Ahmetaj: Alternativa e PD, të njëjtët emra, të njëjtat fytyra, të njëjtët njerëz që falimentuan vendin dy herë, tani kërkojnë mundësinë për një faliment të tretë!

1 Dhjetor 2016, 18:50Ekonomia TEMA

Nga Arben Ahmetaj

Unë do ta nis në shtator 2013, aty ku filloi gjithë ky rrugëtim. Shumëkush në këtë sallë, madjeedhe brenda mazhorancës nuk e kishte parashikuar dimensionin e rrënimit që gjetëm.

Gjetëm një shtet të falimentuar dhe I ftoj qytetarët ta rifreskojnë vetëm pak kujtesën. Janë të njëjtët emra, janë të njëjtat fytyra, është e njëjta retorikë, e njëjta mënyrë se si ka falimentuar shteti dy herë, njëherë në ’97 dhe njëherë në 2013. I latë shtetin në duar të nderuar qytetarë dhe të dy herët e falimentuan. Dhe po të njëjtët njerëz vijnë sot dhe bëjnë këngën e kukuvajkës me shpresën e dikurshme se do të ndodhte skenari grek.

Në 2013 gjetëm një borxh publik 70.4% të PBB, i rritur nga 2005 me 12.5% të PBB, nga 1.5% cdo vit rritej borxhi në kurriz të qytetarëve. Ajo gënjeshtra që këta kanë ulur borxhin, ja ku është në dritë të diellit, e nxjerrë jo nga ne, por nga institucone ndërkombëtare, nga FMN.

Kishte një borxh të padeklaruar të fshehur nën tryezë, në kurriz të sipërmarrjes dhe qytetarëve të thjeshtë.

Deficiti vjetor i shpenzuar që në gjysmën e parë të vitit duke pamundësuar qeverinë e porsa ardhur të financonte operacionet e veta të përditshme, që do të thotë që një qeveri e vjetër e papërgjegjshme në gjashtë muajt e parë të vitit të zgjedhjeve 2013, të gjithë shumën e lejuar me ligj të deficitit vjetor, e kishin harxhuar në maj 2013. Është njësoj si të harxhosh të gjithë paratë e planifikuara për një vit, që në gjymsën e parë të tij, duke mos menduar për atë që do linin mbrapa dhe a e dini se nëse nuk do të kishim bërë asgje, nëse do kishim qendruar duarkryq, në 23 tetor nuk do të kishte para as për pagat e policisë, as për pagat në shëndetësi, as për pensione. Imagjinoni për një sekond, të njëjtët njerëz, të njëjtët emra, të njëjtat fytyra që vijnë këtu për herë të tretë në tentativë të dështuar për të rimmarë të drejtën për të falimentuar për herë të tretë Shqipërinë. Sigurisht që është enderr dhe e tillë do ngelet për ta.

726 milionë dollarë borxhe nën tryezë! E dini cfarë ishin? Gati 200 milionë dollarë ishin punë publike të papaguara. Po cfarë kishit me sipërmarrjen? Ju jeni dhe parti e të pasurve, ju përfaqësoni të pasurit e Shqipërisë, pse i varrosët të pasurit?

Ishin 44 milionë dollarë të mohuara njerëzve me aftësi të kufizuara, 44 milionë dollarë atyre njerëzve, në pamundësinë e tyre, ia mbajtën këta, të njëtat fytyra, të njëjtët emra që tentojnë porn ë tentativë ngelen, për të falimentuar shtetin për herët të tretë, a thua se Shqipërisë nuk I mjaftuan dy herë. Po cfarë patët me njerëzit me aftësi të kufizuara? Cfarë patët me atë komuntet që në fatin e tyre kanë atë vuajtje, pse ia rënduat vuajtjen?

Cfarë patët me sipërmarrjen sërish si parti e të pasurve, që nuk I dhatë TVSH? I mbajtët 200 milionë nga TVSh e parimbursuar, cfarë patët me ata, ju që jeni partia e të pasurve? Kështu keni ardhur në pushtet, kështu ikët nga pushteti, kështu tentoni të vini prap.

Cfarë patët me pensionistët? 100 milionë dollarë deficiti i skemës së pensioneve!

30 milionë dollarë gjoba elektorale. Cafrë patët me vullnetin e popullit që nuk ju deshi? Menduat që do ta frenonit vullnetin e popullit me gjoba elektorale? Sigurisht që dështuat.

150 milionë euro humbje në vit në sistemin energjetik! Cfarë patët me kompanitë shtetërore, nuk I volët dhe vodhët mjaft? I latë të shkatërruara.

Më thoni një komunitet të cilin e mbështetët? Cfarë patët me ushtarakët? I mbajtët 10 milionë dollarë. Cfarë patët me ta?

Cfarë patët me fermerët që pretenduat t’u rimbursonit 6% TVSH? Cfarë patët dhe me ta? Nuk keni lënë komunitet në Republikën e Shqipërisë, madje dhe atë komunitet për të cilin merrni frymë, të pasurit e këtj vendi, se jeni parti e të apsurve, edhe ata i varrsët me borxhe dhe shumë prej tyre fatkeqësisht akoma nuk e kanë ngritur kokën nga falimentimi i detyruar artificial që i bëtë nëpërmjet borxheve.

Të gjitha këto mund të quhen si të pavërteta në gojën e cdo qeveritari që bën përballje politike. Por ju kam sjellë atë që ka thënë FMN në janar 2014, spese sigurisht diskursi I FMN ka ndryshuar shumë në tre vitet e fundit.

FMN, janar 2014:

“Ajo që ne patëm në fund të vitit 2013 ishte një situatë ku ekonomia po fillonte të ngadalësohej, duke arritur shifrat e 0.4 % të rritjes vitin e kaluar, që është jashtwzakonisht shumë e ulët për standartet e Shqipërisë. Dhe bilanci ishte rritur, po ashtu edhe borxhi, edhe detyrimet e pashlyera. Problemi më i madh me të cilin ne u përballëm vitin e kaluar në Shqipëri (2013) ishte se borxhi publik ishte rritur sipas standardeve shqiptare, në nivele të paprecedenta, duke shkuar deri në 70.4%. Pra, ishte një ekonomi në një gjendje të ngadalësimit afatgjatë. Dhe ndjesia që kishte qeveria, por edhe ne (FMN), ishte se nevojitej një ndryshim i politikës për të mundësuar që punët të merrnin tjetër rrjedhë. Dhe një pjesë e kësaj kërkonte korrigjim dhe masa të vështira për ta kthyer sërish ekonominë në një drejtim të mirë.

Dhe nga ana tjetër, përballë kishim një qeveri të vjetër që drithërohej nga ideja e skenarit grek për Shqipërinë.

Të nderuar qytetarë, e imagjinoni një skenar grek për Shqipërinë? Do ishte më keq se viti ’97, ma besoni këtë. E megjithatë, dikush këtu drithërohej nga gëzimi që mund të kishte një skenat grek për qytetarët shqipatrë në mënyrë që të rikthehej në pushtet për ta falimentuar për herë të tretë!

Po e citoj cfarë ka thënë dikush nga qeveria e vjetër për një skenar grek për vendin, në tetor 2013:

“Vendi është në një situatë kritike – thotë ai. Edi Rama ka gjetur edhe dëshmitarin e rremë, Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ky është skenar shumë më i keq se sa skenari grek” 

Nuk i ndodhi skenari grek. Atë ditë filluam një rrugëtim të ri për Shqipërinë!

Shumëkush këtu në këtë sallë, mund edhe të ketë pasur frikë nga ajo që gjetëm, unë jo. E kisha film të parë. Jam gjendur në të njëjtën situatë, sigurisht jo në të njëjtin pozicion, në vitin ’97:

Të njëtët emra, të njëjtat fytyra, e njëjta dorë. Ishte e njëjta dorë që kishte risjellë falimentin e shtetit sërish, ishte vetëm seria e dytë, po aq e vështirë sa e para e të njëjtit film dhe isha i bindur, që do duhej kurajo, vendosmëri, vizion, për ta zhbërë atë realitet që rëndonte mbi kurrizin e qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi, në favor të një pakice të favorizuar nga qeveria e vjetër.

Rrugëtimi i ri ka vetëm një bosht– janë reformat.

Është buxheti më i madh, do thoshte dikush. Po, por unë them ka një emër tjetër, është buxheti i reformave madhore të Shqipërisë që kanë bërë të mundur kthesën më të madhe në historinë 25 vjecare të këtj vendi dhe ëm pas do t’I numëroj dhe shifrat një nga një .

Do kthehem mbrapa në kohë për t’i renditur të gjitha. Kanë tmerr nga taksa progressive dhe është e kuptueshme, ishte flamuri ynë I betejës, kush fiton më shumë do paguajë më shumë dhe kush fiton më pak, do paguajë më pak. Dhe është sërish flamuri ynë I betejës, por ne nuk jemi si ajo parti që megjithëse thotë jemi partia e të pasurve, i varros ta pasurit.

97% e shqiptarëve përfituan ulje drastike taksash: mësues, policë, infermireë, mjekë, të punësuar në administratë. Vetëm me këtë lëvizje, me taksën progresive, në katër vite i kemi kthyer mbrapsht 440 milionë dollarë. Këtu gjej Të dashur qytetarë, këta duan, nëse do t’u jepni ndonjeherë mundësinë të kthehen në pushtet, ta kthejnë sërish taksën famëkeqe 10%, duan t’ju marrin sërish nga xhepi 120 milionë dollarë në vit. Një votë për ta është minus 120 milionë dollarë nga xhepi I klasës së mesme. Cafrë keni me klasën e mesme, e dini vetë. Nuk ju voton, nuk është faji I tyre.

Dua t’ ju sjell programin politik të mazhorancës, cfarë u zotuam ne kur erdhëm në pushtet.

 Programi Politik: “Baza e politikës fiskale do të jetë taksimi i ndershëm. Zhvendosja nga politika e taksimit të sheshtë, drejt politikës së taksimit progresiv, ku “kush përfiton më shumë, të kontribuojë më shumë”, do të jetë lëvizja më e rëndësishme për të filluar një fazë të re të vendosjes së marrëdhënieve midis tatimpaguesve dhe tatimmbledhësve, të një politike tërësisht transparente dhe në harmonizim të interesave të grupeve me të ardhura të ndryshme me ato të shoqërisë në tërësi”.

Ku ndahemi ne me qeverinë e vjetër?

Taksimi progresiv ka ulur barrën për qytetarin. Listëpagesa në total është 623 mijë persona të cilët kanë paga nga 0-130 mijë lekë në muaj, që përfitojnë ulje takes të drejtpëdrejtë dhe me fasha drastike. 440 milionë dollarë.

Ju kam sjellë edhe cfarë thonë Kombet e Bashkuara, një vit pasi ne aplikuam taksën progressive

Vlerësimi UN: Një vit pasi ne aplikuam taksën progresive në 2014, në Objektivat e Mijëvjecarit nga Kombet e Bashkuara është sugjeruar se progresiviteti është një nga instrumentat më të shëndetshëm të shpërndarjes së pasurisë dhe uljes së varfërisë, ku një I pasur në të dejtë të vetë po edhe në të drejtë të shtetit, taksohet më shumë

Premtim i mbajtur!

Ju kam sjellë programin politik për modelin ekonomik dhe konsolidimin fiskal.

Programi politik: “Do të ndërtojmë “profilin” e ekonomisë shqiptare të dy dekadave në vazhdim, të identifikuar nëpërmjet disa sektorëve prioritarë si manifaktura, energjia, turizmi, bujqësia dhe agroindustria, arsimi dhe shërbimet.Do të bëjmë politika më të strukturuara, të mire-adresuara e të gjera për nxitjen maksimale të rritjes ekonomike, për garantimin faktorial të qëndrueshmërisë së saj, për rritjen e prodhimit vendas dhe eksporteve, për hapjen masive të vendeve të reja të punës”.

Premtim i mbajtur!

E morëm sic I referohet FMN, 0.4% rritjen ekonomike, statistikisht 1% në 2013. Sot është trefish e gjysëm, 3.5%. me të dhënat e fundit, 180 mijë vende të reja pune me border. Vitin tjetër synojmë rritjen 3.8% dhe jo të dytët pas Gjermanisë sic prrallosej këtu, por të dytët në grupin e vendeve e ish-Komuniste, pas Rumanisë

Do t’ju sjell progress raportin për të mos lënë gënjeshtrën të na hajë kohën.

Progres Raporti: Rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë fitoi forcë falë investimeve në rritje. Rritja ekonomike arriti fundin në vitin 2013, por që atëherë ka qenë në një trend rritës mbështetur nga politikat e qeverisë, rritja besimit të konsumatorëve dhe bizneseve dhe rënia e normave të interesit. Edhe pse kushtet e jashtme ishin sfiduese, rritja reale e PBB ishte 2.8% në vitin 2015 dhe u përshpejtua më tej në tremujorin e parë të vitit 2016. Ajo u nxit nga një ringjallje e fortë e investimeve, e cila përmbysi periudhën tkurrëse 3-vjeçare që po kalonte.

Premtim i mbajtur gjithashtu!

 Borxhi publik – po ju lexoj programin politik:

Programi politik: “Ulje graduale e borxhit nëpërmjet kontrollit të deficitit fiskal dhe përshtatjes me rritjen ekonomike. Në periudhën afatmesme synohet një borxh publik në parametra të përshtatshëm për nxitjen e ritmeve pozitive të rritjes.

Premtim i mbajtur!

E morëm borxhin 70.4%, pa dëtyrimet e fshehura që shkonte në 83%. Këtë vit është 71.3% dhe vitin tjetër 69.1%, në krye të një trajektore tre vjecare, e konfirmuar, e negociuar me FMN. E përsëris, e morët 58% të PBB dhe e latë 70.4%, rritje e borxhit me 1.5% cdo vit dhe një pjesë edhe tentuat ta fshihni.

Deficiti buxhetor të përgjithshëm

Në vitin 2009 ka qenë -7.1%. Rekord. Ky lloj deficiti nuk justifikon dot asnjë lloj rritje ekonomike, lëre më pastaj atë rritjen 1% të tyre. Shkatërrim I financave publike që u përvuajtën në vite e vite më pas. Cafrë deficit kemi pasur ne menjëherë sapo erdhëm? -5.1%. Po të heqim detyrimet e prapambetura, që na e la qeveria e vjetër deficit do ishte -2.8%, rekord i ulët. Po në 2017, sa është? -2%, më i ulëti në historinë e financave publike.

Është një premtim I mbajtur.

Balanca primare

Balanca primare, ka të bëjë me përgjegjshëmrinë e një qeverie, që me operacionet e veta krijon borxh të ri. Ne, me operacionet tona, jo vetëm që nuk krijojmë borxh të ri, por krijojmë suficit dhe atë suficit e përdorim për të ulur ngarkesën e borxhit në buxhet dhe mbi qytetarët.

Mesatarja e huamarrjes

Po ju sjell mesataren e huamarrjes për të kuptuar vijat ndarëse mes dy qeverive. Në 2005-2013 mesatarja e huamarrjes është 48 miliardë lekë në vit. Mesatarja në 2014- 2017 është 29 miliardë lekë në vit. Dy botë të ndryshme, dy filozofi të ndryshme.

Doni efektivitetin e borxhit? Kryeministri e përmendi, por I bëri një favor qeverisë së vjetër duke I përfshirë edhe privatizimet. Paratë e privatizimeve po të zbriten, rezulton që 2005-2013, për 100 lek të marra borxh, janë investuar vetëm 104 lek. Ndërsa në 2014 -2017, me 100 lek të marra borxh investohen 174 lek, ja ku është e vërteta. 66% është diferenca, ky ështe ëfektiviteti I huamarrjes dhe përdorimit të parasë.

Mos harroni që kjo është qeveria e parë që nëpërmjët Ligjit rë ri Organik të Buxhetit ka vendosur një rregull fiskal ku asnjë qeveri nuk e rrit dot më borxhin, përkundrazi është e detyruar në frymën e ligjit të ulë cdo vit borxhin publik deri sa ta cojë 45%. Brenda mandatit të dytë, borxhi shkon 60%.

Politika fiskale

Debat i madh është bërë për politikat fiskale dhe është detyrim imi të bëj një reflektim të të dy periudhave. Dua ta nis me atë se cfarë ka ndodhur më taksat e pretenduara “të ulëta” gjatë periudhës 2005-2013, një gënjeshtër që zbulohet lehtë në dritë të diellit.

84 milionë dollarë i merrnin të sëmurëve nga xhepi me 84 taksën e sheshtë, këta që kërkojnë llogari.

Në total, e gjithë paketa fiskale që keni bërë 2005-2013 është 1.31 miliardë dollarë mbi qytetarët. Morët sigurimet shoqërore, i zbritët dhe ia kaluat deficit pensioneve. Po a mund të fshuhet një qeveri pas gishtit? 1.31 miliard plus. Dhe e dini cfarë ndodhi?

I morën me 22.9% të PBB të ardhurat tatimore. I lanë 22.2%, megjithëse rritën me 1.31 miliardë taksat. Shkatërrim i shtetit! Falimentim! Dhe nëse do t’i heq edhe 1.6% të PBB që ishte TVSH mbajtur e sipërmarrjes, po cfarë patët me sipërmarrjen njëherë, shkon në 20.8%. asnjëri nga këta nuk do duhet të diltë këtu të fliste për buxhetin. Do duhet ta mbante kokën ulur nën tryezë për shkatërrimin që i kanë bërë shtetit dhe financave publike.

E dini qytetarë, (për kuriozitetin tuaj, sepse falë votës tuaj në 23 qershor 2013 fatmirësisht nuk e lejuat të ndodhte), nëse do të ishin sërish këta dhe nuk do bëhej asgjë sic nuk bëhet asgje kur janë këta, apo nëse ne do silleshim njësoj si këta, borxhi do shkonte 97.9% i PBB. Sikur të ishin këta në pushtet, me atë që bënë, 97.9% dhe 13% risqet, borxhi publik sot do ishte 110%. Prandaj kur vijnë dhe tregojnë përralla, ja ku është fakti. Vetëm kanë rritur taksat dhe e lanë në rënie, me 90 milionë dollarë të papaguar në thesar për një ditë, e lanë me të ardhura 22.2% të PBB, e lanë më 23 tetor pa asnjë kacidhe.

Paketa fiskale 2017:

Eshtë një paketë modeste patjetër, nuk do të ketë ndryshime, është një paketë disiplinuese dhe tjeshtësuese. Flasin për gazin, janë bërë qesharakë. Është vetëm 0.3% e gazit që përdoret për makinat.

Të dashur qytetarë, ju nuk keni asnjë taksë për gazin! Ju do të vazhdoni të keni zero taksë për gazin!

Do të vihet akcizë për gazin e lëngshëm që përdoet për makina dhe do të ketë një displinim të shitjes së gazit për qytetarët, për të rritur sigurinë. Nuk do të mundet dot më të blihet gaz në një benzinat, do të blihet në një pikë të destinuar, me certifikim sigurie për qytetarët me zero taksë.

Pra sic e shihni, paketa fiskale është një pakrtë incentivuese e cil mbi të gjitha ul barrën fiskale dhe incentivon procedurat.

Shpenzimet

Pothuajse të gjitha ato që gjejnë financim në buxhetin e vitit 2017, janë reforma të cilat nuk janë prekur në vite dhe sigurisht që janë shkaku kryesor pse Shqipëria renditet një nga vendet me zhvillimin ekonomik më të lartë në Rajon dhe në vitin 2017, janë vetëm reformat. Imgjinoni cfarë do kishte ndodhur nëse nuk do kishim bërë asgjë për energjinë. Dikush këtu tha I keni marrë 400 milione dollarë qytetarëve. Është paguar një mall i konsumuar të cilën ju ia ngarkuat barrë nëpërmjet taksave dhe borxhit të gjithë qytetarëve. Disiplinimi ka sjellë shëndetshmëri në sektor dhe ka ulur barrën e riskut në buxhetin e shtetit. Sic e theksova, pikë së pari ky është buxheti I financimit të reformave të mëdha të vendit.

Së dyti, por aspak nga rëndësia, po rrit pagat dhe pensionet me një shumë record në 25 vite. 100 milionë dollarë që nuk ka ndodhur asnjëherë. Ne ia kalojmë rritjepagash dhe pensionesh qytetarëve të Shqipërisë dhe kjo ështe hera e dytë që I rrisim pagat sepse hera e parë ka qenë nëpërmjet taksës progresive. E ardhura reale u rrit 7.2%. Kjo, është hera e dytë.

Pensionet, janë indeksuar vit pas viti. Në 2016, indeksimi ka qenë më I lartë se inflacioni për shkak të shportës së pensionistëve dhe në vitin 2017, rriten me 3%. Cfarë kishitme pensionistët që I trajtuat ashtu? Shikoni pensionin minimal, shikoni dhe pensionin maksimal. Të gjitha të rritura. Dhe nëpërmjet reformës kemi bërë dy gjëra të rëndësishme mes shumë gjërave të tjera: kemi garantuar që në kohë afatmesme dhe afatgjatë skema e pensionit të jetë e shëndetshme për të garantuar moshën e tretë që do të ketë pensionin e vet të garantuar. Së dyti, pensioni social. Cfare patët me ata njerëz që nuk arritët do të kontribuoni dhe I latë rrugëve? Jemi dy botë të ndryshme! Ju keni thënë që ata nuk meritojnë të marrin pension se nuk kanë kontribuuar. Ne themi jo! Ne jemi kundër jush në logjikën që keni si parti e të pasurve. Pensioni social është fytyra e kësaj qeverie dhe në 2017, përfitojnë pension social 5200 pensionistë që në botën tuaj do ishin në mes të rrugës, pa bukë dhe pa asnjë kujdes.

Decentralizimi. Nuk po i hyj reformës që solli një ndryshim gjigand në hartën administrative të Shqipërisë dhe në mirëfunksionalitet. Vetëm në 2017, rritet granti 2.5 miliard, lekë, për të financuar gjithashtu funksione të transferuar nga qeveria qendrore në qeverinë vendore dhe sot, ka një shifër shumë interesante për shkak të këtij transferimi: 1000 km kanal kullues dhe vaditës janë risjellë në gjendje normale pune dhe është rritur sipërfaqja nën ujë nga 120 mijë hektarë, në 150 mijë hektarë dhe do të vazhdojë me atë objektiv që kemi ne, deri në 250 mijë hektarë. Premtim I mbajtur! Po cfarë patët me fermerët që I mbështetët vetëm me 847 milionë lekë? Ndërsa ne i mbështesim me 1.9 miliardë lekë. Cfarë patët me fermerët që nuk I rimbursuat asnjë cent nga 6% dhe tani I bëni thirrje mos u formalizoni, mos dilni në dritën e diellit, qëndroni skllevër, mos hyni në ekonomin ë e tregut, mos përfitoni nga ekonomia e tregut, mos përfitoni nga mundësitë. Vetëm këtu mund të gjendet! Cfarë keni me fermerët? Keni problem që nuk ju kanë votuar në 2013? Sërish nuk do t’ju votojnë!

Refroma në shëndetësi, realsiht ju kall datën. Vini këtu dhe flsini për shëndetësinë falas. Janë 600 mijë qytetarë shqiptarë, 600 mijë të pasiguruar do të përfitojnë mjekun e familjes falas. E dini sa ishte kosto e një vizite tek mjeku për një të pasiguruar? 10 dollarë. Janë 600 mijë të pasiguruar. Sikur një vizitë të bënin tek mjeku shkojnë 6 milionë dollarë. Është zero sot. Zero.

Doni listën e rimbursimeve? Përvec që numri I ilaceve në listën e rimbursimeve është gti dyfishuar, tani 600 mijë të pasiguruar për shkak të kësaj refrome, do të përfitojnë rimbursim të ilaceve. Sot ilacet janë pa TVSH, ne nuk e taksojmë sëmundjen, përkundrazi, tentojmë të ulim barrën.

Refroma në drejtësi, ka shumë për të thënë, por unë do foksuohem vetëm tek financimi i saj. Përvec që Alenaca e shtyu përpara atë reform ka siguruar të gjithë mjetet fiananciare që të kemi një refromë të mirë për herë të parë.

Investimet. Përtej narrativës, që janë gati 4.7% e PBB që shkojnë tek investimet, përfshirë FZHR dhe mbështetja për energjinë, këtu do t’ju tregoj një histori të vertëtë nga buxheti I qeverisë së vjetër, që flet për suksesin e rrugëve të pabëra. dhe do t’jua sjell një nga një.

Në buxhetin e vitit 2013, vetëm me çeljen e projekteve të reja në shumën 1.6 miliardë lekë, u krijuan detyrime prej 24 miliard lekë. Është një listë e gjatë me të paktën 12 projekte me vlerë nga 25 milionë deri në 10 miliardë lekë, të cilat janë financuar në shuma minimale qesharake.

Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore (segmenti Kthesa Saukut-Bregu i lumit) loti 1,2 dhe 3. Vlera totale e projektit 10.2 miliardë lekë. Vlera e financuar në 2013, vetëm 300 mijë lekë.

Ndërtim Rruga Banjë-Gramsh. Vlera totale e projektit 6.5 miliardë lekë. Vlera e financuar në 2013, vetëm 100 mijë lekë. Ka ndonjë qeveri normale që ta bëjë këtë? Qeveria e vjetër.

Qytetarët e kuptojnë mirë që këto janë projekte që sot I shohin me sy, që janë mbaruar nga ne, ose që për shkak të pamundësisë, nuk janë financuar dot, por që kanë ekzistuar si një gënjeshtër nga qeveria e vjetër.

Ka një seri me rrugë për t’ju treguar për këtë paradë shkatërrimi, gënjeshtre dhe injorance patjetër.

 Politika sociale – po i referohem Bankës Botërore për varfërinë.

Banka Botërore për varfërinë: Sipas raportit të BB (nëntor 2016) varfëria (e matur sipas PPP 5$ në ditë) projektohet të bie në 45.3% në 2016 dhe 44.5% në 2017 nga 46.7% në 2014

 Papunësia në tremujorin e dytë 2016 zbriti përh herë të parë nën nivelin e parakrizës, 15.9%. Sigurisht që beteja kundër vafërisë është betejë shumë e gjatë që bëhet vetëm me refroma dhe jo me populizma, as me gënjeshtra, as me emocione të ngacmuara të atyre që janë në nevojë. Vetëm me reforma.

Sa i takon pjesës sociale, ky buxhet bën diferencë.

E mabni mend se cfarë bëtë me aftësinë e kufizuar. Në vitin 2013 shtuar 6 mijë fiktivë, gënjyet vetëm për vota. A thua se vendi ishte në luftë dhe vetëm brenda një viti u shtuan 6 mijë invalidë. Këtu s’do duhet të vinit kurrë të bënit gallatë me fjalën tuaj sepse ka një fkt përtej asaj që thoni, keni falimentuar shtetin dy herë.

Sa I takon rritjes së pagave, rriten mesatarsiht 10% dhe trajtohen me diferencë policia e shtetit.

Trajtohen me diferencë pagat e ulëta të administratës, 36.3% që I trajtuat me egërsi dhe vazhdojmë pastaj me mjekët dhe ushtarakët që I trajtuat në të njëtën mënyrë me indiferencë, në rastin më të mirë tuajin.

Dua të sqaroj edhe dy -tre gënjeshtra për hir të transparencës.

Kam një tabelë krahasuese, partisë së të pasurve dhe atyre që “mbështetën” të përndjekurit. Në vitin 2010 keni shpenzuar për të përndjekurit vetëm 1 miliardë lekë. Në vitin 2016, dyfishi, 2 miliardë lekë dhe hapim këstin e shtatë në cështje ditësh. Pra edhe atë shresë që e konsideronit tuajën, edhe atë e keni diskriminuar.

Ish-pronarët. Në 1 mijë pronarë, në vitin 2010, 1.75 miliardë lekë. Në vitin 2016, 3.6 miliardë lekë dhe ka një ligj të konsoliduar që e zgjidh përfundimisht cështjen e pronarëve.

Shifrat e mobilimit të zyrave: në 2010, qeveria e vjetër harxhonte 10 milionë dollarë pëe mobilim zyrash. Mund t’I sfidoni këto shifra nga thesari. Është gati gjysma në 2016, rreth 6 milionë dollar.

Së dyti, rikonstruksion zyrash, është pothuajse e njëjta shifër me 2010 dhe në peshë të buxhetit është më e vogël.

Po për karburante? Në 2012 keni harxhuar 22 milionë dollar për karburant. Është vetëm 14 milionë dollar në 2016.

Po për biletat dhe udhëtimet? 2.6 miiardë lekë keni harxhuar në 2010 me udhëtime dhe dieta. 10 milionë dollar më oak kemi harxhuar në 2016.

E fundit, ju kam sjellë shifrat për të ardhurat e disponueshme bruto. Në vitin 2013, në terma dollar, është 11,170 dollarë. Sot është 13,400 dollarë fuqia blerëse. Nuk është mjaft, por është më shumë se para tre vitesh oatjetër dhe parashikimet e FMN tregojnë se vit pas viti të ardhurat e disponueshme për shqiptarët po vijnë duke u rritur.

Ia vlente të merrja pak kohë por ky është buxheti I fundit i mandatit tonë të parë dhe bën një reflektim të premtimeve të mbajtura dhe duke e mbyllur me modesti dua t’ju them që ka akoma shumë gjëra që nuk I kemi bërë dhe sigurisht që në mandatin e dytë do të vazhdojmë t’I bejme.

*Prezantimi i projektbuxhetit ne Kuvend

5 komente në “Ahmetaj: Alternativa e PD, të njëjtët emra, të njëjtat fytyra, të njëjtët njerëz që falimentuan vendin dy herë, tani kërkojnë mundësinë për një faliment të tretë!”

  1. tomorr says:

    qendron shume e drejte, para 3 vjetesh nuk ishin me te larta as pagat as pensionet, gjithsesi ky lajm eshte per tu pershendet njerzit e thjeshte e mirepresin sado pak ta vlersoj opozita.

  2. mbaresa says:

    Meritoni pergezime per rritjen e pagave dhe te pensioneve qytetaret e thjeshte e vlersojne . Ne 4 vite sigurisht 2 gjera pozitive jan arrit pavarsisht nuk permenden nga kritiket politik, Urime e pune te mbare.

  3. besi says:

    Na mbyten injorantet e sales, qe e kthyen venin ne nje kazan te madhe plehrash.

  4. uendi says:

    jo vetem 3 her po sa here te ket pushtet ne dore ka per ta bere kete gje pasi eshte nje anti-shqiptar dhe cka eshte me e bukura eshte se si i pafytyre qe eshte, ate anti-shqiptaritetin qe ai ka ja hedh sikur e ka qeveria aktuale kte gje.

  5. kostas says:

    Flasin te gjithe, flet per ekonomine edhe Ben Ahmetaj,mesuesi I frengjishtes,djali I kapterit vellai I motrave,keshilltari I Genc Rulit,dhe kunati I Leonard Menes qe kur ishte ne klasen e 5 ngeli ne klase por kjo nuk e pengoi qe te behet drejtori me I rendesishem ne dogana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje