Shtigjet e luftës së Bashës kundër Vettingut

bashaNga Flogert Muça

“Kemi informuar Gjykatën Kushtetuese dhe Parlamentin se përkthimi i Kushtetutës së re dhe Vettingut ka gabime të mëdha. I kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese të ripërsërisë kërkesën ndaj Komisionit të Venecias. Do informojmë zyrtarisht edhe Komisionin e Venecias për këtë problem”

Kështu mësohet nga mediat se është shprehur Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar, mbajtur sot në selinë blu. Që do të thotë me fjalë të tjera të tallësh bythën me shqiptarët dhe me punën e bërë gjatë gjithë tranzicionit për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Partia Demokratike sot ka kapërcyer kufinjtë duke dëshmuar edhe njëherë se jo vetëm që Gjykatën Kushtetuese e ka ”në xhep”, por dhe duke i shpallur publikisht armiq të saj të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë. Duke filluar nga SHBA, Gjermania e gjithë BE-ja që nga i pari të i fundit janë angazhuar në këtë proces delikat. E në momentin kur çelja e negociatave varet vetëm nga zhbllokimi i ligjit të Vettingut, Basha gjen sërisht pretekst për ta bllokuar atë.

Me argumentin e sotëm Basha tregon qartë se nuk është siç ka thënë ai dhe deputeti i paautorizuar nga Bundestagu gjerman se ” Droga dhe zgjedhjet e lira janë kushte për çeljen e negociatave”. Lëvizja e Bashës sot ka konfirmuar se dhe ai vetë e di mirë se kushti i vetëm është Vettingu, siç e tha Kancelarja Merkel, Komisioneri Hahn, KE-ja, Fleckenstein. I vetmi argument tjetër që Basha nuk e ka trumbetuar e manifestuar hapur por që nën zë i ka fryrë zjarrit është problemi i ”Himarës” më grekët, ku për herë të parë Shqipëria po vepron si shtet sovran e jo duke bërë qoka me falje deti.

Tallja që Basha dhe PD po i bëjnë shqiptarëve me pretekstin e ”përkthimit” të Vettingut nuk është gjë tjetër veçse gjest antikombëtar (që e ka treguar dhe si ministër i Jashtëm kur i fali detin Greqisë) dhe natyrisht, mbrojtje e të tijëve në gjyqësor, që eventualisht është mbrojtje e vetëvetes dhe dyzinës së tij që dje ka qeverisur vendin.

Shpallja e BE-së armike duke ju thënë në Facebook se ”duam integrimin e vendit’‘ e duke vepruar kundër kësaj rruge, është në fakt një strategji që ka mbi një vit e gjys që manifestohet duke patur si qëllim vetëm bllokimin. I vetmi që nuk është shprehur mbi çka tha Merkel e BE-ja, është doktori, i cil po luan siç di vetëm ai, kundër interesave të vendit, për një qëllim fare të thjeshtë, mbrojtjen e interesave e tij.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Shtigjet e luftës së Bashës kundër Vettingut”

  1. duno says:

    Moooos Flogert se me kete titull SHTIGJE LUFTE na kujtove Pezen , e bashke me te shtratin e ngrohte te Dash Pezes ku here pas here kapiteni yt i rilindjes pastronte skapamenton . Sic duken bathet edhe ti ta pastrojne here pas here skapamenton e ti per te mos ua lene borxh i pastron me thithje pistoleten e minatorit . Mooos se nuk eshte gjynah .

  2. nord.al says:

    Keto legena, me kete mungese dinjiteti qe tregojne, jo ne 2017 por as ne 2027 nuk marrin pushtet. Kan fituar urrejtjen e shumices se shqipetarve.

  3. american2016 says:

    Ky nuk eshte politikan por nje karagjoz ordiner, na e ka veshtirosur bashke me Berishen kete kale te zgerlaqur dhe te neveritur duke lozur me fatet e shtetit shqipetare duke sabotuar ndertimin e shtetit ligjor.
    Keta duan qe ne Shqiperi te dominije maliqi dhe ligji. PD eshte shderruar ne kulise te qelbur kuislingesh.

Lini një Përgjigje te nord.al Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *