Rama: Nëse Ballkani mbetet jashtë BE-së, përfiton Rusia dhe islami radikal

RamaMediat ndërkombëtare po i kushtojnë një rëndësi të madhe shqetësimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me përpjekjet e Rusisë dhe radikalëve islamikë për të penetruar dhe vendosur ndikimin në rajon.

“Rusia dhe militantët islamikë mund të përpiqen për të rritur ndikimin e tyre në vendet e Ballkanit, nëse Bashkimi Evropian nuk i pranon këto vende si anëtare”.

Ky është thelbi i intervistës së kryeministrit Edi Rama për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Rama thekson e është në interesin e BE-së që të pranojë këto vende në gjirin e saj.

Ne duam qëndrueshmëri dhe siguri në Union dhe një Europë e sigurt nuk është e mirë nëse ka hapësira. Në të kundërt,  ne nuk duhet të harrojmë se ka edhe aktorë të tretë të cilët po luajnë lojën e tyre dhe që mund të përfitojnë nga boshllëqet që krijohen brenda Unionit. Unë jam duke folur për Rusinë, por duke folur gjithashtu edhe për islamin radikal”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se vendet e Ballkanit ndodhen mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si Greqia, Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia, ndërsa Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë ende jashtë Unionit.

Agjencia “Reuters”, shkruan se diplomatë nga rajoni kanë deklaruar se Rusia është duke u përpjekur për të rritur ndikimin e vet në vende të tilla si Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe tani edhe në Shqipëri.

rama 1

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Rama: Nëse Ballkani mbetet jashtë BE-së, përfiton Rusia dhe islami radikal”

  1. Devolliu says:

    Nuk ka asnje mik ky ti thote qe mos fol gomarlliqe apo keshtu i thote Linda?
    Ti je emer qe perçan or zoteri ndaj mos fol ne emer te shqiptareve.

    1. Korcari says:

      Eeee se ju devollinjte i hipni gomarit per se prapthi. I njihni me mire ca gjera

  2. adi says:

    kr rilindasi kete nuk e tha si shqetesim
    po ja tha si kercenim merkelit.
    po pse e beri gjithe kete eshte pyetja???
    pergjigja eshte e thjeshte
    deshtimi total i tij ne ekonomi , shqfryrja e flluskes se liderit te madh nederkombetar, lenia jashte e shqiperise nga axhenda europiane per shkak te hashashit , krimineleve te futur ne politike , korupsionit skandaloz qe jane realisht arsyet se pse shqiperia po ngelet jashte proceseve europiane.
    ndersa ky per te mbajtur karigen e thyer tashme do qe ta coje shqiperine drejt islamizmit.
    e kam thene me kohe qe kr rilindasi eshte haxhi qamili i koheve. eshte nje dumbabist i deshtuar .

  3. enter"" says:

    Boll me te tilla delarata idiote, nga politika e jashteme nuk merr vesh,
    Nese shqetesohesh per islamin radikal, bej thirrje vellait tend Thacit te marri masa kunder celulave radikale ne Kosove….

    IDIOT

  4. dardan says:

    Mos u krruj shume me Rusin, kujdes kur flet per ta se e peson si Gjukanoviçi apo si Vuçiçi se fundmi. E atje ne Tirane sta mbrojne dot b..then policet kalamaj te Sajmirit apo shikasit e zgerlaqur de Vishos.

  5. tfgs1 says:

    hahahaha,Corapekuq fol per beqirat shqipfoles qe kapin shifren e 90% ne Albanistan e mos vri mendjen per Ballkanin,ok.
    Erdogan: nese Evropa nuk na pranon ne do te rikrijojme UPO[United Peders Osmans] me Turkye,Boznia,Kosovo ,Albanistan and FYROM.

  6. Qyfyre says:

    Hahahaha, se BE faktikisht nuk ka stafe te tera te dedikuara ne hulumtimin e politikave nderkombetare te Rusise, i nevojitet Edi Rama qe t’i tregoje arrat dhe t’i sqaroje se si jane punet.

  7. Lpl. says:

    Zoti Rama sa per kujtese Evropa eshte e pa sigurte kur te hyjne mislimanet e ballkanit me te drejte vote ne Unjon Evropjan , ata per kete jane duke menduar qe vonojne kaq shume per trekendeshin e gjelber , dhe ti me kete kercenim vetem se e ben me te ligjshme vonesen .Kurse per Ruset Evropa ka hallin e vet se Rusi eshte burre i forte saqe ske ku kerkon ndihme .Keshtu kujtoj edhe Erdigani kur rrezoj avjonin Rus , e mor vedh su i thane deli zot vetes tende budalla nuk na e ka mbajtur ne tu gjuahme sa here ata kane shkele hapsiren tone , dhe pastaj Erdogan ju holl ne qafe Putinit me fal shume , keshtu qe jane lojra te rrezikshme per ty se aty hyn ne gjykimin e burrave dhe nuk fihet ku ta caktojne vendin me pak llafe dhe me shume perultesi e bindje .

Lini një Përgjigje te tfgs1 Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *