Rrëfimi i ministres Mimi Kodheli: Ëndrra e fëmijërisë, të bëhesha fatorino. Pastaj gazetare….

30 Nëntor 2016, 11:06Sociale TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e ftuar në “Këndin e Ekselencës” në emisionin “Vila 24” në ‘News 24’ iu bëri ballë pyetjeve të studentëve më të mirë, të cilët kërkuan të dinin gjithçka larg postit që ajo drejton me ‘dorën e hekurt’.

Teksa foli për fëmijërinë e saj, ëndrrat, pasionet dhe familjen, Kodheli tregoi disa detaje të parrëfyera më parë, duke nisur nga dëshira për tu bërë fatorino autobusi apo dhe pasioni për gazetarinë.

“Ëndrra ime? Të bëhesha gazetare.

Kur isha e vogël fare, doja të bëhesha fatorino autobusi, pasi doja të shkoja pa para tek gjyshja ime.

Pastaj e ndryshova dhe doja të bëhesha gazetare, por ishte i mbyllur”, tha ministrja.

Teksa u pyet në lidhje me faktin se pse etiketohet si ‘Zonja me vullnet të hekurt’, ministrja pohoi se është një person me karakter të fortë dhe nuk lë asgjë t’i shkojë ‘Let it be’.

“Duhet ti vë një përcaktim se çfarë thonë me e fortë’. Jam një person me karakter të fortë. Nuk jam me thënien ‘Let it be’ siç thonë studentët”, tha ajo.

Lini një Përgjigje