Rrëfehet motra e arratisur e Fidel Castros: Pse bashkëpunova me CIA-n, Raul do sjellë demokracinë

30 Nëntor 2016, 10:03Bota TEMA

Askush nuk mund të flasë më mirë për vëllezërit Castro se sa Juanita, motra e tyre e vogël.

Gjatë revolucionit i ndihmoi vëllezërit, duke blerë armë, por më pas u arratis, fillimisht në Meksikë dhe më pas në Majami.

Në një intervistë telefonike për La Stampa-n tregon pse u arratis nga Kuba dhe çfarë mendon për vëllain tjetër, Raulin.

Si e morët vesh lajmin e vdekjes?

Më telefonoi një familjare të premten në mbrëmje

E dini se nga çfarë vdiq Kastro?

Jo, po ishte shumë i sëmurë, thonë se zemra e la në baltë

Çfarë provuat?

Dhimbje, unë dhe Fideli ishim shumë të largët për arsye ideologjike e politike, por ishte vëllai im, gjaku im.

Në vitet e kaluara është folur për një rikthim të besimit të tij në fe?

Besoj se nuk e pati humbur kurrë interesin e tij për shpirtëroren.

Çfarë mendoni për festat në Majami për vdekjen e tij?

Të papranueshme dhe të panevojshme. Nuk gëzoj për fatkeqësitë dhe vdekjen e askujt, është një sjellje kristiane, humane.

Si ishte Fideli fëmijë

Miku im më i mirë. Ishim një familje e madhe dhe e lumtur, e rritur me dashurinë e babait tonë. Nuk na mungonte asgjë. Ta humbisja, është pengu më i madh i jetës sime.

Kush është kujtimi më i shtrenjtë nga Fideli?

Pushimet. Gjatë vitit ne studionim në kolegj dhe shiheshim vetëm të dielave. Por kur vinin pushimet, apo Krishtlindjet në shtëpinë tonë ishte festë. Fidel donte të rrinte në plazh, të kërcente, luante futboll dhe ne bënim tifo. Kur isha 8 vjeç më mësoi të notoja.

Çfarë ndryshoi?

Fati, jeta, pasioni politik

Por ju në fillim e mbështetët revolucionin?

Ishte e drejtë. Kuba ishte në një diktaturë të tmerrshme dhe njerëzit vuanin. Fidel premtonte liri, demokraci dhe bukë për të gjithë.

Por pse e braktisët më pas?

Një gjë ishte revolucioni, një gjë tjetër regjimi i vendosur më pas. Fideli nuk mbajti premtimet, një pjesë po, por çmimi që u pagua ishte shumë i lartë. Unë u prisha me të kur u bë komunist dhe u lidh me Moskën. Besoj se e bëri pasi besoi se do merrte ndihmë dhe kishte të drejtë, pasi ndenji në pushtet gjysmë shekulli. Por ishte një zgjedhje e gabuar në planin etik dhe praktik. Korruptoi të ardhmen e Kubës duke detyruar 2 milionë njerëz të linin vendin.

Pse ia mbathët edhe ju?

Unë kisha luftuar për demokraci, jo për regjimin që vuri ai. Nuk e pranova kurrë. Bashkëpunova me CIA për tre vjet, ndihmova disidentë të arratiseshin, e pastaj duhet ta bëja edhe vetë.

Çfarë do të ndodhë tani?

Duhet të ndryshojmë faqe dhe të mendojmë për të ardhmen. Mjaft jemi shkatërruar. Duhet një qeveri që të tregojë një hap të përbashkët.

President do të jetë vëllai yt Raúl: Ku do ta çojë vendin?

Qeveris prej dhjetë vitesh. Më duket se e ka bërë të kuptohet se çfarë drejtimi po kërkon ti japë vendit. Ndryshimet kanë qenë të ngadalta, por edhe konkretë dhe pozitivë.

Do të lejojë të mbahen zgjedhje të lira?

Shpresoj dhe e ftoj që ti lejojë popullit ta zgjedhë qeverinë e ardhshme. Mendoj se do ta bëjë.

Do të kthehesh në Kubë?

Nuk kam plane për t’u kthyer. Jetoj në ekzil prej 51 vitesh, do të vdes këtu.

La Stampa- DITA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje