FA, vijojnë regjistrimet për ushtarë e detarë aktivë. Kriteret për për të rinjtë

1 Dhjetor 2016, 12:30Sociale TEMA

Forcat e Armatosura vijojnë procesin e rekrutimit për ushtarë / detarë aktivë.

Gjatë kësaj faze, të gjithë të interesuarit mund të depozitojnë dokumentat e tyre pranë Qëndrës së Përsonel Rekrutimit (QPR) deri në datë 19 dhjetor 2016.

Kriteret e përgjithshme për rekrutimin e ushtarëve/detarë aktivë është:

– Të ketë shtetësi shqiptare.

– Të ketë figurë të pastër morale.

– Të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale.

– Të mos jetë në ndjekje penale.

– Të mos ketë humbur të drejtën e ushtrimit të profesionit ose veprimtarisë në administratën publike me vendim gjykate.

– Të mos jetë në gjykim penal nga gjykata

– Të ketë kryer arsimin parauniversitar ose të lartë brenda ose jashtë vendit.

– Të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtar/detar aktiv nga qendra shëndetësore e vendbanimit të kandidatit.

– Të ketë kaluar testin, fizik, intelektual, dhe psikologjik.

– Kandidatët për ushtar/detar aktiv të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkujt dhe mbi 165 cm për femra.

– Kandidatët për ushtar aktiv, të planifikuar për kompletimin e Policisë Ushtarake, duhet të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkuj dhe femrat.

Për rekrutimin sipas specialiteteve të veçanta, veç këtyre kritereve të aplikohen edhe kritere specifike për aftësitë profesionale dhe parametrat fizikë, të cilat të përcaktohen me një udhëzim të veçantë të SHSHP.

Mosha minimale e rekrutimit është 18 deri në 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar /detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç.

 

Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në FA si ushtarë/detarë aktivë, do të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit.

Aplikantët plotësojnë:

–  formularin e aplikimit

–  formularin e pranimit të dokumentacionit dhe marrin njoftimin për dokumentet e nevojshme, afatin e paraqitjes në Qendrën e Personel Rekrutimit për vijimin e procesit të pranimit, testimit e përzgjedhjes.

Procedurat, kriteret, rregullat e testimit janë të publikuara në faqen e internetit të MM dhe FA.

Kandidatët për ushtarë/detarë aktivë, paraqesin në Qendrën e Personel Rekrutimit, këto dokumente:

– Kërkesë me shkrim në të cilën parashtrohet identiteti i aplikantit, deklarimi se ka qenë i pa dënuar brenda dhe jashtë vendit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet për të cilat dëshiron të bëhet ushtar/detar aktiv, njësia apo reparti dhe specialiteti në të cilën do të dëshironte për të shërbyer. Aftësitë, përvoja në punë, prirjet e tij në fusha të caktuara

– Fotokopjen e kartës së identitetit

– Certifikatë familjare

– Dy fotografi të përmasave 4 x 6 cm dhe dy fotografi të përmasave 9 x 12 cm

– Fotokopje të diplomës së arsimit parauniversitar të noterizuar dhe të vërtetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Rrethit ose të arsimit të lartë të noterizuar

– Diplomë, dëshmi, certifikatë për aftësi profesionale (nëse ka), të noterizuar

– Dëshmi penaliteti

– Vërtetim nga prokuroria;

– Vërtetim nga gjykata

Kandidatët gjithashtu duhet të paraqesin edhe këto dokumenta mjekësore:

Në këtë fazë, FA do të rekrutojë afërsisht 200 të rinj.

1 komente në “FA, vijojnë regjistrimet për ushtarë e detarë aktivë. Kriteret për për të rinjtë”

  1. Albani says:

    Sa eshte rroga?
    Sa vjecare eshte kontrata?
    Mendoj qe keto dy pyetje qe bera duhej te ishin sqaruar ne kete shkrim perpara se dikush te interesohej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje