ilir Meten?
    Me vone kush me shume sesa ai e ka lavdreruar?
    Kush me shume sesa ai e ka share Fatos Nanon?
    Me vone kush me shume sesa ai e ka lavderuar?
    Ambasadoret amerikane i ka lavdruar dhe ne fund te gjithe i ka share.
    Kryeprokuroren e ka lavderuar dhe ne fund e ka share!
    Presidenti e ka vendosur, e ka lavderuar dhe ne fund e ka share!
    Ai njeri qe nuk mendon sikur Sali Berisha eshte i share, ndonjerin edhe e ka vrare!
    Te gjitha i bene sepse eshte kryebandit me bande te gatshme per ta filluar luften civile.
    Ligji i ri, i nxjerre nga reforma ne drejtesi keto banda nuk i lejon te zhvillojne aktivitet banditesk prandaj Sali Berisha ben edhe marrezira per ta penguar ligjin.
    Une them se mire ua ben shqiptareve sepse e kane lejuar te veproje hapur dhe pameshirshem kunder interesave te popullit.
    Saliu ka verejtur se Avni Rrustem nuk ka, prandaj ky njeri ka gjete shesh per te ber pershesh.
    Pune e madhe nese e shpallin deshmor, ai e ka mbushur kupen.

  3. mireli says:

    Shkrim i mrekullueshem. Anri te pershendese e te uroje qe te vazhdoshe te shkruash sa me shume.
    Tradhetaret dihet ku e kane vendin, sot apo neser turpi do ti mbuloje si letyra te historise. Edhe ky derdimeni qe ju e pershkruani shume bukur e
    di se ku do perfundoje. Eshte bere gazi i Botes , tani prite kur te hidhet nga ballkoni i zyres si kryepsikopat dhe i cmendur qe eshte. O ZOT MERRE
    HAKE PER SHQIPETARET! AMEN!……………

  4. PidhiISateme says:

    Gjithmone e me shume po behet e qarte qe Anri Bala eshte pseudonimi i ri i Bledi Manes.

  5. shqip says:

    ka shkuar te nderoje markagjonin, matjanin, e sorollopin e tij te shpellareve. fakti qe shkon , nuk ka si baze ndonje thirrje ndergjegje-je . eshte thjesht nen efektin e semundjes. ka mungese memorje, e keshtu harron . peshtyn, e me pas e lepin. pune te marresh , pare qe nuk do ta kemi fatin ta shohim ne ndonje qeli te lagesht, te ftohte… te pakten ta shohim ne rolin e kllounit, apo budallait.

  6. duno says:

    Ka qene edhe nje tip tjeter si puna e ketij Anrit qe karieren e tij si zhgaravites e ka nisur duke u gricur me Salen. Ky eshte Bledi Mane , por ketij i kish me shume hije se gricej me Salen kur ky ishte ne kulmin e pushtetit ,ndersa ky tipi tjeter tani qe ka rene nga kali . Te gjithe e dime se si eshte katandisur sot Bledi Mane qe edhe nga Rio De Zhaneiro , ku mund te kenaqi verren me zezak sa te doje , nuk perton te dergoje shkrime te shpifur duke sulmuar nje vajze te thjeshte qe i ngjyros floket me salce nje ministreje miliardere . Keshtu edhe me keq do katandisi ky zhgaravitsi ketu lart qe kujton se gazetari do te thote vetem te grricesh me kundershtaret e padronit te vet .

  7. Briklona says:

    Anri djali!
    Nuk me mbetet gje tjeter perveç se nje BRAVO!
    Ai as skuqet dhe as zverdhet.
    Eshte nje çiban i madh ne trupin e Shqiperise, i mbushur me qelb qe mundohet me çdo kusht te qelbe kete vend.
    Po ku do veje?
    Ne hale, atje e ka vendin, atje do e hedhin brezi dhe brezat qe vine. Ptuuuu, monster!

  8. Emigranti says:

    Faleminderit zoti Bala. SHkrime perkryer. Na mallenjgjen ne emigranteve, kjo date dhe vepra e gjithe atyre, burave, grave, te rijeve e te rejave qe dhene jeten , per clirimin e Atdheut. Si guxone e shkone ne varezat e deshmoreve nje moster, qe snje LNCL. qe per turpin e tije, per sy e faqe, ka beshkuare daten 28 me 29 Nedorin. Ky duhet te zihet per zverku dhe mose lejohet te huje ne teritorin e varezave te deshmoreve, jo te vendose kurore, sepse se njeh diten e clirimit te vendit tone nga okupatoret nazifashiste. Edhe pse ka njemije deshmi dhe shkrime per largimin e gjermanit te fundit mbase mesnate ga qyeteti i SHkodres, ky satan bene te kunderten. Injoroheni dhe mose lejohet fare te huy e te vere kurore se i ka perdhosure me fjale dhe e vepra deshmoret, sali berisha.

  9. vici dolsi says:

    salikomunisti eshte uriah hipi klasik shqiptar,fatkeqsia e shqiptareve qe na e la ne dere rambo alia,por fajin kryesor e ka enveri qe e solli nga shpellat.dhe fajin me te madh e kane ata komuniste dhe sigurimsat dhe pjesa e llumit qe e ndjekin pas.
    Ky e di kush e ka bere monumentin “nena Shqiperi”,i jati edvin rames,eshte e atij qe ky e shan cdo dite dhe e shane se i ka zene karriken,i shan te jatin se eshte shume me lart nga i jati i tij qe ka ruajtur dhite ne shpelle……..

  10. Petrit says:

    Kur shkoj Sali Berisha tek varrezat e deshmoreve njeri nga te preniahmit e pyeti: Me ke je ti shozo Sali ?
    Ai ju pergjigj: Me mamin e Andi B(o)ales

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *