Singapori njeh pavarësinë e Kosovës

1 Dhjetor 2016, 16:30Rajoni TEMA

Singapori është shteti më i ri që njeh Kosovën. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Në letrën e njohjes thuhet se, “në përgjigje të letrës së ministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, të datës 24 qershor 2014 për ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan, Republika e Singaporit njeh Kosovën dhe vendos marrëdhënie diplomatike me të”.

Kosova është njohur nga 113 vende dhe Singapori është shteti i katërt aziatik që ka njohur pavarësinë e saj. Ky vend ka pranuar edhe pasaportat e Kosovës dhe qytetarët e saj mund të marrin vizë në misionet diplomatike dhe konsullore të këtij vendi, apo të aplikojnë online për të.

Ndërkohë, ministri Hoxhaj do të vizitojë Singaporin në janar 2017 për të thelluar marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare. Vetëm një ditë më herët Hoxhaj paralajmëroi dy njohje të reja në dhjetor, njëra prej të cilave erdhi sot.

1 komente në “Singapori njeh pavarësinë e Kosovës”

  1. . says:

    Ca lesh Singapuri shtet i vogel pa peshe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje