Tension i lartë: Rusia dërgon 55 mijë trupa në Ukrainë, marinsat amerikanë “mesazh” nga Arktiku!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

warDuket se tensionet mes SHBA-së dhe Rusisë po arrijnë pikën e vlimit. Lëvizjet e fundit të dyja palëve flasin qartë dhe Lufta e Ftohtë mund të kthehet shumë shpejt e “nxehtë”. Siç raportohet nga mediat perëndimore, 55 mijë trupa ruse janë zhvendosur në kufirin me Ukrainën.

Plani është që Moska të rrëzojë qeverinë aktuale. Rusia ka mohuar këto zëra megjithatë faktet janë kokëfortë. Ndërkohë ushtria amerikane i dërgon “mesazh” Rusisë nga Arktiku.

Tanket amerikane shoqërojnë marinsat përmes pyjeve në temperatura nën zero mbi rrethin Arktik. Objektivi është një bunker që ruhet nga ushtarët norvegjezë, në lojën më të fundit luftarake për t’u përballur me realitetin e ri përgjatë kufirit më verior të NATO-s me Rusinë.

Që prej janarit 2017, të paktën 300 marinsa amerikanë do të dislokohen në Norvegji, si pjesë e masave për të siguruar aleatët më lindorë të NATO-s për angazhimin serioz të aleancës ndaj tyre. Megjithëse do të jenë rreth 1.000 km larg kufirit, qëllimi i stërvitjeve të tilla është testimi i gatishmërisë së këmbësorisë dhe tankeve, që gjatë vitit janë vendosur në shpella të nëndheshme, raporton TCH.

Sipas analistëve, mesazhi i aleancës është i qartë: dimri dhe acari nuk janë më armët ekskluzive të Rusisë. Ide që duket se ndahet edhe nga lojtarë të tjerë, pasi stërvitja e SHBA-ve me Norvegjinë është vrojtuar gjatë të gjithë kohës nga “drone” të paidentifikuar, megjithëse në atë zonë të planetit, mbi rrethin Arktik dhe pranë kufirit rus, nuk është zor të dyshosh se kujt mund t’i përkasin.

Është hera e parë që tanket amerikane “Ambraham” shkojnë kaq në veri dhe për Norvegjinë, dobia e manovrave është mëse e qartë. Zyrtarë norvegjezë të sigurisë thonë se, shqetësimi për kërcënimin rus rritet nga dita në ditë, sidomos pas ngjarjeve në Krime dhe Ukrainë, ku rebelët separatistë mbështeten në mënyrë diskrete dhe të mohueshme nga fuqia ushtarake ruse.

Prania amerikane në Norvegji është një strategji e thjeshtë. Çdo element armiqësor, rebel apo shtetëror, duhet të llogarisë mirë ndërhyrjen në këtë shtet nordik, pasi futet në luftë automatikisht edhe me SHBA-të.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Tension i lartë: Rusia dërgon 55 mijë trupa në Ukrainë, marinsat amerikanë “mesazh” nga Arktiku!”

  1. Gramoz says:

    I levizi trupat ne kufi me Ukrainen, nuk i dergoi ne Ukraine. Jeni bere qesharak me servilizmin ndaj Perendimit dhe me urrejtjen ndaj Rusise, jeni katandisur ne nje fletushke propagande. Me te vertete kohe te veshtira po vijne dhe nuk eshte e lehte ku te pozicionohesh, por nuk ju demton ne qofte se i jepni publikut lajme reale dhe qendrime dhe analiza nga te gjithe palet, perfshire edhe ruset, si dhe shume figura te Perendimit qe mendojne ndryshe nga politika zyrtare e konfrontimit dhe nxirjes se Rusise.

    1. babo says:

      Po kush i numuroi qe jane 55 mije, ata qe numuronin armet kimike qe Sadami nuk kishte? Pastaj kujt duhet ti marre leje qe leviz trupa brenda territorit te vet? 300 marinsa ne Norvegji, siguri per aleatet, ca jane keta 300 spartanet?

      Akoma qesharake eshte kjo propagande.

      Te rrezoi qeverine Ukrainase, pse??? Qeveria e re ne Ukraine po perballet perdite me protesta nga njerez qe duan buke, se pretendimet e tjera qe kishin , ju u mori era e ‘demokracise’. Nga brenda Ukraines raportohet se po ndodh nje masaker me pasurine dhe pronen e shtetit. Aktualisht ka falimentuar si shtet, por e mbajti gjalle FMN dhe BB me leke borxh, interesat e te cilave do ja marrin frymen me vone, me keq se Greqise.

      Mesoni se ca po ndodh ketu:
      https://southfront.org/russian-air-defense-troops-put-on-alert-due-to-ukraines-plans-to-launch-missiles-over-crimea/

      Rusia ka vendos ne gjendje alerti sistemet e mbrojtjes ajrore ne Krime, sepse Ukraina pretendon te zhvilloje stervitje ushtarake mbi qiellin e Krimese. Ky eshte lajmi.

  2. .... says:

    Vazhdoni me mediat perendimore se ke keni mire!! mut do te hani ne fund

  3. .... says:

    Vazhdoni me mediat perendimore se ke keni mire!! mut do te hani ne fund….

    1. Giasou Janulatos alvanoarxidoglyftoi says:

      Po me ke te lexojme o bithekir i janulles, RT apo ndonje gazete “perendimore” greke ???
      Pidiksou pousti

  4. A_B says:

    Quhet tanku Abraham jo Ambraham o pitaq gazetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *