Media gjermane: Pse është mirë që Angela Merkel mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

30 Nëntor 2016, 16:28Politika TEMA

Pas vizitës së kryeministrit Rama në Gjermani me ftesë të kancelares Merkel, mediat gjermane kanë rritur interesin sa i takon integrimit të Shqipërisë dhe marrëdhenieve me Gjermaninë.

Ai që ka folur këtë radhë ka qenë Martin Patzelt (CDU), i cili më herët ka qenë kryetari i Bashkisë së Frankfurtit.

Aktualisht ai është anëtar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Bundestag.

Artikulli  publikuar, në portalin Focus online, me titull: Pse është mirë që Angela Merkel mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.

Më poshtë artikulli i plotë.

Pse është mirë që Angela Merkel mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Përpara takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Berlin, Kancelarja Angela Merkel premtoi ndihmë të mëtejshme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht në vitet e fundit dhe ka ndërmarrë reforma të rëndësishme, u shpreh Merkel të hënën.

Angela Merkel takoi Edi Ramën në Kancelarinë Federale. Gjatë bisedës u trajtuan marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale si dhe situata e përafrimit të Shqipërisë në BE. Që nga viti 2014, Shqipëria është kandidate zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Rruga e gjatë e Shqipërisë në Bashkimin Evropian që filloi në 2003 u shënjua nga shumë probleme të brendshme. Me zgjedhjen e ish-Kryetarit të Bashkisë dhe artistit Edi Rama si Kryeministër në vitin 2013 marrëdhëniet u normalizuan.

Reforma e gjyqësorit, miratuar në 2016, i hapi derën negociatave për anëtarësim. Vendi konsiderohet i qëndrueshëm, është anëtar i NATO-s dhe ka marrëdhënie shumë të mira ekonomike me BE-në. Edhe Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e partneritetit dhe e promovojnë këtë vend të vogël ballkanik.

Shumë probleme strukturore karakterizojnë detyrat e ndërmarra, të tilla si ndërtimi i një sistemi modern të ujit, rrjeti i transportit, dhe menaxhimi i kujdesit mjekësor. Nën drejtimin e Kryeministrit Rama është bërë shumë progres. Vendi tregon qartë vullnetin, për të qenë një partner i besueshëm dhe konstruktiv në Evropë.

Mbajtësi i shpresës në Ballkan

Vendi multifetar me muslimanë, të krishterë dhe ateistë prezanton një kontribut shumë të mirë, dhe një urë mirëkuptimi të ndërsjellë midis besimeve në Evropë. Shqipëria është e njohur historikisht, në mënyrë të përsëritur, për pritjen miqësore të refugjatëve nga vende të ndryshme të botës. Kjo karakteristikë, e cila është demostruar së fundmi me pranimin e 3000 disidentëve iranianë në mërgim të ardhur nga kampi Liberty në Irak, e bën vendin një fener të shpresës për Ballkanin, në çështjet e vështira të të drejtave të njeriut.

Vizita e Ramës dhe takimet në Kancelari dhe me Kryetarin e Bundestagut (pas vizitës së tij në Shqipëri) tregojnë se të dyja palët mirëpresin në mënyrë të konsiderueshme rrugën e progresit të Shqipërisë në BE. Garant për një zhvillim pozitiv është sigurisht Kryeministri Edi Rama, i cili, me mënyrën e tij për të trajtuar dhe zgjidhur problemet, hap në mënyrë të shkëlqyer një derë të madhe.

 

16 komente në “Media gjermane: Pse është mirë që Angela Merkel mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    ja dhe te ”mirat” e Shqiperise:

    90% muslims
    140 jihadista ne ISIS,ALNUSRA.
    850 xhami[sumica pa qitap]
    150 teqe,ku baba Mondi edhe pse vjel te ardhurat perseri nuk paguan dritat………
    qindra org.gyleniste te cilat punojne perdite per turqezimin e shqiperise…
    po kaq edhe ato arabe apo doganiste………….
    5000 koke mujahedina….
    KU ESHTE E MIRA !!!???

    1. SIPARI says:

      Lexoji siper te mirat, qorr idiot. Gjakprishur dhe I pashprese. Me vjen keq per ty.

  2. tema says:

    Kanë filluar duke u tallur me ne.

  3. mirel says:

    Modernizimi i ujit mos nenkupton koncesion?
    Atehere ky eshte skllaverimi i vertete i Shqiperise. Vetem vende te botes se katert kane rene viktime e ketij masakrimi te shtetit.
    Po ju moren ujin ju kane marre jeten.

  4. Kevinjon says:

    Ai eshte nje ishkryetar i qytetit te humbur ne kufi me Polonine Frankfurt-Oder dhe jo i Frankfurtit qe shtremberoni lajmet. Dhe artikulli eshte thjeshte nje koment njejte si komentuesit me injorante te botes te gazeta Tema. Pra nuk eshte serioze sepse mund te shkruhet nga kushdo. Qe te fjalia qe e paraqet Ramen si politikan te zotin mund te shikosh manipulimin qe eshte bere. Rama e Tema ta ndajne mendjen, o jane portalet online kazani qe shtremberon ose ti lere keto “lajme” qe kopjohen e perkthehen nga portale online.

  5. DETARI Atlantidhes @ says:

    me e keqja e shqiptarit ,eshte vete shqiptari qe nuk i rregullohet kurre turini !
    Edi Rama ,eshte personalitet i kohes se tanishme.

  6. lazgush pogradeci nga gerdeci says:

    e mira esht qe edi rama “garanton” kete “ure” lidhse midis myslimve dhe kristjanve te cilet jan te gjith s bashku te pafe. sepse per 50 vjet I dogjen qisha dhe moshe me urat e zjarrit prolletar bollshevik.
    edi rama vet s din se cfar feje te deklaroj per veten e tij dhe ka zgjedh te behet nje vitrin muzeumi fesh:vet katolik,gruja myslimone,fmija ortodoks,kojshija jud,shoferi I familjes do dali nanji indu. dhe shif kur t nxjeri ca deputet te partis te besimit majá.,si ata acteket e brazilit.
    jem a sjem multikulturor multietnik multifetar multishtetnor…?

  7. Leone-53 says:

    Muxhahedinjte iranian i ka futur Sali shpella dhe Edi droga e jo shqiptari i thjeshte qe se ka pyetur njeri.
    Te jete per mua si shqiptar ata ti mari amerika sepse ajo ka trazuar gjithe Lindjen e Mesme e ne shqiptaret nuk duhet te ngatrohemi me keto pislleqe te Amerikes!

  8. shqupasi says:

    Te gjithe komentuesit e mesiperm kane te drejte te japin opinione mosbesuese, sepse ata i besojne Kricit te Laures qe na e solli tre dite para takimit te Rames me Merkelin.

  9. Per plehrat says:

    O plehra, nuk eshte nevoja te vleresohet k/ministri nga ju. Rendesi ka ta vleresojne ata persona, qe kane ne dore te ndryshojne atdheun tone te perbashket. Ata qe te shajne zt. Rama jane ne minorance, prandaj mire thua, qente te lehin ne dhe atdheu te ecin perpara. Ec aty.

  10. Per plehrat says:

    O plehra, nuk eshte nevoja te vleresohet k/ministri nga ju. Rendesi ka ta vleresojne ata persona, qe kane ne dore te ndryshojne atdheun tone te perbashket. Ata qe te shajne zt. Rama jane ne minorance, prandaj mire thua, qente te lehin ne dhe atdheu te ecin perpara. Ec aty.

  11. Poradeci says:

    Je ekselent zt. Rama. E terbove kafshen derr-ishe dhe ate tjetrin, manekinin me sukseset e tua ne arenen europiane e me gjere. Prandaj te lutem sa here te te dalin perpara keto mostra, mos hezito por shkeli me kembe si vemje, se e meritojne keto bisha te fosolizuara. Kermat jane te ngordhura. Perpara zt. Rama dhe suksese te tjera.

  12. Poradeci says:

    Je ekselent zt. Rama. E terbove kafshen derr-ishe dhe ate tjetrin, manekinin me sukseset e tua ne arenen europiane e me gjere. Prandaj te lutem sa here te te dalin perpara keto mostra, mos hezito por shkeli me kembe si vemje, se e meritojne keto bisha te fosolizuara. Kermat jane te ngordhura. Perpara zt. Rama dhe suksese te tjera.

  13. Poradeci says:

    Je ekselent zt. Rama. E terbove kafshen derr-ishe dhe ate tjetrin, manekinin me sukseset e tua ne arenen europiane e me gjere. Prandaj te lutem sa here te te dalin perpara keto mostra, mos hezito por shkeli me kembe si vemje, se e meritojne keto bisha te fosolizuara. Kermat jane te ngordhura. Perpara zt. Rama dhe suksese te tjera.

  14. Emigranti SHBA. says:

    Me rreformate e ndermara, me luften dhe punen, per te bere shtet, te cilin e shkateroi qoftelargu sali, duke i bere shqiptaret hajdute, te energjise , ujit, pronave, derisa e degjeneroi dhe e kooruptoi te ashtuquajturen drejtesi, qe ka bere me shume pasuri dhe padrejtesi, e cperfyturoi admistraten shteterore, ekonomine e coi ne 0.9. mardehenjet me fqinjet i ngateroi, ato derkombetare thauajse i ngriu. U deshe nje Edi Rama, te shkri akujte edhe me Serbine dhe te forcoi mardhenjet me faktorin derkombetre, ballkanin, deri sa bindi edhe kancelaren Merkel te takohet tri here me Kryeministrin Rama, ta pergezoi per rreformat dhe ti premtoi mbeshtetje kryesore per hapjen e negocjatave per pranimin e SHqiperise ne BE.Suksese Edi Rama, ku jemi e ku sjemi dote vime e tju meshtesim ne zgjedhjet e 2017.

  15. adri says:

    Nuk do ta keshilloja futjen e shqiperise ne Europe. Ekonomia e Shqiperise eshte ne Vdekje. Perpara se te vdesi Europa do tja futi Shqiperise sic ja ka futur nder shekuj . Europa Plake Kurve. Shikoni shembullin e zvicres edhe Anglise. Preferojne te vete-qeverisin edhe te mos varen nga Eurocratet qe ketu ne bruksel kane dekada ne post edhe trurin e kane te fishkur por leket i kane me pale. Edhe belget vete nuk e duan europen e madhe. Kalofshit bukur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje