Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën këmbësori, makinat e tjera e shtypin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

aksidentNjë aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor, pranë kryqëzimit të Shën-Vlashit.

Pas përplasjes fillestare mësohet se këmbësori pasi është përplasur nga një makinë është shtypur dhe gjymtuar nga makinat e tjera.

Po ashtu, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Sakaq, uniformat blu të Durrësit kanë shoqërua shoferi për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *