“Berisha ka dijeni për vrasjen e Remzi Hoxhës, Tirana financoi Ilir Kumbaron të arratisej”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

remzi hoxhaGazetari Muhamed Veliu në një intervistë për “Report Tv” është shprehur se vrasja e Remzi Hoxhës ishte krim shtetëror dhe se është e pamundur që Sali Berisha të mos jetë në dijeni të kësaj çështjeje.

Veliu tha se Ilir Kumbaro ka pasur mbështetje financiare nga Tirana e cila i ka siguruar edhe një pasaportë që ai të mund të fshihej në një vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Veliu sqaroi se familja e Remzi Hoxhës nuk kërkon të hakmerret por thjesht kërkon që të gjejë eshtrat e tij, ndërsa ai është i bindur se trupi nuk do të gjendet sepse kjo do të bënte që të akuzuarit të dënoheshin edhe me burg të përjetshëm.

 Mundej që Ilir Kumbaro t’i arratisej në këtë mënyrë Britani?

Besoj se ka pasur suport të fuqishëm nga Shqipëria sepse nuk është e lehtë të ikësh nga Britania sidomos kur kushte një çështje të tillë. Unë them se ka pasur suport financiar nga Tirana madje dyshoj që i është dhënë dhe një pasaportë. Kumbaro fshihet në një vend ku shteti shqiptar nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Jam angazhuar në këtë çështje për të qëndruar në krah të familjes së Remzi Hoxhës që kërkon eshtrat e familjarit. Është krim shtetëror. Niveli i suportit, i mbështetjes dhe vendfshehjes është si nëpër filma.

 Si e cilëson arratisjen policia britanike?

Detektivët britanikë të cilët janë duke gjurmuar rastin e Ilir Kumbaros janë të rezervuar sepse prej 5 vitesh hetimi vijon.

Deklarata e Berishës se nuk e njihte Hoxhën dhe kundërshtia e Fatos Klosit i cili deklaron të kundërtën, si e shikon këtë debat?

Më vjen mirë se kjo çështje është risjellë në vëmendje pasi familja e Remzi Hoxhës nuk kërkon të hakmerret, por vetëm një varr. Për ngjarje të këtij dimensioni është e pamundur që Berisha të mos kishte informacion pasi ai merret edhe me ngjarje nga më të voglat dhe jo më të mos dinte arrestimin e këtyre tre personave. Izet Haxhia ngulmon se Berisha kishte dijeni për këtë ngjarje.

 Mendoni se do të gjendet kufoma e Remzi Hoxhës?

Mendoj që trupi i Remzi Hoxhës nuk do të gjendet asnjëherë sepse të akuzuarit akuzohen vetëm për rrëmbim dhe zhdukje personi dhe kjo vepër dënohet deri në 15 vite dhe nëse trupi gjendet bëhet fjalë për vrasje dhe mund të dënohen edhe përjetë, prandaj nuk do lejojnë të gjendet trupi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në ““Berisha ka dijeni për vrasjen e Remzi Hoxhës, Tirana financoi Ilir Kumbaron të arratisej””

  1. Shpresa?? says:

    Ilir Kumbaro AUTORI i Mundshem i “Vrasjes” se te Ndjerit Remizi Hoxha munde te Gjendet……
    1-Ai u “Arratis, nga Polizia Britanike apo eshte nene Mbrojte akoma ne Britani??? Pra a eshte Ilir Kumbaro edhe Agjente i M15-tes apo edhe ndonje sherbimi Tjeter Britanike??
    2-Ne Britani ..Ai ka Shenjat e Gishtave…por te Nderuar…ai Munde te jete ne Britani , dhe akoma munde te beje nje jete te Qete nese ka ne Pronesi nje PASAPORTE EUROPJANE..Perkatesisht :GREKE::ITALIANE..Apo Gjermane..apo Franceze:::THeksova vetem keto te Mesipermet, sepse nese Ilir Kumbaro Zoteron nje Pasaporte te tille AI MUNDE TE RREGJISTROHET FARE MIRE NE NJE Qytet Tjeter..dhe beje nje jete te Qete..shume shume Munde te ti duhet nje Makijazh i Fytyres .p.sh Mustaqe…
    3-Ne Britani Hyne “Lehte” por per te dale eshte e veshtire se duhet te Kontrollohesh…Pra ne Dalje duhet te kesh nje Dokument te Vlefshem…dhe nese ka nje Dokument Shqipetare-…E shikoj shikoj te “Pamundur” qe te mos Vihet re ne Pikat e Kontrollit…per Shqipetaret behet Kontrolle i Imte..
    4-Ilir Kumbaro..Nuk “Ngjane” si nje Shqipetare “Refugjate” Ne Fytyre..ose te themi i Vuajtur…pra ..Pamja qe ka i jepe Mundesin qe te Jete edhe Italjane apo Frances apo Greke..POR MBETET Per tu Verifikuar se:CILEN GJUHE TE HUAJ FLET MIRE APO SHUMEMIRE Ilir Kumbaro???
    kY ESHTE EDHE Celesi i Kerkim-Hetimeve per gjetjen e Ilir Kumbaros:Njohja e shkelqyer e nje Gjuhe te nje Shteti te BE-se ..si dhe Paisja me nje Dokument Pasaport akoma dhe Fallso e cilesise se LARTE I JEP ATIJ MUNDESINE Te jetoj i Qete dhe pa Probleme….
    Ne shume Vende Europjane sipas Ligjit te ri…Qytetaret e EU-se..Rregjistrohen ne Bashkine eQytetit por NUK JAPIN SHENJAT E GISHTAVE APO NDONJE KOPJE FOTOGRAFIE….
    5-Ilir Kumbaro per mua Personalisht pa e Njohur DO TE JETE NJERI SHUME I ZGJUAR, qe Mori “rrugen e gabuar Berishjane” ose edhe thjeshte ishte nje Vegel Berishjane….
    Por Ilir KUmbaro…Pas Arritjes se Azilit ne Angli ::KA PASUR EDHE PLANE REZERVE :A-dhe B..::si dhe ka qene i PREGATITUR…AJO QE ATIJ I DUHEJ ISHTE MUNDESIA FINANCJARE….QE JA KA SIGURUAR “Urdherusi”—ose ish Shefi i tije ne Shqiperi….
    AI NJERI QE ESHTE I INTERESUAR QE TE MOS GJENDET ILIR KUMBARO ESHTE SALI BERISHA…por Ilir Kumbaro e di shume mire SE ME SHUME FRIKE SE NGA DREJTESIA KA SALI BERISHEN , qe munde te angazhoje VRASESE ME PAGES PER TI MBYLLUR GOJEN…
    Keshtu qe SHTETI SHQIPETARE…duhet te bashkepunoj me Drejtesin Angleze..per Gjetjen e Ilir Kumbaros…por DYSHOJ se Ilir Kumbaro..KA MBROJTJEN E NDONJE AGJENTURE TE HUAJ…qe behet GARANTE pER NJE jETE TE RE TE ILIR KUMBAROS…Ndryshe ai gjendet Lehte…lol

  2. Ivan i madh says:

    Pse mundoheni kot e hidhni ipoteza se jo eshte ketu jo aty sherbetori i bindur i kriminel Berishes kelyshi i mplakur Kumbaro. Per te gjetur ate mirni dhe zdhdukeni familjen e tij dhe do te shekoni qe do dale si miu nga vrima se ndryshe skeni per ta gjetur se Ai mbrohet nga banda mafioze e Berishes.

  3. Elio Gora says:

    Perseri degjoj fjalen “rrembim” kur behet fale per zhdukjen e Remzi Hoxhes.E kam thene edhe here tjeter.Te gjitha vep rimet e punonjesve te shikut si marja dhe dergimi i Remzi Hoxhes ne Vain te Lezhes,jane te mbeshtetura ne ligj.Eshte nje metode qe e perdorin te gjitha sherbimet informative ne bote.Paligjshmeria e tyre fillon qysh nga casti kur mbi personin nen hetim R.H.perdoret dhune e cila si pasoje ka sjelle vdekjen e tij.Pra e vetmja akuze mbi punonjesit e SHIK-ut qe gjate procesit perdoren dhunen,eshte ajo e shperdorimit te detyres qe ka sjelle si pasoje vdekjen.Kjo akuze eshte shume me e lehte ne krahasim me ato qe permenden nga komentuesit e mesiperm.Eshte per tu theksuar se dokumentimi i kesaj vepre penale eshte i veshtire perderisa nuk eshte gjendur kufoma e cila eshte e domosdoshme si prove materiale.Kuptohet qe akuzes se shperdorimit te detyres do ti shtohet edhe ajo e dhunes dhe sidomos e fshehjes se kufomes.Prandaj duhet te theksoj se akuza te tilla si “rrembim”jane terma vetem gazetareske.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *