Bashkim Dedja: “Vetting”-un e ridërguam sërish në Venecia për shkak të PD-së, edhe pse nuk kishte asnjë gabim thelbësor gjuhësor

1 Dhjetor 2016, 09:48Politika TEMA

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese pranon se variantet e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit të vettingut që janë dërguar në Komisionin e Venecias kanë ndryshime me variantet e miratuara në Kuvend. Por ai sqaron se ndryshimet nuk janë thelbësore dhe nuk prekin përmbajtjen e ligjit.

Intervistoi: Arion Sulo

Kreu i Gjykatës Kushtetuese u shpreh dje për gazetën “Mapo” se ligji i “Vettingut i dërguar për opinion në Komisionin e Venecias ka disa pasaktësi krahasuar me variantin në gjuhën shqipe, por ndryshimet nuk janë thelbësore dhe nuk prekin thelbin e ligjit. “Ai është varianti që e kanë përkthyer ata. U pretendua se ka disa pasaktësi në të dhe ne u detyruam të bëjmë verifikimin dhe kishte disa gjëra, të cilat nuk ndryshojnë thelbin e ligjit dhe asnjë problem”. Dedja bën me dije se tashmë për të shmangur çdo keqinterpretim, Gjykata ka marrë disa përkthyes të licencuar dhe që kanë bërë një përkthim zyrtar të ligjit dhe që i është nisur tashmë Komisionit të Venecias.

Nuk dihet se sa do të kushtojë kjo pasaktësi e dy varianteve në ekonominë e afateve të shtrënguara kohore të këtij muaji, kur dihet se ka një çështje të hapur të vettingut në 15 dhjetor, e cila lidhet me vendimin e BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Kreu i Kushtetueses nuk e merr në konsideratë këtë lidhje kur shprehet se Komisioni i Venecias akoma nuk është mbledhur. E ka përcaktuar që do mblidhet në datat 9 -10 dhjetor. Ai mendon se marrja e një vendimi brenda datës 15 dhjetor është e pamundur. “S’ka mundësi. Do pritet opinioni, do përkthehet dhe pastaj do veprohet”.

PD pretendon se ligji që keni dërguar ju si Gjykatë Kushtetuese në Komisionin e Venecias nuk është i njëjtë me ligjin që u miratua në Kuvend, pasi përkthimi nga shqipja në anglisht nuk është i saktë? 

Ligji është i njëjti, është ai që ka bërë Parlamenti dhe që është sot në fuqi. Ndërsa në anglisht është varianti që ka përkthyer vetëm EURALIUS dhe vetëm ai përkthim që ekziston edhe sot, është varianti në anglisht që ka punuar edhe komisioni i reformës dhe që më pas është miratuar edhe në parlament.

Mos ndoshta në Venecia keni dërguar variantin e pamiratuar nga Kuvendi apo problemi është te ndërkombëtarët, e kanë përkthyer ata gabim, apo nuk ka problem fare dhe përkthimi është i saktë? 

Ai është varianti që e kanë përkthyer ata. U pretendua se ka disa pasaktësi në të dhe ne u detyruam të bëjmë verifikimin dhe kishte disa gjëra të cilat nuk ndryshojnë thelbin e ligjit dhe asnjë problem.

Ju çuat variant tjetër pas kësaj zoti Dedja?

Nuk kemi çuar variant tjetër, ai është. Verifikuam me përkthyes që ne i kemi marrë dhe është ai material, nuk është variant tjetër, ai është ligji. Përkthimi që ka bërë EURALIUS ka qenë dhe përkthimi i materialit të punës që është miratuar në parlament, por ka qenë varianti në anglisht i tyre dhe që kanë pranuar edhe të gjitha palët. Më vonë është konstatuar prej tyre, se ka një pasaktësi nga varianti në shqip nga varianti me të cilin është punuar në të gjitha fazat qoftë nga komisioni ashtu edhe nga parlamenti, por varianti në anglisht, jo varianti në shqip.

Çfarë janë këto pasaktësi, a janë të rëndësishme?

Ato janë verifikuar dhe ato pasaktësi që janë bërë janë korrigjuar dhe tani i ka shkuar Komisionit të Venecias dhe ata do t’i kenë të dyja përpara dhe natyrisht që do marrin në konsideratë atë që është zyrtari. Por edhe ligji i pronave i tillë ka qenë, i përkthyer nga të huaj, të cilin e ka bërë pjesë Ministria e Drejtësisë dhe që është edhe sot e kësaj dite. Dhe në atë rast nuk është patur një pretendim i tillë.

Gjykatën e vuri në lëvizje Partia Demokratike për këto pasaktësi?

Po, kërkesa ishte e atyre që kishin vënë në lëvizje Gjykatën dhe thanë që kemi verifikuar që ka një pasaktësi në terma duke patur parasysh ligjin që është në faqe të Venecias dhe ligjin që është në faqe të EURALIUS.

Ka ardhur përgjigja për “Vettingun” nga Komisioni i Venecias?

Komisioni i Venecias akoma nuk është mbledhur. S’ka si do ketë një vendim në këtë fazë. E ka përcaktuar që do mblidhet në datat 9 -10 dhjetor.

A keni ju mundësi ta shqyrtoni dhe të merrni vendim për Vettingun para datës 15 dhjetor kur është edhe mbledhja e Këshillit Europian?

S’ka mundësi. Do pritet opinioni, do përkthehet dhe pastaj do veprohet.

Do të marrë një farë kohë d.m.th. Sa mund të jetë ajo?

Patjetër. Por nuk mund të them asnjë datë. Ajo do varet nga përkthimi i përgjigjes.

6 komente në “Bashkim Dedja: “Vetting”-un e ridërguam sërish në Venecia për shkak të PD-së, edhe pse nuk kishte asnjë gabim thelbësor gjuhësor”

  1. ToniTR says:

    Me plak fjale kryetari i gjykates kushtetuese e pranon publikisht qe eshte ne sherbim te Saliut! Uroj qe kur keto funderrina te zhduken nga sistemi t’ju behet nje fushate aq e madhe diskretitimi sa mos ta marrin me veten.

    1. Ata votuan mosndeshkimin e tyne says:

      Bashkimi ka per bos Saline, ai qe do vije pas tij do kete Edcobarin.Barazim bre, mos u merzitni.

  2. says:

    Bëjmë atë që na thonë

  3. Lennard says:

    Mua me duket se keto perralla ngjajne me Asin nen menge te Berishes per zgjedhjet lokale ne Tiarane ,ku nxorri nga kazani i Plehrave ca flete te sajuara qe i dhane fitoren Lul Sumkapucit.Po nuk ben derman ,djallezia antishqiptare e SHQUP-it.Ne Histori keto fytyra se bashku me bythelepirsit e Gj.Kushtetuese ,do te permenden si antishqiptare dhe sharlatane ,qe nuk uje ti laje.

  4. Haxhiu says:

    Te dalim te gjithe ne rruge te manufestojme para shtepise se Sali Berishes qe t i bejme presion ketij maloku te degjoje popullin e tij dhe jo logjiken e tij te xhepit.

  5. xixifuqe xinxifiqe says:

    Po mire more dede’ sot u kujtuat ju që drafti ishte ëërkthyer keq? Kush ka përgjegjës për këtë gafë duhet ta bëni publil që dhe ai- ajo të flasin për përgjegjidimë e përkthimit. Apo vazhdoni.mr lojra në dem të shhqiëëridë. Besoj dikush duhet të dënohet si ëër vonesen e gjetjes gabim në përkthim dhe për përkthimon sepse rrogën e ka.marrë. i
    Ndrydhe na thoni të dalim ne shesh për të rrëzuar sistemin gjyqësor sakual. Xinxifiqe Xinxifuqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje