Dy gropa fiskale të Shqipërisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

zaloshnjaNga Eduard Zaloshnja

Në debatet që do të zhvillohen sot në Kuvend rreth buxhetit të shtetit, qeveria do të mburret se po rrit pagat, pensionet, shpenzimet për investimet, për politikat sociale etj., ndërsa  opozita do të kërkojë që rritjet të jenë edhe më të mëdha se sa i ka parashikuar qeveria. Është kjo një skenë që përsëritet pothuaj çdo vit, pavarsisht se kush është në pushtet. Por asnjëra palë nuk flet për dy gropa të mëdha fiskale që ka një çerek shekulli që krijohen çdo vit në Shqipëri – tek të ardhurat  nga TVSH-ja dhe nga taksat e sigurimeve shoqërore/shëndetsore

Siç tregohet në grafikun e mëposhtëm, të ardhurat nga TVSH-ja ishin vjet në Shqipëri sa 9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (më 2013 ishin sa 8.2% e PBB-së). Ndërsa në Malin e Zi, në fqinjin me TVSH, ekonomi, gjeografi, histori e kulturë të ngjashme me të vendit tonë, të ardhurat nga TVSH-ja ishin sa 12% e PBB-së.

Në fakt, përqindjet që zbaton Mali i Zi për TVSH-në janë pak më të ulta se në Shqipëri. Kështu fqinji ynë zbaton një TVSH me tri shkallë: 19% për shumicën e mallrave dhe shërbimeve; 7% për shportën e domosdoshme të mallrave; dhe 0% për barnat e shëbimet mjeksore, për bizneset e vogla me xhiro vjetore nën 15 mijë euro dhe për eksportet. Ndërsa Shqipëria zbaton një TVSH me dy shkallë: 20% për shumicën e mallrave dhe shërbimeve dhe 0% për barnat e shëbimet mjeksore, për bizneset e vogla me xhiro vjetore nën 55 mijë euro dhe për eksportet.

Të ardhurat nga taksat e sigurimeve shoqërore/shëndetsore ishin vjet në Shqipëri sa 5% e PBB-së (4.1% e PBB-së më 2013), ndërsa në Malin e Zi ishin sa 11% e PBB-së. Thënë ndryshe, shteti ka vjelë mesatarisht 850 dollarë sigurime shoqërore/shëndetsore në vit për çdo person që ka qenë i punësuar në sektorin jobujqësor (sipas sondazhit të punësimit të INSTAT-it, e jo sipas regjistrave të sigurimeve shoqërore/shëndetsore).  Ndërsa në Malin e Zi, kjo shifër është në nivelin 1750 dollarë (të dy vendet zbatojnë përqindje të ngjashme të taksave të sigurimeve shoqërore shëndetsore).

Këto dy gropa fiskale tregojnë se evazioni në zinxhirin e TVSH-së është më i lartë në Shqipëri, dhe se një numër më i madh shqiptarësh punojnë pa sigurime shoqërore/shëndetsore ose u raportohen paga më të ulta se sa marrin në të vërtetë.

Nëse shteti shqiptar do të kishte të njëjtin rendiment fiskal me të Malit të Zi në mbledhjen e këtyre dy taksave, në thesarin e tij do të ishin futur vjet mbi 1 miliard dollarë më tepër se ç’u futën. Dhe me ato 1 miliardë dollarë mund të rriteshin pagat, pensionet, shpenzimet për investimet, për politikat sociale etj etj…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Dy gropa fiskale të Shqipërisë”

  1. shpend says:

    zaloshnja sikur merrej me sonadazhet merrka vesh edhe nga paketat fiskale tani

  2. ranald says:

    nuk ngeli njeri pa ber ekspertin nje paradoks i vertete, komentojne me shume ata qe smarrin vesh sesa degjohet zeri i eksperetve qe jane tamamm kompetente per kte pune

  3. Platon says:

    Zaloshnja tha mbreme te dudushi se ka mbrojt doktoraturen n amerike per ekonomi. Un e dija per statistike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *