“Venecia” rrëzon PD për “Vetting”-un , Basha ndryshon taktikë por pa ndikim...

1 Dhjetor 2016, 08:42Politika TEMA

Nuk do të ketë shpëtim për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar në sistemin e drejtësisë.

Komisioni i Venecias është drejt konfirmimit të kushtetutshmërisë së ligjit të Vetingut, duke hedhur kësisoj poshtë të gjitha pretendimet e Partisë Demokratike, Unionit të Gjyqtarëve dhe Gjykatës Kushtetuese për  ligjshmërinë e ligjit më të rëndësishëm të reformës në drejtësi, tashmë kusht kryesor edhe për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Shqiptarja.com ka mësuar nga burime pranë Komisionit të Venecias se ekspertët e Komisionit, Bartole, Hamilton dhe Vardzelashvili, të ngarkuar për këtë çështje, kanë dhënë opinione individuale të veçanta, por që përputhen në thelb të përmbajtjes së tyre për kushtetutshmërinë e ligjit të Vetingut. Konkretisht, sipas burimeve nga Komisioni i Venecias, opinionet e tre teknicienëve kanë konfirmuar ligjin e Vetingut në përputhje me Kushtetutën e re të Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në opinionin e tyre, ekspertët mësohet se kanë konfirmuar jo vetëm ligjshmërinë e përmbajtjes dhe parashikimeve të ligjit të Vetingut, por edhe procedurat e ndjekura për hartimin dhe miratimin e tij. Po sipas burimeve, ekspertët, në materialin që do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Komisionit, ka rrëzuar pretendimet kundër procesit të Vetingut, duke u dhënë një shuplakë të fortë armatës së gjyqtarëve, PD, Kushtetueses, KLD dhe Presidentit të Republikës, të cilët janë pozicionuar kundër ligjit.

Opinioni pritet të shqyrtohet dhe të miratohet në seancën e datës 9 dhjetor. Seanca për çështjen e ligjit shqiptar të Vetingut është parashikuar të mbahet nga ora 11:00­ – 13:00.

Referuar praktikave të mëparshme për çështje të ngjashme, Komisioni, zakonisht, konfirmon dhe miraton opinionin e përgatitur nga ekspertët. Ndërkaq, nëse opozita shqiptare do t’ia arrijë qëllimit për të shtyrë këtë seancë, me pretekstin e gabimeve në përkthim, seanca e radhës do të mbahet në fillim të pranverës.

Trembja e PD 

Partia Demokratike dhe gjyqtarët kanë arsye të forta për t’u shqetësuar sa i takon përgjigjes së Komisionit të Venecias për ligjshmërinë e ligjit të Vetingut. Në opinionin e fundit për paketën kushtetuese, Komisioni i Venecias ka konfirmuar parimet themelore të procesit të Vetingut, të reflektuara në Kushtetutën e re, si dhe të detajuara më pas në ligjin për Vetingun.

Pra, Komisioni i Venecias e ka dhënë një përgjigje shteruese për procesin e Vetingut. Së dyti, Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar ligjshmërinë dhe përputhshmërinë me standardet më të mira ndërkombëtare të 71 neneve të ligjit për vlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve, i quajtur ndryshe ligji i Vetingut. Së treti, zbatimi i Vetingut është shndërruar në kushtin kryesor për çeljen e negociatave, ndërsa presioni i SHBA-­BE është maksimal.

15 komente në ““Venecia” rrëzon PD për “Vetting”-un , Basha ndryshon taktikë por pa ndikim…”

  1. Albani says:

    Vetem nje gje me shqeteson.
    Me shqeteson siguria fizike e kryeministrit Rama nga kjo bande kriminele te perbere nga PD-ja,prokuroria,gjykatat,presidenca dhe qe e dirigjon dhe orkestron Sali Berisha.
    Zoti e ruajte Ramen,por duhet te beje dhe ai kujdes sepse ketij grupimi kriminelesh nuk mund ti zihet bese.
    VETEM ME RAMEN SHQIPERIA DO TE BEJE PROGRES,TE GJITHANSHEM.

    1. Miri says:

      Ka nje zgjidhje te thjesht per kte ligj. Te miratohet mbas zgjedhjeve te 2017. Kur PD nuk do te jete me parti opozite osé do te kete vetem 4 5 deputete per ti mbajtur cantat atyre te ps. Pastaje lui dhe beli te shkojne te liqeni te protestojne per parkun. Me mire se kaq ska ku shkon.

      1. Haaaaa says:

        Pas zgjedhjeve te 2017-tes nuk do merret njeri me Berishen,Bashen etj,por………… drejtesia!
        Boll na cane trapin 26 vjet me radhe!

  2. delete says:

    Ore ketyre te PD-s ja u paska ngren dhia librat keq fare. Ore gjytyrymer, po si mund ti kerkohet BE-s ligjshmeri per mbrojtje korrupsioni. Ku jeni ketu, ne qeverine e Sali gelbazes? Vate babam ajo kohe. Beni gati valixhet e drurit me te cilat zbritet ne Tirane e nese nuk plaseni brenda, beni mire te kthehuni atje nga keni ardhur se pervec bythes tuaj vetem degradim e regresion i sollet atij populli.

  3. DRINI says:

    Keta te PD e duan shqeto ,por jane si puna e dhelpres,kur si arrin rrushin thone s’eshte bere.

  4. Arben says:

    Sa i bukur Saliu te kjo foto.. Ku e keni gjetur mor aman.

  5. Artemisa says:

    Mos valle e ka Fajin Saliu qe BE e SHKARKOI me urgjence shefin e EURALIUS , sepse e kishte bere perkthimin e Vetingut bashke me Taulant Ballen ?
    Populli nuk eshte Sylesh dhe Idiot si Merua dhe Komentuesit e tij besnike.
    Ai e di se ku qendron FAJI.

  6. mokja says:

    Kaqe çeshtje eshte bere VETINGU sa qe kure te arijet ajo dite le te kthehet ne nje dite fest kombetare.Kure ti shohim te gjithe keta kabythaçet e pd ne rjeshte per te mare supen e burgut dhe te jene te detyruar te bejne dhe pune per te nxjere buken e tyre vete ,se smundet te na vjedhin pa fundesisht .Pastaj ta shohim sa trima jane ne ndryshim nga sa paraqiten ne parlament dhe nje kerkes tjeter qe burgu te jete edhe per grate ndrikullat e pd .

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Bo Bo kushedi si è Kane perkthy ligjin e pronave
    Dhe keta te pd nuk u ndjene fare.
    A MOS befshi hajer kurre.

  8. shqip says:

    nese jo me 9 dhjetor, pritet te mblidhet ne pranvere. ne mos e lexova gabim. pra shty e shty, deri sa te dalin ne bregun tjeter. pas pranveres hyjme ne vorbullen e zgjedhjeve, dhe vate kjo pune. nuk me habit fakti se sali gjytrymi i quan plera deputetet e krahut te majte. me habit fakti qe keta te venecias, be-se, e shba, nuk i hapin kartat ne tavoline. po edhe sikur ta zeme se eshte perkthyer gabim. sa kohe i duhet nje anglezi per te perkthyer nje test qe e ka bere vete, bashke me amerikanet, europianet, e sojin e tyre ? ah, se me shkau fare. do e perkthejne nga anglishtja zyrtare, ne anglishten e shqupit. seç bie ere … kjo pune. eh ç’ma more kalane nga brenda o jovan berisha. veting me jovan berishen ? pu ,pu, pu. “sa me fat qe jemi ne si popull” ? paskemi lindur me kemishe . prisni tani kur tu thote berisha ; leromeni pak kryeministrine , se keshtu i do mushka drute. shpellare malok-atunare , vetem ai i 1908s jua gjeti ilaçin . ndryshe s’ju ben derman as perendia ju qenie perverse qe vegjetoni ne shqup.

  9. Tralala says:

    Puna e Sales ka mare uji. Ne politike e tregoi veten rrot ..ri. Vrau njerez, shkaterroi shtetin, prishi pronen, e cfare nuk beri, Tani ose na barakat e Peqinit ose ne fshat me lopen.

  10. Xhafer says:

    Shpresojme se ligji tè miratohet dhe keto fytyra tè ndyera sic eshte Berisha. Nishin meta dhe zagare tè tjer tè dalin para gjygjt si kriminel

  11. Kapter Jari nga Presidenca, gjysmak nga trute dhe fiziku says:

    Ne Parlament Reforma ne Padrejtesi dhe bashke me te Vettingun jane miratuar ne SHQIP dhe jo ne anglisht, cfare rendesie ka se si eshte perkthyer ne anglisht, apo duhet anglishtja e Bajges Sali njesoj sic fliste italisht ne Parlament.
    Komisioni i Venecias ka bere gabim qe ka pranuar kerkesen e Gjykates Kushtetuese me seli ne SHQUP, vettingu eshte bere dhe miratuar nga vete ky komision, pra sipas Saliut, K.Venecias duhet te korrigjoje vetveten, hile e trashe e Kriminelit Sali.

  12. DETARI Atlantidhes @ says:

    nji gje eshte e sigurte ;
    qe serioziteti nderkombtar per Shqiperine , tregon kulmin e drenalines per zhdukjen e shushunjave …………..
    tik-taku …..u lodh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje