Misteri i përkthimit të ligjit të Vetting-ut, Kushtetuesja riçon draftin në "Venecia" pas kërcënimit të PD

30 Nëntor 2016, 20:02Politika TEMA

Kërcënimi i kreut demokrat Lulzim Basha në lidhje me përkthimin jokorrekt nga Kushtetuesja të ligjit të Vettingut dhe se kjo Gjykatë duhet ta ridërgojë në Komisionin e Venecias duket se ka bërë punë dhe ka vene ne levizje institucionin me te larte te Drejtesise.

Përkthimi i ligjit të Vetting-ut mund të kthehet nga një çështje teknike në një çështje politike, të cilën opozita mund ta interpretojë si cënim të kredibilitetit të opionit të Komisionit të Venecias.

Top Channel ka mësuar se Gjykata Kushtetuese i nisi pasditen e së mërkurës një përkthim të ri Venecias, pasi kishte marrë të premten një ankesë me shkrim nga Partia Demokratike se varianti anglisht i ligjit të publikuar në faqen e Komisionit ishte i pasaktë dhe paragrafet thelbësore të tij nuk përputhen me variantin shqiptar të miratuar në Parlament.

Gjykata Kushtetuese konfirmoi se përkthimi i ri është bërë nga përkthyes të liçencuar të Ministrisë së Drejtësisë. Burime nga opozita bëjnë të ditur se versioni anglisht i çuar në Venecia është ai i misionit EURALIUS, marrë nga Gjykata Kushtetuese për të mos humbur kohë pas ankimimit nga Partia Demokratike.

Por Lulzim Basha ka deklaruar në grupin parlamentar të opozitës se ky version nuk paraqet versionin final të ligjit dhe se ka ndryshime thelbësore mes versionit të parë me përkthimin e ri. Për këtë arsye, Partia Demokratike i ka dërguar po të mërkurën një letër Komisionit të Venecias.

Top Channel mësoi se gjuha e përdorur në letrën e Oerd Bylykbashit nuk është aspak diplomatike. Opozita vë në dijeni Komisionin e Venecias për këto ndryshime mes versioneve, duke shprehur bindjen se një opinion i saj sipas versionit të pare me 17 nene të përkthyera keq do të çonte në një gjykim të gabuar.

Por ligji nuk është problemi i vetëm i Partisë Demokratike. Sipas saj, edhe Kushtetuta në anglisht, që është publikuar në faqen e Venecias, është e ndryshme nga Kushtetuta që ka miratuar me konsensus Kuvendi i Shqipërisë.

Opozita ngre shqetësimin se, në 3 nenet që lidhen me Vetting-un ka ndryshime të tilla që mund të manipulojnë dhe të ndikojnë opinionin e Venecias. Partia Demokratike thotë se ka konfrimuar zyrtarisht se versioni i Kushtetutës në anglisht nuk është çuar në Venecia as nga Kuvendi, as nga Gjykata Kushtetuese dhe as nga Minstria e Drejtësisë dhe si i tillë mbetet ende i paidentifikuar burimi prej nga e ka marrë Venecia.

Bashkë me këto dyshime, opozita i ka dërguar Komisionit një version të sajin në anglisht të Kushtetutës, duke shpresuar që ai të merret parasysh përpara vendimit final.

Ndërkohë, gjatë mesditës së të mërkurës dolën lajme të pakonfimuara se Venecia ka hartuar një draft paraprak të opinionit të saj, i cili lë në fuqi ligjin e Vetting-ut.

12 komente në “Misteri i përkthimit të ligjit të Vetting-ut, Kushtetuesja riçon draftin në “Venecia” pas kërcënimit të PD”

  1. Fredi FR says:

    Keta duhen varur ne litar,cfare paskan qene funderrina te ndryra.

  2. boom says:

    Lu dhe Vllahutin te bejne gati listen e zeze me emrat e gjykatesve te kushtetueses dhe tia dergojne Obames dhe BE-se. Keta persona dhe familjaret e tyre nuk duhen te shkelin ne SHBA dhe Evrope. Cfaredo pasurie qe kane ne keto vende tu bllokohet.

  3. Shqiptar says:

    Perpjekje e kote e bandes kriminale te SHQUP-it. Ligji i Vettingut eshte shkruar me Anglisht nga ekspertet e EURALIUS-it. Eshte perkthyer ne Shqip qe te mund te votohej ne Parlament sepse nuk mund te votohet nje ligj i shkruar Anglisht. Kushtetuesja i ka derguar Venecia- s versionin origjinal te shkruar ne Anglisht. SHQUP- i thote se ligji nuk eshte perkthyer mire nga Shqipja ne anglisht. Ngaqe Bylyk- Bashi dhe Lulzime Bashja Jane njohesit me te mire te Anglishtes ne Shqiperi. Ky eshte nje lajm i madh. SHQUP-i eshte i deshperuar dhe Po kerkon te kapet ( deshperimisht) si i mbyturi pas fijes se kashtes.

  4. LORA says:

    “Misterin” e perkthimit te ligjit te Vetting-ut gjejeni ne mbylljen me procedure te gjyqit te vjedhjes hiperebolike te
    lul-kusaro-puthador-kriminelit ne Rrugen e Kombit.

  5. Nacionalisti says:

    Ky eshte puc kushtetues i bere nga PS, eshte e njejta gje qe ajo ben me sjelljen e saj ne Shqiperi dhe ne BE.
    Opozita nuk duhet da ler me kaq por duhet qe te cojne pergjegjesit ne Burg, madje veprimi i fundit nga ana e PS me ben te mendoj qe dhe ndryshimet kushtetuese qe Jane botuar ne fletore zyrtare mund te Jene manipuluar!

  6. Nacionalisti says:

    Ky eshte puc kushtetues i bere nga PS, eshte e njejta gje qe ajo ben me sjelljen e saj ne Shqiperi dhe ne BE.
    Opozita nuk duhet da ler me kaq por duhet qe te cojne pergjegjesit ne Burg, madje veprimi i fundit nga ana e PS me ben te mendoj qe dhe ndryshimet kushtetuese qe Jane botuar ne fletore zyrtare mund te Jene manipuluar!…

  7. Bardhi Tolabi says:

    Nuk besoj ne zot,por kur lexova kete bertita:
    O Zot,merru shpirtin nje ore e me pare,Berishes,Lulit dhe ketyre palacove gjyqtare te Gjykates Kushtetuese!
    Kaq shume te poshter,si keta,nuk kam pare e degjuar deri me sot.Cdo gje e kane te planifikuar,para se te votonin ne mbremjen e 21-22 Korrikut,per te ndermarre hapa pengues per mos celjen e negociatave me BE-ne.Duhet ta kishim parashikuar se,si qe e “mundur”,qe te votonin te 140 deputetet ndryshimet Kushtetuese,kur para se te vihej ne votimin Parlamentar PD-ja dhe shumica e deputeteve te saj e disa te LSI-se,paten kundershtime deri ne mos votimin e tij ne parlament.Por ja,arriten te blene apo urdherojne,palacot e tyre ne Gjykaten Kushtetuese,te bejne gjithe keto manovra me “perkthime”,apo me marrje “mendimi” prej Venecies…
    Nuk e di,se me sa vota dhe per cfare aresyesh,mund te shkarkohen te tillet,por e kane mbushur kupen:
    —Nuk jane te afte te japin mendim per nje ligj,ne se eshte ose jo ne perputhje me Kushtetuten—Atehere perse marrin pagen ne kete Gjykate,kur ju mungon aftesia profesionale?
    —Nuk jane te afte te gjykojne se,per te perkthyer nje tekst zyrtar,per nje organizem nderkombetar,duhet nje perkthyes jo vetem i licensuar,por edhe i miratuar prej institucionit perkates,ne kete rast prej Ministrise te Drejtesise.
    — Si e “gjeten” mbas 4 muajsh se,qenka bere perkthim i “gabuar” dhe nuk e gjeten para se ta dergonin ne Venecia?—Kush i “ndihmoi” tani mbas 4 muaj,kur te gjithe e kemi lexuar ne shtyp,se prej qeverise dhe PS-se,kerkohej qe te shpejtohej perkthimi dhe te nisej sa me pare ne Venecie dhe pergjigja vinte se,duhej te behej nje perkthim serioz dhe prandaj kerkohej koha e nevojshme?
    — Kush ishte “perkthyesi” i pare,sa pare morri dhe cfare pergjegjesie mban ai per perkthim te gabuar?Kjo puna e perkthyesit,me sjell ne kujtese armiqesine e E.Hoxhes me Hrushovin dhe si koke turku ne debatet e tyre,benin fajtore perkthyesit…
    Sidoqofte,ne nuk kemi Gjykate Kushtetuese… Ne vend te saj,kemi njeriun me te poshter,me antishqiptarin,tradhetarin,hajdutin,sherbetorine e Serbit dhe te Grekut,Sali Berishen.
    Urgjentisht maxhoranca duhet te gjeje rruge per kaperximin e kesaj situate sa qesharake ne pamje aq e tmerrshme eshte prej pasojave te shkakton….

    1. Mos U merzit o Bardhi .. Sa me shume ta demtojne procesin aq me shume do ti shtohet agonia dhe vitet e burgut.. Shqiperia tashme ka perqafuar perendimin dhe Nuk ka Saliqen e lulushe ta kthejne mbrapsh.. Duhet vetem durim .. Pershendetje

  8. Bostonian says:

    Popull kot, ne vend qe te ngriheni e ti thoni mjaft me PDs se I doli boja, se ska me kushkon me edebseslluqet qe PDja po ben , se spjerdhe per popull fare. Ju thoni jo flautin jo luja tha keshtu apo ashtu, cohuni nje here dreqi ta marri se po ju marrin neper kembe si mos e me keq.

  9. Albani says:

    Do te preferoja nje “”diktature””,nen udheheqjen e Rames vete e vetem qe ti zhdukte nje here e mire nga faqja e dheut keta funderrina.

  10. lili says:

    Tash edhe une po dergoj perkthimin Tim:nje mut qeveri qe as minimumin e minimumit nuk e bene si duhet-nje version zyrtare te kushtetuese edhe nje mut eurlius qe ma shume Jane euraliars ,qe behen bashke me venecias per me bâ mutin edhe ma te madh,bashke me kryemutin basha!
    Mjere shqipni ,kush te…
    E ka pas thane qe moti poeti!

  11. Biku says:

    Zoti vent dore me keta njeres antishqiptar, boll vuajtem me keta njerez te qelbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje