“Çamët”, PDIU: Greqia ka infektuar historinë me manipulime, ministri Kammenos një antieuropian

IdriziPartia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas deklaratave të ministrit grek të mbrojtjes për çështjen çame. Në një deklaratë për mediat, PDIU thotë se Greqia ka infektuar historinë nëpërmjet manipulimeve dhe madje e ka cilësuar ministrin Kammenos një antieuropian.

PDIU deklaron se Shqipëria është anëtare e NATO-së dhe gjuha e kërcënimin nuk ka vend, duke i kërkuar shtetit shqiptar të mbajë qëndrime të prera ndaj ministrit. Ministri Panos Kammenos i quajti çamët bashkëpunëtorë të nazistëve dhe tha se pas Luftës së Dytë Botërore u rreshtuan në anën e humbësve, që ishin fashistët. Por PDIU thotë se çështja çame është një çështje genocidi e Greqisë, që u zhvillua në mënyrë të pandërprerë nga paraardhësit e Kamenos, për ta përmbyllur me spastrimin e këtij komuniteti në fund të Luftës së dytë botërore. “Greqia e Zervasit spastroi gjithë komunitetet e huaja, madje duke bashkëpunuar me gjermanët dhe është e pafalshme që këto vepra kriminale të justifikohen sot nga politikanë të demokracisë”, deklaron PDIU.

Deklarata e plotë e PDIU:

Nëse ministrat e mbrojtjes bëjnë politikë të jashtme me manovra ushtarake dhe shpallje pompoze në kufirin e fqinjit, anëtar i NATO-s, atëherë rezultati është katastrofik: Ky është rasti i ministrit grek të mbrojtjes Kamenos kur flet për çamët, etj.

Kamenos, kryetar i një partie të njohur për ekstremizmin, qëndrimet antisemite, antieuropiane, që konsideron udhëheqësit e Gjermanisë së sotme si neonazistë, tani konsideron çamët pa dallim si bashkëpunëtore të nazistëve. Historinë dhe të drejtën ndërkombëtare e ka infektuar Greqia, nëpërmjet manipulimit të saj dhe genocidit ndaj komunitetit çam.

Shqipëria duhet të mbajë qëndrime të prera ndaj këtij ministri që nuk kupton se ne sot jemi anëtarë të NATO-s, njëlloj si Greqia, ndaj gjuha e kërcënimit nuk ka vend.

Dje ministri i mbrojtjes i Greqisë Panos Kammenos, nga një zonë e kufirit shqiptaro grek pas organizimit të manovrave ushtarake provokative kundrejt një vendi fqinjë, anëtar i NATO-s, vendosi të provokojë edhe me fjalë Shqipërinë dhe vende të tjera anëtare të Aleancës. Ai duke ju referuar çështjes çame të ngritur nga kryeministri Rama, tha se bëhet fjalë për bashkëpunëtorë të nazistëve dhe kjo çështje helmon historinë dhe të drejtën ndërkombëtare.

E vërteta është krejtësisht e kundërta e asaj që tha kryetari i një partie antisemite, antieuropiane, parti me frymëzim fetar fondamentalist. Kur politika e jashtme bëhet nga ministri i mbrojtjes veshur me rroba lufte, në një zonë kufitare, mund të presësh vetëm deklarime të tilla absurde. Çështja çame është një çështje genocidi të Greqisë, që u zhvillua në mënyrë të pandërprerë nga paraardhësit e Kamenos, për ta përmbyllur me spastrimin e këtij komuniteti në fund të Luftës së dytë botërore.

Greqia e Zervasit spastroi gjithë komunitetet e huaja, madje duke bashkëpunuar me gjermanët dhe është e pafalshme që këto vepra kriminale të justifikohen sot nga politikanë të demokracisë. Helmimi i historisë dhe po ashtu dhe i të drejtës ndërkombëtare, për të cilin flet Kamenos vazhdon prej politikanëve si ai që duan të vetëidentifikohen si pasuesit e Zervasit. Kamenos nuk mund ta ndalë në asnjë mënyrë as rikthimin e dinjitetit në politikën e jashtme shqiptare dhe as ndërkombëtarizimin e çështjes çame që u duk qartë në letrën e Komisionerit Europian Hahn.

Ne duam t’i themi këtij ministri antisemit, antieuropian: Komuniteti çam nuk mund të vizatohet sot në kohë lirie, si komunitet bashkëpunëtor i nazizmit. Lexoni historianët realistë grekë, lexoni burimet amerikane që konfirmojnë se pikërisht mosbashkëpunimi i shqiptarëve çamë me pushtuesit italianë solli dështimin e tyre në Greqi. Por Kamenos, i ngrehur me rroba ushtarake, do të lexojë vetëm historinë që shkroi Zervas me gjakun e mijëra grave, pleqve dhe fëmijëve çamë.

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *