Ben Blushi: Nëse kam mundësi me votën time (të socialistëve) që kjo qeveri të bjerë, do ta ushtroj pa asnjë dilemë. Ja pse u prisha me PS-në

1 Dhjetor 2016, 12:13Politika TEMA

Ben Blushi thotë se nëse do të ketë mundësi, do ta përdorë votën e fituar nga socialistët, për të rrëzuar qeverinë e majtë.

Ja çfarë thotë ai për revistën Mapo.

Kjo ndoshta nuk është aq e rëndësishme, por cili është momenti që ju ndau ju nga Partia Socialiste? 

Momenti, ka shumë sot që e mendoj duket se vendimi që mora për të ikur kam shumë vite që e kam brenda vetes, pra kjo nuk është një gjë spontane kam ndoshta 5-6 vjet që kur një pjesë dërrmuese e vendimeve që ka marrë Partia Socialiste më kanë lënë me shije të keqe, qëndrimet e mia publike janë të njohura prej shumë vitesh, por natyrisht që vjen një ditë kur bashkëjetesa do të ishte totalisht e pa pranueshme, kur mu hoq në mënyrë personale madje, nuk ka ndodhur me asnjeri, e drejta e zgjedhjes. Kjo nuk ka ndodhur në 25 vjet me asnjeri dhe nuk ka ndodhur në Europë në asnjë rast, që një parti merr vendim që dikush nuk ka të drejtë të zgjidhet. Për të korrektuar të gjithë mënyrën sesi funksiononte Partia Socialiste, kishte mungesë solidariteti, mungesë zgjedhjesh, mbushje me elementë kriminal dhe me biznesmen të pasur të cilët e kishin bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë pasurinë e tyre nëpërmjet, jo përmes tregut të konkurrencës, por përmes fondeve publike. Për ta korrektuar gjithë këtë gjë unë vendosa të kandidoj në zgjedhjet që ishin shtyrë në 6 vjet, d.m.th. zgjedhjet brenda PS ishin në 2013 u shtynë në vitin 2016. Edhe në Kubë edhe në Korenë e Veriut as Fidel Kastro nuk po them ndonjë emër tjetër, por as Fidel Kastro as ky lideri i Koresë së Veriut nuk i shtyn zgjedhjet. N.q.s. thonë ka zgjedhje një herë në katër vjet, i bëjnë një herë në katër vjet, Edi Rama i bëri një herë në 6 vjet, ç’rëndësi ka, për ta korrektuar të gjithë këtë vendosa të marr pjesë në zgjedhje. PS vendosi që unë nuk kam të drejtë të marr pjesë në zgjedhje dhe kush është arsyeja që duhet të rrija prapë atje? Se kur një person futet në parti futet se i pëlqen programi, por unë isha futur në një parti të majtë dhe partia shkoi me ekstremin e djathtë edhe më të djathtë se PD-ja në disa raste. Futet për të bashkëjetuar me njerëz të zakonshëm, partia u mbush me banditë të jashtëzakonshëm, futesh për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur kur e sheh të arsyeshme, kjo e drejtë m’u hoq personalisht ad hominem ndryshe nga çdo politikan në Europë, askujt nuk i ka ndodhur kjo, unë duhet të jem unik që një parti vendosi të më heqë të drejtën e zgjedhjes. Nuk më lanë të drejtë të kandidojë e për çfarë duhet të rrija më aty? Kështu që kam marr një nga vendimet më të mira të jetës time, që kam vendosur të largohem sepse kjo bashkëjetesë ishte e pa arsyeshme. Unë nuk kam ndërmend të plakem duke menduar që nuk kam bërë gjërat e duhura atëherë kur ka qenë e domosdoshme, e kam bërë që në vitin 1991, e kam bërë prapë në vitin 1997, po e bëj prapë tani në vitin 2016 duke qenë i bindur. PS për të gjitha këto arsye po vjen drejt fundit të ciklit të vet historik ndoshta nuk ka çfarë i jep më Shqipërisë.

Nuk kishit mundësi ta rregullonit më parë këtë..

Unë ua u thashë që këto simptoma ishin të qarta, por ti duhet të provosh duhet t’ju japësh njerëzve arsye të binden që janë të vërteta dhe unë besoj se bëra maksimumin së bashku me kolegen time Znj. Hafizi dhe shumë të tjerë në fakt. Bëmë maksimumin që njerëzit të bindeshin që aty nuk ka asnjë centim të demokracisë se nuk ka, ka vetëm njerëz në një ndërmarrje private e cila punon për interesa private të një grupi të vogël biznesmenësh.

Nëse do të ishte e nevojshme vota juaj duke qenë se keni akoma një mandat parlamentar që vijon do të vazhdonit ta mbështesnit qeverinë?

Unë jam në opozitë, n.q.s. kam mundësi me votën time që kjo qeveri nesër të bjerë sigurisht që do ta ushtroj pa asnjë dilemë.

Duke i qëndruar asaj që mund të bëni me votën tuaj n.q.s. do t’ju kërkohej një votë për të krijuar një qeveri të re pas zgjedhjeve të ardhshme apo edhe tani d.m.th. çfarë kahu do të zgjidhnit, pra a ka një mundësi që mund t’ju afrojë me PD që mund të ishit një forcë.

Unë nuk mendoj fare për këtë gjë e vetmja gjë që mendoj janë mënyrat se si kjo organizatë mund të funksionojë, si të aplikoj demokracinë direkte në radhët e saj që do të jetë më kolegjiale si do të arrij të ketë një anëtarësi më të madhe dhe si do të shtrihet. E vetmja gjë që ne mendojmë sot është çfarë do të bëjmë vet jo çfarë do të bëjnë të tjerët. Kemi marrë një vendim kur jemi ulur ta themelojmë këtë organizatë politike, e vetmja gjë që për të cilën mendojmë është çfarë do të bëjmë ne vet. Nuk mendojmë për rivalët tanë.

Për shkak të sistemit elektoral dhe për shkak të formës që është zgjedhur dhe për shkak sepse çdo parti politike futet në garë për të qeverisur juve do ju duhet sidoqoftë të jeni nëse thirreni nëse do jenë votat të atilla, të jeni pjesë e koalicioni apo e një force më të madhe për të qeverisur?

Kjo është e pamundur të parashikohet sot sepse janë biseda që i takojnë të ardhmes.

Vija të kuqe të pakalueshme apo ti bëni të qarta a do paracaktoni ju mbi ç’baza mund të ndërtoni një koalicion

Padyshim që kemi vija të kuqe, padyshim që kemi vija të kuqe dhe do t’i përcaktojmë gjatë rrugës.

14 komente në “Ben Blushi: Nëse kam mundësi me votën time (të socialistëve) që kjo qeveri të bjerë, do ta ushtroj pa asnjë dilemë. Ja pse u prisha me PS-në”

  1. Tr says:

    U prishe me Ps per karrige. …..

  2. Ivan i madh says:

    Per ate voten tende te qelbur te mare tinze ne PS si hyn ne pune as dreqit o Blushi kallamidhja dhe jo te rezoje qeverine Dhe mos endero kot se misionin juaj ka mbaruar me kohe tani mer ate roge bashku me Nik kreshnikun e kenetave qe e bertiste e ulerinte Berishen ne burg si puna jote tani shekoni puthini kembet dhe lepiji b… e fishkur tju vendose ne liste si Kacin e zi mikun tend e te drogmenit Nano. .

  3. shushica says:

    Blushi , me që erudit po të kujtoj që kongresi në Korene e Veriut eshtë mbajtur pas 30 vitesh ndersa në Kubë pas 13 vitesh….vetëm komunistët shqiptarë nga pikpamja kohore ishin preciz , me datë dhe orë , çdo pesë vite….
    Në se ke në merak të majtën , dije që populli i majtë në Shqipëri nuk ndahet kurrë nga PS, pavarësisht kush èshtè ne krye ….Ke të drejtë , disa masa tëRamës duken të djathta….por realisht nuk janë as të majta , as të djathta , janë thjesht për të ndërtuar një farè shteti mbi gèrmadhat e anarkisë berishiste …Tani èshtë momenti i së vërtetës për Ramën , në se do të kthehet majtas apo do të lejojë të komandojnë oligarkët….Unë nuk pres ndonjë gjë të madhe pasi formimi i Ramës është eklektik, pa një doktrinë thelbësore udhëheqëse të bazuara nè dy shkollat e mëdha të drejtimit të shteteve liberale….Por ti Blush je njè politikan sallonesh , je shumë larg jetës reale , je tepër bulevardesk , nuk ke asnjë ide të qartë ekonomike dhe politike …..Gjëja themelore qe nuk kuptoni ju politikanët shqiptarè èshtë mungesa e ideve racionale për riidertimin e nje industrie moderne , konkuruese, bazuar ne pasurite e vendit …..Nuk jane numuri i kafeneve dhe diskotekave qe mund tè bejnè nje vend tè pasur , por numuri i industrive prodhuese , i shtresës inxhiniero teknike dhe i punëtorëve te kualifikuar ….ndryshe do të mbetemi perjetèsisht nje vend i varfër , pa te ardhme ….

  4. I drejti says:

    Ti Blush nuk je gje tjeter veçse nje Jovan Bregu qe vdiqe per nje cope karrige pushteti. Je i humbur, i falimentuar dhe shyqyr zotit pas zgjedhjeve te vitit te ardhshem nuk do ta shohim me surratin. Nuk ushtrohet pushteti me dembele si puna jote qe mendon se me fjale te bukura e llafollogji drejtohet vendi.

  5. Bajoneta says:

    O Birbo BOSH ti je nje asgje dhe do do te perfundosh me keq se kac islami i zi.Mos harro se Juda urrehet me shume nga populli.
    E cfare mund ti ofrosh ti Shqiptareve,kur dole Jude me ata qe vidhni dhe i ndani bashke.Nuk jane me vitet 90 o Bosh njerezit nuk hane me rrenat e tua as te saliut as te edit.Njerezit do votojne ate qe ben dicka per kete vend.Ti Bosh cfare ke bere???harrova ishe minister i pushtit pijanec fatos nano.

  6. luli says:

    Ti Blush je maskara je trafikant vote ,e kemi thene qe sje burre, me qe te vjen keq dorezo mandatin dhe ta shofim pastaj trimerine e zgjuarsine.po ti as kete nuk e ben , por del e kakaris si pulat. perfundimisht nje plere

  7. Gora says:

    Zotri smund ti kthesh shpinen elektoriatit qe te zgjodhi ti I ke marr ato Volta si perfaqsus I majte, kjo eshte pabesi, pyeti njeher ata qe te kane votuar cdo te thone

  8. LORA says:

    Perdorja e veridktit te sovranit ,duke I ndryshuar krejt drejtimin qe ajo vote ka deleguar,,,,si ne rastin e blush-nano-kurves ,eshte nje e mete bazike e sistemit tone parlamentar,,,qe duhet ndrequr urgjentisht,me ligj,qe precedent I rrenegateve ,brenda nje grupi parlamentar te mos kete me asnje shans.Kush “nderron” mendje,pasi e ka marre voten e njerzve,duhet te dorezoje mandatin dhe le te vijoje udhen me mendjen e ndryshuar,,,,kurrsesi me karrigen e parlamentarit ,te pamandatuar per mendjen e ndryshuar.
    Precedenti I blush-ciprushit e verteton me se miri drejtesine e revoltes se socialisteve elbasanas kunder tij.Respekt per keta socialiste te pergjegjshem ,ne kohen dhe vendin e duhur.

  9. maximus says:

    ik ore dreq se na çave bythen, je bere i neveritshem, ne nje vrime i bie fyellit, une e kam thene ky e ka personale me RAMEN, nuk ka faj i shkreti , do kete ndonje grua ne shtepi ky qe se le rehat dhe e ha me gernje çdo dite, po ti mo merum, ke 25 vjet ne politike dhe ngele deputet i thote, erdhi tjetri nga franca ua mori partine dhe u be dhe kryeminister dhe ti ngele ne fund te kazanit, nga njera ane i jap te drejte kesaj gruas se te ndjerit BLUSH, se ky eshte nje dembel qe se ka shokun,

  10. Mamuthi says:

    Dilni o rilindas dhe denojeni blushin per agjitacon dhe propagande. Shkruani sa me shume sepse beheni qesharake me shume

  11. Mamuthi says:

    O tema botojini komentet per rilindasit qe duan te denojne blushin per agjitacion dhe propagande ose shani dhe ju blushin se te gjithe bashke beheni qesharake . Jeni kthyer si organ shtypi i ps “ZP”.

  12. Gaspri says:

    Nuk kam lexuar kurre, asnje rresht nga ato qe shkruan ky i pafytyre.
    E them kete se e njoh mire se cfar funderrine asht.
    Me ben pershtypje nje gje: kush dreqi e futi kete pehlivan ne Partine Socialiste? Cfar e lidhi kete Blushin me PS-ne? Ky nuk ka lene gje pa bere kunder socialisteve, kunder PS-se dhe megjithate eshte futur neper lista.
    Mire pijaneci e dallaveraxhiu Nano qe i a beri peshqesh PS-se kete funderrine, po Rama qe e njihte mire kete, pse e rizgjodhi deputet? Pse duhej te ishte ky njeri qe ka mbushur padrejtesisht xhepat kur drejtonte dikastere?
    Kjo eshte pergjegjesi e rende e Rames. Kush duhej te ishte deputet, ky dallaveraxhiu (kumarxhiu, pijaneci, i pafytyri) Blushi apo Moikom Zeqo-intelektuali i shquar, intelektuali me integritet, i ndershem dhe i rralle i letrave shqipe?
    Pse duhej te ishte dallaveraxhiu Blushi deputet e ti zinte vendin intelektualit dhe sportistit te mirenjohur Agim Fagu, dikur me aktivitet ne PS e te larguar padrejtesisht prej spiunimeve te ketij Blushit?
    Blushi, pikerisht nepermjet spiunimeve, shpifjeve e dallavereve ka arritur te shmange nga PS-ja edhe disa figura te tjera me reputacion e qe do i benin nder Partise Socialiste.
    Doni te shihni moralin e qelbur te tij? Ju a thot vete ai (Blushi). Ky faqezi mburret se do bashkonte votat (vota do te thote mendat) me kedo per te rrezuar qeverine e Socialisteve. Dihet qe Blushi nuk ka bere asnje dite fushate. Votat i ka marre PS-ja. Ai ka marra mandatin e deputetit per shkak te futjes se tij ne liste, njelloj si Kokedhjeri qe nuk e do askush nga e majta.
    Po te ishte i ndershem Blushi, e dorezonte mandatin e deputetit, pasi ai mandat i takon PS-se dhe pastaj te dilte per te rrezuar Qeverine.
    Ky eshte morali i Blushit.
    Por besoj shume se Rama tanime ka zene mend.
    Te gjith ata qe derime tani jane larguar nga PS-ja, si shkak te vetem kane patur pakenaqesine, apo revolten nga ajo qe kane kerkuar te marrin tendera e Rama nuk u a ka dhene, kane kerkuar te zhvillojne kontrabande e Rama nuk u a ka cuar tranin a Doganave, etj.
    Rama te mbledh rrypat, te ulet me ata qe e duan PS-ne dhe te largoje ne zgjedhjet e ardhshme edhe disa edepseze te tjere qe pasi jane majmur e trashur, rrijne e flejne gjume ne Kuvend.

  13. shqip says:

    blushi ke gjithe te drejten te shkosh nga te duash. po gjeja me e peshtire eshte te perdoresh voten tende ne dem te mijra votuesve qe ta dhane mandatin per kete qeveri. po kuptoj se edhe te qenit shkrimtar nuk perbeka kusht per te qene realist me lexuesin. ” te tjera ben , te tjera thua, qe te ma prishesh mendjen mua “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje