Rama replikon me opozitën: Akti juaj, antikombëtar. Keni dalë tej parashikimeve!

rama-25-655x356Kryeministri Rama ka replikuar me opozitën në seancën e sotme parlamentare lidhur me qendrimet e tyre ndaj Vetingut dhe çeljes së negociatave me BE-në.

Rama tha se tentativa bllokuese e PD për çeljen e negociatave ishte një akt i pastër antikombëtar.

Më tej ai u ndal edhe te ridërgimi i Vetingut në “Venecia”.

“Justifikimi se fajin e ka përkthyesi i ka tejkaluar të gjitha parashikimet. Përkthimi ku keni humbur ju është rruga e ankthit nga reforma në drejtësi. Ju mbase nuk keni faj, shumica juaj e ka gabim mendoj, që largimi i gjykatësve nga sistemi ju duket sikur hap derën e ububushme të atij parlamenti tjetër, kjo është e qartë. Shqiptarëve nuk mund t’u thoni asgjë më, derisa keni dalë haptas dhe i keni zënë rrugën Vetting-ut pa e çarë kokën se është mur në çeljen e negociatave. Ju kam thënë atëherë se do ta votoni që të gjithë reformën në drejtësi, mos na vononi se do vini në rresht si erdhët dhe do ta votoni, pavarësisht se kur erdhët nuk e fshihnit dëshpërimin: kartoni jeshil lart, koka poshtë. Nuk e ndalni dot zbatimin e reformës në drejtësi. Ju do ta votoni dhe do ta paguani si frëngu pulën vonesën në zgjedhjet e ardhshme. Nuk shqetësohem për këtë, por se vonesa i lë faturë të rëndë vendit.”, deklaroi kryeministri.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Rama replikon me opozitën: Akti juaj, antikombëtar. Keni dalë tej parashikimeve!”

  1. Ekzekutusi says:

    RESPEKT Z.Edi Rama:::ME PASTERN NUK THUHET..
    por Opozita Shqipetare..jo te gjithe por Berishat..Lulushet….dhe Fatkeqesisht Islamabadi….(Kaci i zi)..ja kane shitur “Bythen UDB-se” serbe:::
    pra…nese SERBIA HYNE NE BE-munde te gjeje ndonje “Shkake” per te vene VETON kunder Shqiperise….kete presin Berishjanet…..vetem keshtu jashte EU-se…do te mbijetoj Krimi-Berishjane….puuuu..pouuuu..Spiuna te NDYRE…

  2. Doktori nga Devolli says:

    Tregoju ate historine me taksixhiun, se ajo eshte e bukur. Kur e perserit cdo 3 dite behet dhe me e bukur.
    Çfare thote linda psh kur ti e tregon ate historine e taksixhiut jurist pa fund?
    Kryeminister legen dhe mashtrues ordiner.
    Sala e ka nga mosha ndersa ky e ka nga mielli. Shikoni intervisten ne DW se si ben levizje pa kontroll dhe çapelen syte.
    E dini cfare shenjash jane keto?

    1. Sali beqiri says:

      Shke mer beqir shqupi

  3. Anila says:

    Aman o zot, mashtrimet e politikaneve tane nuk kane te sosur! Po kush e bllokoi me vite procesin? Kush ju shkruante te huajve , mos i liberalizoni vizat me shqiptaret? Edi Rama, Erion Veliaj me shoke. Tani na bejne si engjell kur drogen e shikojme vete. Tani ju erdhi radha maskarenjve te tjere per bllokime. E megjithate , ky proces nuk bllokohet vetem nga opozita qe ne fakt ka vdekur. Fajin e ka vete Edi Rama, sic ja thone edhe gjermanet. Nuk na le njeri me kaq shume droge, me kaq shume korrupsion. Nuk eshte arrestuar asnje njeri me peshe. Kriminelet vazhdojne te jene deputetea. Edi Rama e ka ne dore, por nuk do. Don te vazhdoje teatrin per pjesen injorante ne popull. Ne jemi humbsit e vetem, ne njerzit e thjeshte. Asnje nga maskarenjte atje lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *