Rama dhe gjuha e kadifenjtë e Erdoganit te Merkeli

30 Nëntor 2016, 10:17Blog TEMA

Nga Panajot Barka

 

Vizita e Kryeministrit Rama në Berlin, midis të tjerash, përbën një mesazh të qartë në lidhje me seriozitetin politik të Tiranës në raport me partnerët perendimorë.

Në deklaratën e tij në konferencën përbashkët për shtyp me zonjën Merkel, kryeministri kishte një dyzim (ose një gjuhë me kulaç dhe kërbaç) që nuk vërteton thjesht se kjo vizitë ishte larg rezultateve të aspiruara prej tij në lidhje me hapjen e procesit integrues të vendit në BE, por që vë në dyshim seriozitetin e Tiranës për orientimin e vet politik. Në deklaratën e tij, Rama u përpoq të riaktivizonte të gjithë arsenalin e argumenteve të tij në lidhje me interesin e dyanshëm, të BE-së nga njera anë dhe Shqipërisë e Ballkanit Perendimor nga ana tjetër.

Njëkohësisht ai i kujtoi zonjës së parë të Evropës, të cilën kish arritur t’i fliste dhe në njëjës dhe në emër, se “në këtë situatë shumë pozitive, as ne dhe as partnerët europianë nuk duhet ta marrin si të mirëqenë njëherë e përgjithmonë atë që kemi arritur, sepse në rajonin tonë veprojnë edhe aktorë të tretë që synojnë të shfrytëzojnë çdo lëkundje, paqartësi apo vakum që mund të krijohet në marrëdhënien tonë me BE-në”

Kjo diplomaci ka një interpretim fare të thjeshtë.

– Shiko, thotë, po qe se ju nuk na hapni derën, ne na presin edhe të tjerë(!!) Dhe në këtë artikulim, kuptohet që Rama nuk e ka fjalën për Rusinë të cilës i ka mbyllur portën në surat për të treguar devotshmerinë e tij perendimore. Ai ka parasysh Turqinë dhe faktorë të tjerë të spektrit islamik që veprojnë në Shqipëri dhe rajon.

Në këtë sens, gjuha e Ramës ishte ana e kadifenjtë e gjuhës kërcenuese që përdori Erdogani ndaj Perendimit dhe BE-së pak ditë me parë, kur kjo e fundit, kuptohet me vullnetin parësor të Gjermanisë, ngriu procesin e bisedimeve integruese për në BE të Turqisë.

Në fakt, kjo gjuhë e Erdoganit nuk lidhet aq me këtë vendim të BE-së, por me zhvillimet në Siri dhe në rajonin me të gjerë në Juglindje të Turqisë. Lidhet veçanërisht me frikën e saj për krijimin e shtetit Kurd dhe humbjen e rendësisë së vet gjeostrategjike. Në këtë kuptim, Turqia nuk kërcenon vetëm me prishjen e njëanshme të marrëveshjës së refugjatëve me BE-në (flitet se një arsenal i ri i fuqishëm transportues refugjatesh drejt ishujve grekë dhe vendeve të tjera evropiane është instaluar në Azinë e Vogël) gjë që do të sillte një këkëçarje të mëdha për Evropën. Si kundrapeshë e këtyre zhvillimeve të munshme, ajo kërcenon edhe me shkelje të njëanshme dhe të dhunshme të akteve ndërkombëtare të vendosjës se rendit egzistues kufitar në këtë pjesë të Evropës, marrëveshjen e Lozanës, që në fund të fundit ato janë edhe kufijtë e BE-së.

Gjuha e Ramës tregon se ai nuk mund të jetë një Erdogan tjetër ndaj Evropës, por një shtesë e tij në Ballkan, apo një istrument i tij për aq sa interesat kombëtare të shqiptarëve, përputhen me ambicjet neotomane të Erdoganit në rajon. Në gjuhën evropiane ky nënkuptim i deklaratës së Ramës, artikulohet krejt ndryshe. Artikulohet si “Shqipëri Evropiane”, pra si një bashkim i të gjitha trojeve shqiptare në një Evropë të Bashkuar(!!)

Faktin e një partneriteti të tillë me Turqinë e shpreh hapur edhe presidenti i Republikës. Në një emision të ditëve të fundit televiz, Nishani, as me shumë e as më pak, tha se Turqia përbën një faktor ekulibrues i stabilitetit në Shqipëri, (për të cilën flitej në emision) dhe në rajon. Presidenti Nishani nuk përmendi se cilët janë faktorët që e kërcenojnë këtë stabilitet dhe as faktin që pse në kuadrin e NATO-s Turqia zë për Shqipërinë faktorin kyç të ruajtjës së këtyre ekulibrave dhe stabilitetit.

Ky kendveshtrim na lëjon të interpretojmë ndër të tjera arsyet perse Tirana në raport me Greqinë zgjodhi si përcaktuese të së ardhmës së marrëdhënieve midis të dy vendeve ato probleme të së kaluarës që derivojnë te interesat e së shkuarës dhe të tashmës të Turqisë në rajon, sidomos ndaj Greqisë, të ricikluara sot nga Erdogani.

Po ashtu, Turqia ka kohë që interesat e veta në Shqipëri i ka avancuar edhe pse jo në nivelin që ndoshta ajo do të dëshironte. Madje në këtë anë peshon edhe balanaca e ndihmës së saj për Shqipërinë. Lë të mos harrojmë se në vizitën e tij të largët Turgut Ozal kërkoi heqjën e bustit të Skendërbeut nga selia jonë presidenciale. Me 1998 Ankaraja kondicionoi ndihmën për ushtrinë shqiptare me garanci marrjen e bazës ushtarake të Pashalimanit dhe me vonë edhe të aeroportit të Kucovës (në të njejta rrethana Italia mori ishullin e Sazanit dhe Greqia kërkoi ndërtimin e një spitali multifunksional në Gjirokastër i cili për gati dhjetë vjet u shërbeu mbi 30 mijë shqiptarëve). Sipas presidentit Nishani, Turqia zotëron pjesët më stragjike të ekonomisë së vendit, të telekomunikacioneve, industrisë së metaleve dhe mineraleve, të energjitikës etj. Por mendoj, se arritja më e madhe është mentaliteti i krijuar në sferat kontrolluese të opinionit publik. Se Turqia nuk është thjeshtë një aleat strategjik, por një vend mik dhe vëlla. Dhe është i tillë jo për shkak të historisë, por, siç thotë edhe presidenti Nishani, tek Turqia shihet partneri ekulibrues ndaj faktorëve të tjerë që trajtohen herë hapur e herë mfshehtas si armiq të Shqipërisë. Madje, në emër të këtij qëllimi harrohet edhe historia e vërtetë e raportëve të Perandorisë Otomane, trashëgimtare e së cilës është Turqia, me popullin shqiptar. Derivat i këtij partneriteti, është rikrijimi, pavarësisht nga format e shfaqjës, të konfliktit të mileteve fetare përgjatë fundit të Perandorisë Otomane e që shërbeu si shtysë kryesore për formimin e komb-shteteve në Ballkan, me përjashtim të Shqipërisë.

Aq e vërtet është kjo sa që edhe sot në Shqipëri, anashkalohet si zyrtarisht edhe publikisht fakti se nga kush Shqipëria fitoi pavarësinë dhe si e fitoi atë. Madje shkohet deri atje sa në ditën e Pavarësisë shfaqen bashkërisht flamuri kombëtar i Shqipërisë me atë të Turqisë. Ndërsa katër vjet më parë, në 100 vjetorin e këtij eventi, kryefjala që i jipte tempin festës, ishte nacionalizmi ndaj fqinjit jugor, se sa vet eventi i pavarësisë si e tillë (dhe atëherë këto daulle pushuan pasi Perendimi i hoqi fort veshin Tiranës zyrtare).

Ndoshta Rama ka të drejtë në artikulimin e tij për atë punën “e të treteve”. Se Perendimi i shkaktoi aq shumë dilema në marrëdhëniet e tij me Erdoganin. Më të ardhur në pushtet Rama shpalli se me qeverinë e Erdoganit do të bënte mbledhje të përbashkëta, por kjo nuk ndodhi edhe përse si praktikë nuk është e denueshme. Eshte e vërtetë se Rama lëjoi aplikimin kulturor të neotomanizmit në Shqipëri, ngritjen e xhamive të shumta saqë sot Shqipëria e parë nga lart ngjan një vend krejtesisht mysliman. Por njëkohësisht Rama hoqi vallen e krishtërimit katolik të shqiptarëve. Pritja e Papës në Tiranë në njëvjetorin e qeverisjës së tij, ku mbisundoi thirrja e kthimit në origjinën fetare, flet njëqindfish më shumë se akti i tij i vetpërcaktimit si katolik. Kjo, mëgjithatë nuk e pengoi Erdoganin, disa muaj me vonë si i ftuar i Ramës në Tiranë, të përcaktonte kufirin adriatik të Shqipërisë si kufirin e perandorisë së zemrës së Erdoganit dhe Erdogani të përjetonte me lotë thirrjet në vargje të një të reje që të mos i braktiste shqiptarët. Po gjithashtu, Rama nuk pati fuqi të plotësonte asnjë nga kërkesat e Erdoganit ndaj kundërshtarit të tij më të egër, Gjylenit.

Të gjitha këto Perendimi i ndiqte me kujdes të padukshëm, ashtu si edhe thirrjen se fundmi me zë të lartë, “Falimenderit Erdogan” për uniformën e re të policisë, ndërkohë që nuk e kishin dëgjuar të bënte të njëjtën gjë për ndihmat dhe më të mëdha të Perendimit.Në këtë aspekt duket se Perendimi ishte gati të toleronte situatën në Shqipëri përsa i përket drogës, krimit të organizuar, korupsionit, reformave gjysmake, të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve, proceseve të çala demokratike. Por jo të gjitha së bashku.

22 komente në “Rama dhe gjuha e kadifenjtë e Erdoganit te Merkeli”

  1. Xha Barka says:

    Ja dhe qelbi grek yyysht

    1. Adriatik says:

      Dashuria e turkoshqiptareve per baben e tyre sulltanin rexhep eshte e pafund.

    2. tfgs1 says:

      nje bravo te madhe gia sena k.Panagioti per kete pasqyrim real te gjendjes se politikes qesharake te corapekuqit por edhe rrezikun e madh qe i kanoset Shqiperise nga turqit por edhe nga dylberat hasanoshqipfoles te cilet qelbin shqiperine me prezencen e tyre …………………..pune korrakesh ,kshq varu [email protected]@rin.

    3. Haaaaa says:

      Provokator dhe armik i Shqiperise ke mbetur o qirje Panajotis!
      Spiun e Greqise mbete,o bukeshkale!

  2. Leo says:

    O I marri Panajot, sido qe te besh ti dhe bythelepiresit si ti, kurre nuk do mundeni te tjetersoni karakterin tuaj te veremosur. Mos u merr me prapesi se bisht qeni ke per te mbetur.

    1. fiks says:

      Eladho Panajotis . Pinjoll i familjes Barka je dhe ti. Anti shqiptare dhe grek te felliqur.

  3. Me sqepar kokes se Janulles. says:

    Gjuha e kadifenjte ?! Vazhdon shkaterrimi i gjuhes shqipe….

  4. fiks says:

    Eladho Panajotis. Pinjoll i familjes Barka je dhe ti. Antishqiptare dhe grek te felliqur.

  5. fiks says:

    Eladho Panajotis. Pinjoll i familjes Barka je dhe ti. Antishqiptare dhe grek te felliqur. Shko futi noi suflaki ngreqi por edhe atje nuk te duan se e dine cfare rrace je

  6. Petro says:

    Po ti mo Leo c fare je? A nuk je bisht qeni.Pjelle e trasheguar e ndonje jeniceri.Or idiot, perseri me sulltanin ti, qe te la 500 vjet pa shkolla, pa mesuar te shkruash e te lexosh ne gjuhen shqipe?O shpurre injorante anadollake.ik qe ketej e mos e ndy dheun e Arberit.Turp qe ka te tille akoma, flamurtare te gjysme henes.

  7. Albani says:

    Ore Panajot keto shkrimet e tua sec me ngjajne me ato komentet e mtfgs.
    Mos harro se presidenti vete me Berishen e solli dhe Turkun ketu,megjithate ka nje ndryshim te madh sepse ne qofte se turku ka ardhur per biznes dhe tregeti duke marre dhe shfrytezuar sektore te ndryshem ekonomike qente Greke kerkojne siperfaqe detare dhe varreza qe perkthehet ne aneksim.
    Sa per Ramen ti rruani bolet ti dhe berberet e tu.

  8. Pali (jo shen) says:

    cudi dalka Barka me i zgjuari se gjithe politikanet europiane qe se kuptuan hilene e Rames. E kuptoj qe ke mentalitetin e pjeses me te erret te patrilles tende, por te lutem drejtoje shigjetat nga Turqia dhe leri alvanoset ti regullojne vete dilemat e tyre. Skeni ci beni gomarit dhe i bini samarit. Paske inate dhe me Papen bravo!!!

  9. deti says:

    o Mero une nuk e kuptoj si lejon qe gazeta jote te nxjerri te tilla “analiza” nga nje filogrek i felliqur.
    kur shifni emrin e keti tipit mos e lexoni fare se ka vetem mashtrime e shpifje.
    rroft shqiperia

  10. england says:

    Po cfare dreqin doni ju o jevgjiter qe per cdo hap te qeverise shqiptare me nje shtet qe nuk ka besimin fetar si tuajin,ju do fusni hundet,pse e krruani bythen o borxhlinj pa kufinj,nderkohe qe greqia ka bere cfare ka dash me serbet,ruset apo kedo tjeter qe e konsideron si adherfos!dhe askush nuk eshte i interesuar ta komentoje,kushdo e di friken tuaj nga Turqia Pano prandaj dhe nuk duhet ta krruash bythen tende te zeze pasi te del gjak…

  11. Nik says:

    Legen grek , ashtu e kuptove ti ? Jeni te paret
    per te futur fitila… plehra

  12. dash says:

    Q.Barka je shume izgjuar dhe ste kupton njeri, Por aty ke shkruar shume te paverteta.Me vien keq Por gjerat do shkojne shume me ndryshe se ci enderron ti, dhe padronet e tu.Mallkuar qofshin bukeshkalet,dhe kujt si pelqen ky vend te iki e te mos ta degjojme me as ne internet ,ju sduhej tju degjohej as zeri sepse jeni trajtuar me mire se vendasit ne kohen e pare…e bete si ajo puna e gramitme vreshtin..qelbanike!

  13. rako ferra says:

    Po c je munduar ore vemje me tere kete carcafe
    Ne te vertet keto jane qendrimet dhe tezat e ministrise se jashteme greke ne lidhje me mardheniet shqiptaro-turke
    Sapo lexuam qendrimin e ministrise se jashteme greke nga zdhenesi i saj ne Shqiperi Papagali-Barka
    Se dicka tenden ske thene vecese si papagall perserite qendrimin e MJ greke mbi rajonin
    Jane aq qesharake dhe njekohesishte ka dhe aq dinakeri ne keto teza sate vjene edhe per te vjelle
    Ndryshe nga vendet e tjera ballkanike qe vine nga diktaturat e bllokut lindor dhe u falet regresiviteti dhe hendeku i madh qe i ndan nga shoqerite perndimore Greqia edhe pse ka rreth 37 vjet pjestare e kesaj familje ka ngelur ne te tera aspektet edhe ajo shume shume large aspiratave qe perfaqeson familja e se ciles ajo eshte pjestare
    Eshte nje vend ballkanik ne te tera aspektet qe ndodhet ne Europe
    Dhe jo nje vend Europian ne ballkan sic duhet te ishte
    Persa i perket pikave qe flet nuk duhet te zgjatem pasi do duhesh te shkruaj me ore te tera
    Vecse le te kapim ceshtje e minoriteteve
    Te thuash dhe te mohosh ekzistencen e minoriteteve ne nje vend perkthehet se si popull nuk ke qene pjese e historise boterore !!!!!!
    Nuk ka as nje vend ne bote pa pakica dhe minoritete!!!!!!!!!!
    Edhe ne ishujte Tubalu ka pakica ne raporte me orgjinen e shumices se banoreve
    Dhe me shokuese eshte se con zerin per te drejtat e minoriteteve te vendit fqinj e nersa vete ajo mohon ekzistencen e cdo lloj pakice ne territorrin e saj dhe kjo ndodh duke qene pjese e nje klabi qe ka si baze themelore te drejtat njerezore

  14. Emigranti SHBA. says:

    Ike ore palaco, mose fute pyka per te prishure edhe ato mardhenje te mira qe ekzistijne midiise dy popiujve fqinje. Ne, ste pelqen qerohu e largohu nga shqiperia dhe mose analizo qendrimin dinjitoze te kryeministrit Rama, ne lidhje me mardhenet me BE, dhe ballkanin perendimore. Aktualishte kryeministri Rama eshte nje nder kryeministrat, me te afte dhe me i pelqyeri i gjithe udheheqsite e keti Rajoni.

  15. Barka po leh! says:

    Ne anglisht Bark-s do te thote qeni leh,! Pra ky Barka po leh ashtu sic e”ndersejne”padronet e tij te Athines!

  16. durrsaku says:

    z. BARKA , e thjeshte fare asnje shqiptar nuk don turkun apo aq me keq ate kafshen erdoganin . por dihet armiqesia me greqine fqinje , dihen pretendimet e greqise x gjoja vorio epir , x detin , varrezat koncensionet ne ekonomi etj . kercenimet qe ben ajo se po sua plotesuam oreksin nuk na jep statusin . ATEHER , e thjeshte armiku i armikut tim eshte miku im !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  17. Gregor Lato says:

    Sa bukur e ke interpretuar e kuptuar fjalimin e Rames o Pano. Bravo te qofte, ose je i lig ose je idiot i kompletuar.
    As Greqise nuk i sherbehet keshtu, e ke interpretuar shume trashe.

  18. capi dhia says:

    Ky eshte nje shkrim i servirur nga Zyra, nuk do shume mend, qe mban emrin Panajot Barka ose Varka. Ky konstatim i imi nuk hedh poshte
    vertetesine e fakteve te renditura dhe lidhura me njefare kujdesi nga dora e nje diplomati thjeshte zyrtar profesionist. Ky shkrim, sidoqofshin
    samesiper shenuar, perben nje sinjal
    qe duhet konsideruar seriozisht nga MPJashtme edhe ne kuadrin e vizites te Qiriako Micotaqit ne Beograd dje apo pardje. Thuhet se Micotaqi ka
    shanse te fitoje ne zgjedhjet e rradhes, se afermi. Thene kjo, nuk duhet arritur ne perfundimin se marredheniet shqiptaro-greke jane ne buzegremine. Aspak. Po duhet punuar qe ato te mos katandisen te shkojne deria atje, per shkak te … tone me shumice. Komenti im nuk duhet kuptuar si parathenie e nje rreziku apo kercenimi potencial territorial nga Greqia. Ai duhet kuptuar si nje kercenim ndaj sigurise ekonomike, tregtare,
    sociale, mjedisore, politikepartiake, dhe si taktike per ngrirjen e imazhit pozitiv, ne ngritje, te Shqiperise ne Ballkan e me gjere. Keshilltaret e kryeministrit, per punet e jashtme, duhet te orientojne, reagojne aktivisht dhe konkretisht ne massmedia. Heshtja shpreh … . Tung, trung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje