Rrëfimi i ish lojtarit të Flamurtarit: Në Shqipëri mu shkatërrua karriera

1 Dhjetor 2016, 16:43Sport TEMA

Ish mesfushori i Flamurtarit, Shkodran Metaj, ka sulmuar skuadrën vlonjate dhe futbollin shqiptar. Eksperienca e tij tek vlonjatët nuk zgjati shume, pasi pas pak muajsh nisën problemet. Metej shprehet se klubi ia vononte rrogat, një fenomen i ri për të, pasi në Holandë e Belgjikë paguhej me rregull, duke e detyruar që t’i hynte rrugës së gjyqit.

“Ata niseshin nga parimi: të gjithë duhet të dëgjojnë. Por kjo nuk shkon, kështu nuk jam mësuar në Holandë. Më pas ka filluar procesi, e kam gjetur një avokat dhe ka nisur loja ‘macja me miun’. Flamurtari e ka luajtur një lojë të pistë. Unë më duhet të them se jam krenar me veten sepse kam qëndruar i qetë. Menjëherë ka pasuar gjoba prej gjysmë rroge dhe për këtë nuk dija asgjë” shprehet Metaj

Metaj thekson se ai është ende në gjyq me Flamurtarin për prbolemin e pagave.

“Unë i dua tre të katërtat tani dhe pjesën tjetër në janar. FIFA i ka paralajmëruar, po ata nuk kanë vepruar ende. Kur u ankova edhe në CAS, ata u dënuan me gjashtë pikë. Tani duket se janë të interesuar të më paguajnë për t’i ikur ndonjë dënimi tjetër” tha Metaj.

Në fund ai shton se pas kthimit në Hollandë iu bashka ekipit Emmen, por problemet me Flamurtarin vijonin ende pasi klubi bregdetar nuk ia jepte letrat dhe kjo bëri që ai të mbetej pa ekip

Ju që shkoni në Shqipëri për të luajtur, mos e leni ekipin në gjysmë të sezonit. Më duhet ta pranoj se në Shqipëri mu shkatërrua karriera. Atje m’i ndërronin pozitat në fushë vetëm për t’u konsideruar si dështim. Më bënë të luaj edhe mbrojtës i djathtë. Kur u ktheva në Holandë mendova se nuk kishte problem me transferin, por drejtuesit e Flamurtarit më befasuan. Më thanë, dëshiron të luash? Atëherë tërhiqe lëndën në gjykatë” thekson Metaj./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje