A do t’i bindet Kushtetuesja këshillës së ‘Venecias’?!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

minxhoziNga Skënder Minxhozi

Ngrirja që Gjykata Kushtetuese i ka bërë ligjit të Vetingut, kishte në bazë të saj vendimin për të marrë një “amicus curiae” nga Komisioni i Venecias. Pra një këshillë të paanshme miqësore, nëse perifrazojmë shprehjen latine, në lidhje me kushtetutshmërinë e këtij procesi të rëndësishëm, që do të kalojë nëpër sitën e verifikimit figurën, profesionalizmin dhe pasuritë e gjyqtarëve e prokurorëve të Shqipërisë. Prej ditës së dërgimit në Venecia ka rrjedhur shumë ujë nën ura dhe tashmë një përgjigje zyrtare e Komisionit pritet brenda pak orësh.

Si në çdo fabul politike të rëndësishme të 25 vjetëve të fundit, edhe fati i Vetingut shqiptar ka brenda një dozë kaosi dhe paqartësie, ku ndërthuren mungesa e seriozitetit, interesat politike dhe ato personale e bërrylat që po merr prej kohësh e gjithë paketa kushtetuese e reformës në drejtësi. Po luajnë hapur dhe shëmtuar kundër reformës të gjithë ata që preken direkt apo indirekt nga ajo.

Pak ditë pas dërgimit në Venecia të ligjit të Vetingut, në Tiranë ka shpërthyer një valë nismash për të paditur aspekte dhe ligje të veçanta të paketës së reformës në drejtësi. Që nga kreu i shtetit, një institucion i përdorur gjithnjë e me më pak elegancë dhe integritet nga Bujar Nishani, në sulm janë hedhur gjyqtarët e prokurorët, të cilët duken insistues në vullnetin për të penguar fillimin e zbatimit të asaj që u votua në thelb në 21 korrik të këtij viti nga të 140 deputetët e Parlamentit shqiptar.

Është koha që Gjykata Kushtetuese të vendosë rregull në këtë pazar të rrezikshëm politik dhe institucional. Eshtë koha që ajo dhe përgjithësisht edhe institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë të hiqen mënjanë lojës politike që po luhet prej dy vjetësh me reformën në drejtësi. Në vend që të sugjerojnë se nga duhej nisur korrigjimi i sistemit demokratik në Shqipëri, siç bëri Vladimir Kristo, gjyqtarët e Kushtetuese do të bënin mirë të mos humbasin në përkthim si opozita, për të përdorur shprehjen e njohur britanike.

Loja me draftet e ligjit të Vetingut ka shumë pak gjasa të bindë dikë në Venecia se këtu po bëhet një grsuth shteti kundër lirive e të drejtave të gjyqtarëve e prokurorëve. Për arsyen e thjeshtë sepse parimet e Vetingut jo vetëm që janë pjesë integrale e Kushtetutës së Shqipërisë që nga 21 korriku, por sepse vetë procesi i verifikimit të imtësishëm të sistemit të drejtësisë ka marrë prej kohësh dritën jeshile nga Komisioni i Venecias, ashtu siç është mbështetur politikisht dhe financiarisht nga demokracitë më të fuqishme të Perëndimit.

Mbetet të shihet në këto kushte, se cila do të jetë sjellja e Gjykatës Kushtetuese, pasi Venecia të ketë folur. A do të marrë kjo gjykatë një vendim që do të pasqyrojë këshillën miqësore të venecias, apo do të vijojë që të koordinojë në distancë qëndrimet me opozitën? A do të flasë Kushtetuesja gjuhën e Komisionit të Venecias, cilado qoftë ajo, apo do të vijojë hezitimin dhe mëdyshjet që vlejnë vetëm për të blerë kohë?/ Javanews

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “A do t’i bindet Kushtetuesja këshillës së ‘Venecias’?!”

  1. kombi says:

    Patjeter nuk do te dorzohen , do te vazhdojne kundershtime ,pas kundershtimeve . Me moten e perbashket TE SHTYJME SA TE SHTYJME ,POOR NUK DO TE FITOJNE ASGJE , DENIMIT NUK MUNDEN TI SHPETOJNE . SA KANE BERE NUK DO TE BEJNE ME , I KANE DITET ME NUMER . SALIU ME KOMPANINE E ZULLUMEVE , DO TE KETE NJE VEND TE MERITUAR .
    ME MIRE VONE SE KURRE !!

    1. Leni says:

      O njerez o shqipetar kush ka mundesi te mari familjen femijet dhe te gjeje ndonje vend ne evrope per te siguruar te ardhmen aty nuk ka te ardhme per shtresen e varfer dhe te mesme. Aty eshte vendi i mafjozeve te korruptuarve dhe kriminelave. Mos mbani shprese nga bota

      1. Socialisti i Ndershem says:

        Po , ke shume te drejte POR Shqiptare KUJDES !
        Shkoni ne nje vend me Veting te bere qe te mos keni probleme.

  2. Enerti Begaj says:

    Gjykata Kushtetuese eshte skalion i SHQUP-it. Edhe nese Venecia do e vleresoje ligjin ne perputhje te plote me Kushtetuten, Gjykata Kushtetuese do e cenoje ligjin duke rrezuar nenet thelbesore te tij. Keshtu ndodhi me ligjin e pronave. Venecia u shpreh pozitivisht, por Kushtetuesja nuk pyeti fare. Rrezoi nenet thelbesore te ligjit duke e deformuar pothuajse totalisht. Ne vend se te rrezonte gjithe ligjin, rrezoi nenet thelbesore te tij. Keshtu do sillet edhe me Vettingun. Jam teresisht i bindur se Gjykatesit e Kushtetueses do e cenojne ligjin e Vettingut duke rrezuar nenet kryesore te tij. Ne kete menyre ligji i Vettingut do deformohet ne menyre te atille, saqe sdo kete asnje efekt. Do jete nje ligj i paralizuar dhe i deformuar deri ne perçundnim nga Kamikazet e Gjykates Kushtetuese.

  3. STUDENTI says:

    Z. Minxhozi , para se t`i pergjigjesh kesaj pyetje , e ka radhen nje tjeter pyetje .
    Cmenduria e saliut , nga etja e pa shuar per pushtet , qe i kalon edhe kufijte e
    absurditetit , nuk i ka kursyer kurre as nderkombetaret , kur ata i behen pengese
    ne rrugen per pushtet , ndaj do pyesnim , se : kur i ka respektuar ndonje
    here Ai institucionet nderkombetare ?

  4. Emigranti says:

    Zoti Minxhozi, bravo per analizen e shkelqyr, qe i eni keti problemi. Eshte fatkeqesi kombetare qe presidente kemi nje ushtare te bindure te berishes, pd, i cili ne unosone me deshirate e tyre, ka kethyer dhe kethen ligjet qe miratone parlamenti, sikure te ishin antikokombetare. Sjellja dhe veprimi i tije, duke cfrytezuare hapesiren e kolltukute presidencjale , ne shume raste ashtu sice kerkone pd, e ka bere Nishanin nje person te diskredituare ne syte e opinjonit te brendeshem dhe te jashtem. Edhe loja qe bene pd, saliu, luli luli, me kundeshtimet, mosedakortesite per zbatimin e rreformes ne drejtesi, jane lojra te felliqure, qe kerkojne bashke me drejtesine aktuale te kooruptuare, te kalbure. te degjeneruare, te ruajne statukone e drejtesise qe se bashku me aktoret e kesaje drejtesie ne te gjitha distancate, te pengojne e sabotojne rreformate ne pergjithesi dhe vetingune ne vecanti, nga i cili kkane frike si shjetani nga thimjani. Eshte kjo aresyeja qe shajne e mallkojne ndrkombetaet , qe kane shpenzuare kohe, para, asistence teknike. Ne kete gjendje e ka cuare drejtesine, sali berisha, lulezim basha dhe bujare nishani.

  5. Arber says:

    Bashkim Dedja duhet te jete kercenuar nga cubat e Sali Berishes.

  6. astrit says:

    Minxhozi, shqetesimi juaj eshte i drejte, ndersa pergjigja eshte e thjeshte. Kushtetuesja, e cila eshte ne konflikt interesi me vetingun, do te veproje si ne rastin e pronave qe, edhe pse pergjigja erdhi pozitive, ajo ne menyre te njeanshme e modifikoi ne interes te atyre qe e komandojne.

  7. astrit says:

    Zoti Minxhozi, keni te drejte, por edhe pergjigja eshte e thjeshte. Kushtetuesja ka dhene prova ne rastin e ligjit te pronave, i cili edhe pse u vleresua i drejte, ajo e deformoi sipas interesit te atyre qe e komandojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *