Majlinda Bregu: Kura për djajtë e demokracisë, është më shumë demokraci

majaNga Majlinda Bregu

Kjo me sillet ne mend se shumti keto kohe sa here degjoj artikulime te merzitshme ose patetike, fajndejellese ose te padenja per rrugetimin e gjate te Shqiperise ne BE.

Si asnjehere ne keto 3 vite e ca, po degjoj keto dite te flitet e perflitet se cdo gje qe ndodh, ka ndodhur, do te ndodhe ose nuk ndodh, nuk ka ndodhur e s’do te ndodhe, shpjegohet me rrugetimin europian te Shqiperise.
Nuk ka fjalim, rrefim, bashkebisedim, ligj, reforme, antireforme, proteste, politikane, gazetare, shoqeri civile qe si mundesine dhe pamundesine per nje ndryshim, deri dhe tek deshtimet profesionale,te mos kene per kryefjale te shtjelles,standartet europiane.

Kush do te mburret flet ne emer te standarteve europiane, kush do te shaje flet prap ne emer te tyre.

Thene ndryshe te gjithe ne radhe per te thene formulen e vet te betimit per dashurine Europiane.

Nga te pergjegjshmit deri tek genjeshtaret patologjike te cilet hallin e kane me te madh se te gjithe. Jo vetem si beson njeri, por dhe ata vete s’I besojne askujt.

Nese te gjithe ne do te ishim te sinqerte, kjo do te ishte vlere kombetare.

Por nese vazhdon e tirret keshtu, rrezikojme te behemi super qesharake me te vetmen siguri qe kemi per te qene nje vend normal: T’ju qendrojme vlerave europiane e te flasim nje zeri per nevojen qe ka Shqiperia per te qene si gjithe Europa!

Prej kohesh e kam thene dhe e perseris!

Shqiperia ka nevoje per nje Qendrim Unanim Kombetar per Integrimin Europian! Nje Konsensus jo vetem politik, por nje qendrim me nje Platforme Kombetare ku te shprehet vullneti i te gjithe aktoreve te shoqerise per kete proces. Perfshi ketu, media, shoqerine civile, biznesin.

Shprehja dhe testimi I te gjitheve perkundrejt objektivave të Integrimit Europian te Shqiperise eshte e vetmja perpjekja madhore konsensuale qe mund te benim ne kete faze.

Dhe une nuk besoj se ne na mungon ndjenja kombetare.

Na mungon vetedija dhe vullneti per tu shkeputur nga nje kod zakonor politik I shkaterrimit te ndersjelle .
Pas ketij Qendrimi unanim, cdo detajim tjeter behet me i lehte.

Sot , ne diten e diskutimit dhe votimit te Buxhetit, nje Qeveri e pergjegjshme pasi flet pashterueshmerisht per nevojen e celjes se negociatave te anetaresimit, duhet te kishte sjelle sot bashke me Buxhetin edhe Programin Ekonomik te Paraanetaresimit.

Minimumi,nje vit para celjes se negociatave, duhet te kete nje plan te detajuar qe nuk eshte Plani Buxhetor afatmesem , por Identifikimi dhe analiza e prioriteteve tona Kombetare dhe strategjive per adresimin sidomos te ceshtjeve ku interesat tona kombetare jane vitale; te gjithe politikes ekonomike te reformave strukturore; te prioriteteve kombetare; te krijimit te kushteve per te favorizuar investimet e huaja direkte; te mbeshtetjes se biznesit; masat afatmesme per te garantuar konkurrencen; te kostos qe administrata publike do te kete ne proces e te gjithe elementet e tjere te domosdoshem per kete rruge te mundimshme drejt Europes.

“Askush nuk bie ne dashuri me tregun e perbashkwt europian” –thoshte Jacque Delor.

Por pa emocion dhe devotshmeri, Europe nuk ka.

Nderkohe qe Ekonomia eshte nje nga shtyllat kryesore sot edhe pse nuk vjen si kriter me vete post 5 kritereve per anetaresim, por eshte shtylla madhore qe ben dallimin mes idealizmit narrative dhe realitetit tone europian.

Nuk jemi me te konkurueshem me vendet e rajonit, pasi renditemi te 5 ne ballkan ne raportin doing business. Perpera nesh eshte Maqedonia dhe Mali i ZI, vende qe kane nje klime shume me te mire te te berit biznes dhe barre fiskale ndjeshem me te ulet.

A do kete subvencione direkte per te punesuarit qe te mos jene barre per punedhenesin?

Sic ben Serbia per te joshur investitoret e huaj?

A do t kemi nje here te qarta se cilat do te jene zonat tona te lira ekonomike, funksionale falas?

A do te kete perjashtim nga TVSH te mallrave qe levizin brenda zones se lire? Perjashtim nga tatim fitimi? Nese po per sa kohe? 5 vjet? 10 sic e ka Maqedonia?

Mali i zi ka perjashtuar nga taksat per 3 vitet e para kompanite qe punojne ne zonat e pazhvilluara, pervec peshkimit,bujqesise e ndertim anijesh.

Po Turizmi? Po vendet e punes qe do te hape?

Cilet do te jene sektoret kryesore te ekonomise shqiptare qe mundesojne edhe Qeverine te mbaje pergjysem te pakten premtimin per 300 mije vende pune? Fason dhe call center? 25 mije te rinj dalin pa pune nese do te mbyllet biznesi call center.

Kurum nxori ne rruge mbi 700 punonjes. Armo rrezikon gjithashtu te rrise numrin e te papuneve.

A kemi ne nje mjedisi ekonomik nxitës per biznesin apo vetem per koncensionet qe nuk kane tavan fitimi dhe qe ne fund eshte vetem përqendrim i fondeve publike vetëm në pak emra?

E fundit per cfare na duhet te jemi gati ne,

A kemi nje llogaritje gjeo strategjike per efektin e bllokimit te Negociatave?

Shqiperia nuk eshte Florida, as Alaska. Eshte ne mes te nje rajoni qe murin e ka ne koke. Gardhin e ka kufi mendimi. Luften e ftohte e ka ceshtje krenarie kombetare. A kemi ne nje strategji tonen per pozicionimim e Shqiperise dhe peshen qe ajo do te kete ne rajon, edhe per shqiptaret kudo qe jetojne lidhur me hapjen e negociatave?

Ndaj nuk mjafton vendimi dhe data apo cdo thote Keshilli i Ministrave te BE- se ne Dhjetor.

Nuk ma merr mendja se ka nevoje per shembuj larg nesh per te kuptuar se c”ndodh kur procesi I ecjes se nje vendi drejt Be-se ngec ne vend.

Nese doni qe te keni qeveri autokratike, arrogance, mungese investimesh te huaja, klime te renduar biznesi, papunesi me te larte, drejtesi te korruptuar, politikane rehati dhe kokebosh, nese doni qe ky vend te vazhdoje te paguaje cmimin e paaftesise, nepotizmit, klientelizmit, te administrates publike, nese doni qe ne burg te perfundojne ata q s’kane te paguajne dhe jo ata qe bejne krime, ata qe ujisin hashashin dhe jo pronaret e hektareve te mbjella me te,nese doni qe ne kete vend per festa kombetare te kemi secili ditelindjet e partive,perdorni integrimin e shqiperise ne BE si pengun e radhes.

Mire cmimin e anetaresimit ne Europe e dime,po cmimin e perjashtimit a e dime?

REMOTE_ADDR:[]

16 komente në “Majlinda Bregu: Kura për djajtë e demokracisë, është më shumë demokraci”

  1. anamaria says:

    O Zot…deri kur do degjojm idjote te tille . sic eshte dhe kjo kodra mbas bregut ???
    Ben lodra fjalesh pa mbarim e i duket vetja e mencme…nuk e di qe ka qene ministrja me e pa afte ..e qeveris Berisha
    Boll o koder mbas bregut se je shum e neveritshme…

  2. anamaria says:

    O Zot…deri kur do degjojm idjote te tille . sic eshte dhe kjo kodra mbas bregut ???
    Ben lodra fjalesh pa mbarim e i duket vetja e mencme…nuk e di qe ka qene ministrja me e pa afte ..e qeveris Berisha
    Boll o koder mbas bregut se je shum e neveritshme…
    Botojeni ju te Temes…mos i seleksiononi komentet.

  3. Timi says:

    Majlinda, thuaja Berishës këto. Është koha të flasësh qartë dhe me gisht, jo as andej as këndej.

  4. Adam says:

    Mjafton te lexosh kete shkrim per te kuptuar se klasa politike ka ecur goxha mire. Ish minister intergrimit qe tjerr e tjerr fjale pa formuar as kuptim e as IDE

  5. Ilira says:

    Keto hartimet e kesaj nuk shtyhen as deri tek rreshti i trete edhe pse kjo e di veten shume te thelle! I eshte mbushur mendja qe po te shkruaje shume fjale, duket e mencur. Me sa duket, ka hall te konkuroje ate biben tjeter, Grida Dumen. Me mire te nxjerre ndonje foto te fustaneve te reja, se ate fushe e qan.

  6. sit... back..and relaks →→→ says:

    Menova qe do thoje qe kura eshte ca plumba me shume ne bulevard moj Majalinda. Sa shpejt i harroni ca qendrime po njerezit nuk para i harrojne.

  7. tomori i beratit says:

    Nuk ke byth o Majlinda qe e dredh jo ashtu jo keshtu.Nje dhe vetem nje eshte e keqja e Shqiperis DREJTESIA.Thuaje troç dhe drejtesin e ka ne dore vetem vrasesi sali ram berisha.Kur te vdes qe ky horr do te rilind Shqiperia.Jo programi ,jo buxheti.Gri gri o Majlind E pe grupin tend te PD’rasteve qe u ben gazi i botes e turpi i shqiptareve ne Bruksel.Kjo eshte e verteta ndersa ti flet kodra mbas bregu o Zj Bregu.

  8. Emiljano says:

    Per ca demokracie e ke fjalen zotrote, per ate te shqiprise .ik moj shoqe mos te qeshi kush se late nam.

  9. Deglat e Majlindes says:

    Ja ngelem ne te mesojme nga narcisistja e PD qe hiqet sikur i di te gjitha. Tutje moj diktatore e kamufluar se t’i njohim mire hilet. Yyyyyttttttt!!

  10. artan says:

    Majlinda, vazhdo lepije mire Saliun qe te futes ne liste per deputete vitin e ardhshem, sepse me Lulin i ke prish relatat

  11. TruthHurts says:

    Komentet e njerëzve këtu tregojnë qartë se çfarë niveli kemi si popull…mjafton të kuptosh që kur dikush shpreh diçka me mend të vërsulen të gjithë ata pa mend…fatkeqsi komëtare…vendi ynë ka marrë fund

  12. Ben Dibrani says:

    Je nje pasuri Majlinda Bregu, problemi eshte se ke me shume qen qe duan te kafshojne pas shpine se sa perballe. Ajo tufa ku ben pjese, nuk mund te shnderrohet ne parti, ashtu si nuk mund te behet njeri nje qen, vetem se dikujt i teket t’i vere emer njeriu.
    E lexove “keshilltarin” e presidentit, edhe ai ishte shume i shqetesuar qe te tregoheshe me gisht sepse po prish unitetin e tufes qe ka krijuar ne fakt, pikerisht ai qe te promovoi.
    Gjerat e medha behen me veshtiresi, por duan edhe mbeshtetje.

  13. viti says:

    Kush e ngre ne xhiro kete?!

  14. Briklona says:

    Majlinda, largohu nga ai stan dhe do te jesh shume, shume here me e nderuar dhe e respektuar.
    Te qenit ne ate pd nuk te ben demokrate, por qendrimet qe ti mban.
    PD eshte katandisur nje çete banditesh dhe ti nuk duhet te behesh pjese e saj.

  15. leka imadh says:

    Zonja Bregu Po e drejte ashtu eshte po pse si the keto kur ishte Qeni kryem……8 vjet

  16. Jorgji Davidi says:

    Bravo, Majlinda Bregu, po shperfaqesh si nje grua dinjitoze, e mençme dhe me vlera per vendin tone qe po vuan shume…!

Lini një Përgjigje te anamaria Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *