Paga minimale nga 220 mijë lekë, shkon në 375 mijë lekë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ramaQeveria prezantoi pasditen e kësaj të mërkure planin e saj për modernizimin e administratës publike, duke e vënë theksin tek rritja e rrogave për punonjësit e kësaj kategorie.

Duke marrë fjalën në këtë event, kryeministri Rama ka deklaruar se shërbëtorët e shtetit duhet të vlerësohen për kontributin e tyre në realizimin e reformave të qeverisë së tij.

Besoj se është momenti që të gjithë ata që i shërbejnë këtij shteti të ndajnë frytet e para të reformave dhe rritja e pagave nuk është thjesht e zakonshme, por është dhe një shpërblim i merituar për gjithë mbështetjen që ata i kanë dhënë reformës”, ka thënë Rama.

Ne kemi pagën më të ulët në shtet sot për gjithë shërbimet mbështetese po themi, e kemi 220 milje lekë të vjetra. Me këtë paketë e çojmë pagën më të ulët në shtet 375 mijë lekë të vjetra, a është mjaft, nuk është mjaft. Po a është shumë më tepër për njerëz rropaten për të krijuar kushtet higjenike, logjistike të punës në administratë prej nuk mbahet mend se kurrë me 220 mijë lekë të vjetra”, u shpreh Rama.

Në vijim të fjalës së tij Rama i ka quajtur “përralla” pretendimet e opozitës se qeveria e tij ka rritur taksat. Ai ka theksuar se, në rreth 3 vjet e gjysmë kjo qeveri ka bërë shumë më tepër se qeveria e kaluar në 8 vjet, duke shpenzuar 540 milionë dollarë për fuqinë blerëse.

Më herët, ministri i Financave Arben Ahmetaj sqaroi se, pagat për administratën do të rriten 7 për qind dhe se fondi për këtë rritje shkon 7.2 miliardë në nivel 12-mujor.

“Ka një fond tjetër për transferimet nga administrata publike në atë lokale dhe është hera e parë që ka një shumë kaq të konsiderueshme në dispozicion të administratës publike, duke filluar nga mjekët e duke vazhduar me mësuesit, policët, ushtarët”, tha Ahmetaj.

Shefi i financave shqiptare nënvizoi se, paketa e rritjes do të ketë edhe një “fytyrë sociale” sa i përket pagave të ulëta. “Kjo rritje bazohet tek suksesi i reformës, tek rritja e pagave pa borxh”, shtoi Ahmetaj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Paga minimale nga 220 mijë lekë, shkon në 375 mijë lekë”

  1. Arben says:

    ME SHUME SE GJYSMA E PUNONJESVE TE ADMINISTRATES E MARRIN RROGEN KOT, PA DHENE AS EDHE NJE SHERBIM NDAJ QYTETAREVE.

    KETO PAGA DUHEN HEQUR FARE

  2. toni says:

    me kete ligj te ri sigurimi ne muaj nga 65000 shkon ne 120000 dhe kesaj i thone takse super qe do te rendoje te gjithe punetoret qe ose do ta paguajne vete nga rroga ose do te hiqen nga puna. biznesi nuk ka fuqi te perballoje me taksa te reja ………

  3. Jazek says:

    Nga do dalin keto miliarda Leke per parazitet e administrates (gjasme ne ‘sherbim te popullit’).
    Nuk ka ne Shqiperi ndonje rritje te ndjeshme te prodhimit dhe, sidomos, te treguesve te produktivitetit qe te justifikoje disi nje rritje kaq te madhe te pagave shteterore.
    Natyrisht kjo rritje e pagave do te behet nga taksat tona apo ndonje kredi tjeter qe merret ne kurriz te ketij mileti fukara.

  4. Turp says:

    Edhe ato qindra grate dembele te gjelberimit, qe rrine kot gjithe diten duke bo muhabet nen rrezet e Diellit tek liqeni apo lagjet e Tiranes do te perfitojne nga kjo rritje?
    Kjo do te ishte jo vetem nje grabitje e paster e taksave te qytetareve, por nje afrim i paster drejt praktikave me te keqia te komunizmit.

  5. leka says:

    Po ç’leke te vjetra ju marrte dreqi…jane ne qarkullim qe ne ’64. Kur duan ti hedhin hi syve 220 mije, kur ja marrin njerezve jane 22 mije.

  6. Mirush says:

    Popull idiot qe akoma flet me leke te reja/te vjetra. Mendoni sa leke u zhvaten te huajve apo emigranteve ne kete menyre…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *