Policia e Krujës ka vënë në pranga një 61-vjeçare për armëmbajtje pa leje.
Burimet zyrtare bëjnë të ditur se Ahmedie Krashit i është gjetur në shtëpi një pushkë pa leje dhe 6 copë fishekë.
Sipas policisë Krashi ka qenë e dyshuar për vrasjen e bashkëshortit të saj, ngjarje për të cilën aktualisht ndodhet i arrestuar djali i saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 2013.