Basha: Marrëveshje me LSI për Nishanin president. Meta: S’kam asnjë detyrim ndaj Bashës apo PD

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

basha metaNdërsa aleati i tij në qeverisje Edi Rama ka rritur presionin në marrjen e një përgjigje për vijimin e koalicionit, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta nuk ka ende një vendim.

A kemi sot një vendim të LSI-së për të garuar në koalicion me  Edi Ramën në vitin 2017?

Meta: Po të kishte një vendim do ta kishe marrë vesh ndër të parët…

Ftesës së bërë nga një studio televizeve nga kreu i Partisë Demokratike për një marrëveshje që do të konfirmonte Bujar Nishanin si President për një mandat të dytë, zoti Meta i dha këtë përgjigje nga një tjetër ekran televiziv:

Për vite të tëra përflitet se Ilir Meta do të jetë  president i vendit, ndërkohë z. Basha ka thënë: “Mbështes Nishanin për një mandat të dytë, për këtë jam gati të bëj marrëveshje me LSI-në”.

Meta: Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për deklaratat e z. Basha dhe të askujt tjetër. Çështja e presidentit është një çështje që ka ende shumë kohë, por nuk kemi asnjë detyrim dhe angazhim për të bashkëpunuar me z. Basha dhe Partinë Demokratike për të zgjedhur presidentin e ri.  Për mua, më e rëndësishme se çdo gjë, është që çdo zgjedhje t’i shërbejë stabilitetit të vendit.

Nuk u përgjigjeni me këtë. Domethënë, po ju kërkoi votat, ju nuk…

Meta: Nuk kemi asnjë detyrim të mbështesim një kandidat të z. Basha, nuk po përmend asnjë emër këtu. Për presidentin aktual kam respekt dhe për aq kohë sa të jetë në detyrë, e unë do të jem në zyrën ku jam, fotografia e tij është atje.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Basha: Marrëveshje me LSI për Nishanin president. Meta: S’kam asnjë detyrim ndaj Bashës apo PD”

  1. L leshi says:

    Zgjidheni prap kapterr nishanin se do jo shohe hajrin ky vend sic po ja sheh.kapterr nishani ky njeri i degraduar do mbahet mend vetem se hyri me mustaqe ne presidence dhe doli pa to se per gje tjeter me idjot se ai s’ ma do mendja se do kete me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *