Zbardhen përgjimet e rrjetit të drogës në Athinë, shqiptari Dervishi u vra gabimisht

dervishiRigert Dervishi, shqiptari i ekzekutuar në fillim të këtij muaji në Athinë, është vrarë gabimisht. Sipas informacioneve hetimore të zbuluara nga mediat greke, atentatorët kishin marrë porosi për të vrarë një tjetër person të përfshirë në trafiqet e drogës, ndërsa 32-vjeçari Dervishi nuk kishte asnjë lidhje me trafikantët.

Shqiptari Rigert Dervishi, që ishte ekzekutuar në fillim të nëntorit në Athinë, është vrarë gabimisht, në vend të një personi tjetër që ishte i implikuar në botën e krimit, raporton ABC News.

Dervishi u vra në orët e para të 13 nëntorit në Ketratsini të Athinës, ndërsa ndodhej në makinën e tij. 32 vjeçari ishte qëlluar disa herë dhe në vendngjarje u gjetën 10 gëzhoja.

Sipas portalit Newsit.gr, atentatorët gabuan dhe vranë Rigert Dervishin, ndërsa vrasja ishte porositur për një person tjetër, gjithashtu shqiptar, që ndodhej në të njëjtën makinë si pasagjer. Rigert Dervishi nuk kishte asnjë lidhje me trafiqe droge.

Kështu rezulton nga hetimet e policisë greke mbi rrjetin e trafikut të drogës që u asgjësua ditët e fundit dhe që kishte xhiruar më shumë se 19 milionë euro.

Hetuesit kanë në duar tabulatet e përgjimeve telefonike të personit me pseudonimin “Genti”, i cili sillet të jetë kreu i grupit që u asgjësua  dhe që sipas policisë ndodhet në Shqipëri. Pikërisht “Genti” sillet të jetë porositësi i vrasjes që i mori jetën viktimës së pafajshme.

Në fakt, porosia ishte për një 36 vjeçar, që sipas policisë kishte shfaqur tendenca mëvetësimi dhe prandaj duhej zhdukur.

Newsit publikon transkriptin e përgjimit të një bisede telefonike ndërmjet “Gentit” dhe personit që merr përsipër të kryejë vrasjen. Ky i fundit duket se i kishte para borxh “Gentit”, të cilit i telefonon dhe fillimisht e pyet nëse çdo gjë është mirë.

“Genti”: Mirë. Me ty ç’bëhet? Më ke borxh 40.000 euro dhe paratë i dua.

Borxhliu: Nuk i kam. Për fjalë të nderit, do të përpiqem t’i mbledh dhe të t’i jap! Po përgatis diçka të mirë dhe do të kem para.

“Genti”: Unë i kam me ngut atë para. Por mund të rregullohemi ndryshe.

Borxhliu: Domethënë?

“Genti”: Do të bësh një punë për mua. Do të heqësh qafe… Dhe u lamë. As të kam, as më ke borxh.

Borxhliu: Dakord.

Operacioni për asgjësimin e rrjetit të trafikantëve, kishte emrin e koduar “Kimera”.

Siç u bë e ditur, agjentët e antidrogës kanë survejuar dhe filmuar aktivitetin e pjesëtarëve të rrjetit, gjë që bëri të mundur identifikimin e tyre. Në shërbim të vazhdimit të hetimeve, autoritetet kanë kërkuar nga prokuroria lejen që t’i publikojnë videot. Por kjo leje ende nuk është dhënë.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Zbardhen përgjimet e rrjetit të drogës në Athinë, shqiptari Dervishi u vra gabimisht”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    Corapekuq,turp te jesh kryeminister i kesaj rrace bastarde turkoshakesh………………….

  2. AC/DC says:

    Shqiptaret kudo qe shkojne shperndajne dashuri.begatii,lumturi, jo vetem per vendin prites por dhe per njeri-tjetrin….

    1. AC/DC kari says:

      Shko mër pallë kari,njerez te pjerdhur qe e ndjeni veten si moter qira dhe ne Shqiperi edhe ne Greqi.Po pse Italianet kur shkuan ne fillim ne USA ishin engjej a si.

  3. tema says:

    Ja kemi bërë të qartë Greqisë., që civilat policë grek të mos jen pit bulla me kojshit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *