Sherr pas mesnate në Berat, burri vret me thikë gruan për xhelozi

vrasjeNjë krim i rëndë brenda familjes i ka marrë jetën gruas së shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në Drizë të Kuçovës.

Nga të dhënat e para mësohet se shtetasi Rruzhdi Luzi, 57-vjeç ka vrarë me thikë në banesë bashkëshorten e tij shtetasen M. Luzi 49 vjeçe. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, por ende nuk ka konfirmim zyrtar për shkakun.

Policia ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar të krimit dhe po e merr në pyetje. Ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *