DOKUMENTI/ Si provokohej e ëma e Fatos Lubonjës nga spiunia me pseudonimin “Erka”

1 Dhjetor 2016, 14:36Dossier TEMA

Liri Lubonja, bashkëshorte e Todi Lubonjës, është ndjekur nga Sigurimi. Ky fakt bëhet i ditur nga dokumenti sekret që Fatos Lubonja publikon sot në “Panorama”. Sipas dokumentit, Liri Lubonja është provokuar nga agjentë të Sigurimit për të “provuar veprimtarinë e saj armiqësore”.

LENDA: MBI SHFRYTËZIMIN E TO NË DREJTIM TË ELEMENTIT ANTIPARTI

MINISTRISË SË PUNEVE TË BRENDSHME

DREJTORISË SË PARË TIRANË

Gjegje telit tuaj Nr. 979, datë 26.10.1983. Siç kemi njoftuar me informacionin tonë Nr. 907/2, datë 30.09.1983, në rrethin tonë kemi një element të cilësuar anti­parti e kjo është e quajtura Liri Ibrahim Lubonja, në përpunim aktiv 2/ A dhe e internuar në fshatin Fishtë të këtij rrethi. Në drejtim të këtij objekti, gjatë vitit 1983 nuk kemi arritur të kryejmë ndonjë kombinacion T.O., kjo edhe për shkak se në banesën ku ndodhet aktualisht mungon T.O. stacionare, gjë për të cilën po studiojmë mundësitë për instalimin e saj.

Ndërsa për kontrollin e këtij objekti kemi përdorur forma të tjera të punës agjenturore – operative, si agjenturën ekzistuese, KP­në, vijën e masave, survejimin e jashtëm e veçanërisht kur kjo ka lëvizur jashtë rrethit tonë, nga përdorimi i të cilave nuk ka dalur që të zhvillojë aktualisht veprimtari armiqësore të mirëfilltë, me përjashtim të ndonjë reagimi për vështirësi të jetesës së saj, mundësitë e pakta që ka për të ndihmuar materialisht bashkëshortin dhe djalin e saj që i ka të dënuar për veprimtari armiqësore, të cilat nuk formojnë figurë krimi. Edhe në muajin nëntor të këtij viti u shfrytëzua me kombinacion vajtja e objektit në Tiranë dhe në kombinim me Drejtorinë e Punëve të Brendshme të atij rrethi, u organizua survejim për ditët që qëndroi atje dhe u aktivizua B.P. me pseudonimin “Erka”, vjen nga lidhjet e saja, por në përfundim nuk doli ndonjë material me interes operativ.

Veçori e këtij objekti është se, duke njohur pozitën shoqërore të saj, qëndron e veçuar nga njerëzit, qoftë dhe ndaj lidhjeve miqësore e me karakteristika të përafërta me të, i shmanget çdo bisede me karakter politik, të cilën e shpreh edhe vetë objekti “me politikë unë, as djali, nuk merremi” ose “nuk di pse jam e ndjeshme edhe ndaj njerëzve që më parë i kemi konsideruar të afërmit tanë” etj. Këto deri në një farë shkalle kanë vështirësuar edhe kontrollin e saj nga ana jonë. E megjithatë, jemi të ndërgjegjshëm se duhet organizuar më mirë puna agjenturore – operative në drejtim të shfrytëzimit të kombinacioneve me T.O., sepse, pavarësisht nga pasiviteti i përkohshëm i saj, bindja jonë është se ajo qëndron në pozita armiqësore, kjo edhe për shkak të masave që janë marrë ndaj saj dhe lidhjeve kryesore të saj

Kurse në radhët e të dënuarve të repartit të riedukimit Nr. 302, kemi 3 elementë anti­parti: Dashnor Mamaqin, Vasil Katin e Kristofor Mërtirin, për të cilët, me gjithë kontrollin që bëhet me agjenturë, nuk janë marrë të dhëna për veprimtari armiqësore. Dashnor Mamaqi dhe Vasil Kati në raste të veçanta kanë mbajtur edhe qëndrim pozitiv në ambientin ku jetojnë, ndërsa Kristofor Mërtiri, menjëherë posa erdhi në repartin 302, filloi të nxiste elementë të veçantë në rrugën e veprimtarisë armiqësore dhe për këtë u muar masa e izolimit në repartin 321 Burrel. Pas ardhjes nga Burreli, në përgjithësi qëndrimi i tij është jo i keq. Pavarësisht nga këto qëndrime, të cilat mund të jenë të përkohshme, kontrolli ndaj tyre do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke përcaktuar masa më të mira e të studiuara.

KRYETARI I DEGËS SË PUNËVE TE BRENDSHME

KADRI IBAJ

3 komente në “DOKUMENTI/ Si provokohej e ëma e Fatos Lubonjës nga spiunia me pseudonimin “Erka””

  1. KOZi says:

    Pune komunistesh- I denuari ,komunist,i dyshuari komunist, spiuni komunist,polici komunist, prokurori komunist ,gjykatesi komunist ,kujdestari ne kampin e internimit komunist,- prandej ne listen totale te ish te denuarve nga 1944-1990 shumica numerike jane komuniste te denuar nga shoket e tyre- gallate………..gezuar diten e clirimit…….tung

  2. meteori prej zeherori says:

    kurse sot n demokraci nuk t pergjojn dhe spiunojn.
    sot ja fusin tekniken operative bashkpuntores secrete n vrim t pidhit ,apo bashkpuntorit ne brim te bythes,dhe pergjojn direct nga sateliti ,e jo si n koh t kuqve kur pergjimet beheshin me mjete primitive ku edhe “kanacet e jugosllavit” ishin me serjoze.
    sot ta filmojn sekretce dhe t pergjojn edhe Karin n brim te pidhit.
    ti numurojn edhe sa her qi. dhe te incizojn edhe kur flet n gjum.
    ky document operativ sigurimi,me duket nje document profesjonal,serjoz,aspak fyes per personalitetin e personit te perndjek. thjesht zbatohej ligji I atehershem. (“ligje te atehershme” ka pas gjith bota, edhe amerika ka pas ligje “te atehershme” si p sh. ligji kunder alkoolit.por sot te gjith pijn alkol)
    ky document tregon sesa profesjonal ligjor ka pas qen sigurimi. s ka qen aspak aventur dhe krim,por ligj dhe drejtesi.
    po mos te thyje ligj s te prekte kush ateher.
    kurse sot edhe pa bo gjo,vecse I teket tjetrit qe ka pare pushtet fuqi,te bje n qaf,madje edhe t vret dhe se merr vesht kush.
    qe ka qen diktatur ka qen. dhe ishte me ligj,me kushtetut. ishte diktatur ligjore. e thoshte vet ligji kete gje.
    por qe kishte shtet,ligj,drejtsi,njilloj per te gjith,kishte.
    kishte ate qe s kemi sot. ate qe po kerko Europa sot nga ne per me na qas n europ. kishte jo krime,ligj,drejtsi gjykata s kishte korrupsjon..
    tash ka kurva sa t dush,pidh me qi pa mas,bythqima qe perdredhin sumet neper televizjone,dhe krruajn brimen neper bicikleta pa shal bulevardeve dhe nen protektorat nderkombtar.
    sot ka shkerdhata te lindur dhe te vdekur si te till.
    e kur do bohet shtet shqipnija?
    mas njimiljon vitesh? kur t bjer kometa dhe t shuhet bota.
    edhe atehere,te vetmit qe do pshtojn do jen shqiptaret sepse si shkerdhata qe jan do gjejn brimat ku me u fut dhe me pshtu sumet.

  3. us says:

    SI U PERSEKUTUAN ENVERISTET NGA ENVERI.
    Fatosi kerkon te bojatisi te kaluaren e familjes me ngjyra “martiresh”
    te sistemit.
    Kush ishin pergjegjes te ati sistemi ? Nuk ishin edhe prinderit e tije me pozite ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje