Fatos Klosi: Ku gënjen Berisha për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Po për Kosta Trebickën...

2 Dhjetor 2016, 08:47Politika TEMA

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka hedhur poshtë pretendimet e Sali Berishës, sipas të cilit emrin e Remzi Hoxhës e ka dëgjuar për herë të parë nga Adem Demaçi dhe se institucionet hetimore nuk kishin dijeni për fatin e tij.

Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Klosi ka pohuar se, Sali Berisha, jo vetëm kishte informacion të saktë, por ka pajisur me pasaporta diplomatike përgjegjësit për vdekjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, me qëllim për t’i shpëtuar drejtësisë. Sipas Klosit, roje dhe shoferë të SHIKut kanë folur për rastin në fjalë, ndërsa dëshmitë e tyre janë në prokurori.

Ish­kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, duke iu referuar hetimeve të kryera nga SHISH asokohe, pas shembjes së pushtetit të Berishës, shprehet se, Remzi Hoxha i mbeti në dorë SHIK­ut të Gazidedes, por pavarësisht kërkimeve, nuk u gjend vendi ku prehen eshtrat e tij.

Klosi, ish­kryeministri Sali Berisha ka dhënë versionin e tij për torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, ku sipas tij, emrin e biznesmenit shqiptaro­maqedonas e ka dëgjuar për herë të parë nga Adem Demaçi. Ju, në cilësinë kreut të SHISH, asokohe keni hetuar ngjarjen në fjalë. Si qëndron e vërteta?

Berisha gënjen. Si mund të mos kishte informacion Berisha? Remzi Hoxhën e kishte SHIK­u i Bashkim Gazidedes. SHIK­ut i ka mbetur në dorë Remzi Hoxha. Unë nuk them se kanë dashur ta vrasin, por u mbeti në dorë nga torturat.

Dhe Berisha këtë gjë e dinte. Kishte informacion shumë të saktë. Nuk mund të guxonte SHIK­u të mos informonte Berishën për gjera të tilla. Kaq e thjeshtë është. Berisha gënjen.

Cilat ishin përfundimet e hetimit që ndërmorët asokohe? Kishte mbetur ndonjë dokument?

Ne hetuam për të gjetur vendin ku ishte varrosur, por nuk e gjetëm dot. Familjarët kërkonin vendin ku ishte varrosur. Që ai i mbeti në dorë SHIK­ut, kjo ishte shumë e qartë. Sa i takon dokumenteve, ata nuk ishin aq budallenj sa të linin dokumente pas.

Dokumentet, siç bëhen, edhe grisen. Ne kishim njerëz në SHIK, të cilët e dinin historinë. Kishin punuar për atë histori. Kishte roje dhe shoferë të SHIK, të cilët ishin në dijeni të ngjarjes. Ishin njerëz që nuk kishin përgjegjësi, por kishin bërë detyrën, por që ishin në dijeni.

Natyrisht ata folën. Të gjitha dëshmitë janë në prokurori. Është bërë gjyq për këtë punë. Ka mbaruar gjyqi. Janë dënuar njerëzit. Edhe Kumbaro u iku anglezëve.

Çfarë ndodhi me grupin përgjegjës për zhdukjen e Hoxhës?

Njerëzit përgjegjës i pajisi Sali Berisha me pasaporta diplomatike. Ata, kryesisht, ikën në Angli që në vitin 1995. Nuk ka ndonjë gjë sekrete për këtë çështje. Berisha nuk ka thënë asgjë të re. Për këtë ngjarje është folur shumë në ’97.

Unë po them se Berisha po mashtron, pasi ai i di të gjitha. Unë di se çfarë ka ndodhur mbrapa, kush u mor me këtë punë, përfundimet që arritëm, si kishin ikur të gjithë njerëzit përgjegjës për vdekjen e tij, të cilët ishin pajisur me pasaporta diplomatike.

Pasaportat diplomatike i jepte ose kryeministri ose presidenti. Në rastin, konkret i ka dhënë presidenti. Përderisa u ka dhënë pasaportat, ai e dinte mirë se çfarë kanë bërë dhe pse po iknin këta njerëz. Tani thotë kam pyetur dhe nuk më ka thënë njeri gjë.

Duke u ndalur tek aktualiteti politik, ka një rezistencë nga gjyqtarët dhe opozita për të mos lejuar zbatimin e Reformës në Drejtësi. Cili është komenti juaj?

Unë e kam parashikuar këtë rezistencë. Gjyqtarët janë palë. E kanë frikë Vetingun. Do ta bllokojnë sa të munden. Me të gjitha mjetet e mundshme. Nuk ka asgjë për t’u çuditur. Nuk kanë interes të kontrollohen.

Të gjithë lëvizjet në Shqipëri, por edhe në çdo vend tjetër, i dikton interesi. Interesi i tyre është që të mos kalojnë nëpër filtra. Interesi i tyre është që gjyqësori të mbetet ky që është.

Çfarë fshihet pas kësaj beteje kundër reformës?

Opozita nxjerr kushte gjithmonë. Loja politike e saj kjo është. Reforma është mjet i luftës politike për opozitën. Nëse është ashtu siç thuhet, që drejtësia do të merret edhe me të shkuarën, Sali Berisha ka shumë gjëra për t’u trembur.

Berisha ka qenë i mençur, pasi ka tentuar të evitojë përgjegjësinë personale, por edhe vendimet kolektive, kur janë qartazi akte korruptive, drejtësia duhet t’i rishikojë. Por, nëse u referohemi gjëmave të Berishës, 21 Janari është një ngjarje shumë e fortë që e vesh Berishën me përgjegjësi.

Rruga e Kombit dhe Gërdeci, po ashtu. Rruga e Kombit është një aferë, e cila akoma ka mbetur pezull, akoma nuk ka mbaruar, akoma diskutohen shumë para për të.

Edhe koncesioni do të harxhojë paratë e shqiptarëve. Pse? Sepse askush nuk e merr përsipër atë rrugë, sepse nuk pati një studim për aspektin ekonomik të saj. Menduan për të bërë tenderat dhe për të fituar, të tjerat ishin broçkulla. Edhe Gërdeci është shumë i rëndë. Ka kaluar shumë thjeshtë.

Gërdeci lidhet edhe me çështjen Trebicka. Pra, nëse do të vendoset vërtetë drejtësi, nuk e di nëse do të jetë, por unë them se Berisha duhet të jetë subjekt i drejtësisë së re.

Rrëfimi i Berishës për zhdukjen e Remzi Hoxhës

“Unë emrin e biznesmenit Remzi Hoxha e kam dëgjuar për herë të parë nga z. Adem Demaçi, i cili më ka ardhur në zyrë dhe më ka shprehur shqetësimin e tij se ky person është zhdukur në Shqipëri.

Menjëherë kam ngarkuar të gjitha autoritetet përkatëse të Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme, Shërbimit Inteligjent dhe prej tyre më është raportuar se ato nuk kishin asnjë dijeni për personin në fjalë.

Nuk kam patur absolutisht asnjë informacion, siç është folur më vonë se ky person ishte i implikuar në autobombën kundër Gligorovit dhe më pas u tha dhe në atentat ndaj meje. Pas kalimit në opozitë, qeveria e atëhershme më akuzoi mua për krime kundër njerëzimit, 8 muaj para se Gjykata Ndërkombëtare të akuzonte Millosheviçin dhe nuk bëri asnjë prononcim për zhdukjen e biznesmenit në fjalë. Nuk i di arsyet pse heshtën! Sigurisht hetuan por nuk gjetën asnjë lidhje.

Më vonë janë bërë arrestime të punonjësve të Shërbimit Informativ dhe personat janë liruar nga gjykatat si të pafajshëm, ndërkohë që siç dihet, prokurorinë e kontrollonte tërësisht PS. Duke mirëkuptuar dhimbjen e familjarëve për njeriun e tyre të dashur, më duhet të them se përshtypje më ka bërë fakti që problemi i tij ngrihej në fushata elektorale. Këto janë gjithçka di unë për këtë çështje”.

13 komente në “Fatos Klosi: Ku gënjen Berisha për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Po për Kosta Trebickën…”

  1. Albani says:

    NJE GJE NUK E KUPTOJ.
    PERSE PER RASTIN E ZHDUKJES SE BIZNESMENIT TE GJITHE THONE QE U MBETI NE DORE PA DASHJE SHIK-ut TE BERISHES E GAZIDEDES.
    QE NUK E PASKAN VRARE ME DASHJE,POR QE U PASKA VDEKUR GJATE TORTURAVE.
    KJO ESHTE SKANDAL
    KJO ESHTE HIPOKRIZI
    KY ESHTE IMORALITET LLOGJIKO MENDOR
    JAM SHUME I SHQETESUAR KUR E DEGJOJ KETE GJE NGA NJEREZ QE NUK JANE TE PERLYER NE KETE KRIM,SEPSE KJO TREGON DEGRADIMIN E SHOQERISE DHE MUNGESE DEMOKRACIE.
    KUR KETA NJEREZ DHE KJO SHOQERI NA E PARAQET SI DICKA NORMALE DHE TE PAFAJSHME VDEKJEN NGA TORTUARAT?
    KUR KETA NJEREZ TORTURAT I QUAJNE PJESE TE SISTEMIT DHE SHPREHEN NDAJ TYRE KAQ NORMALISHT THUA SE JANE TE LIGJSHME?
    KUR KETA NJEREZ VDEKJEN NGA TORTURAT NUK E QUAJNE VRASJE ME DASHJE,POR AKSIDENTALE?
    KY ESHTE NJE KRIM I SHKALLES SE PARE DHE AQ ME KEQ PER ATA QE E KRYEN NE KUSHTET E TORTURIMIT.
    TORTURIMI DHE VDEKJA NE DUART E XHELATEVE NUK PERBEN NJE ALIBI PER XHELATET,PERKUNDRAZI XHELATI DUHET TE DENOHET DYFISH;
    1-PER TORTURIMIN E PERSONAVE FIZIKE
    2-PER VRASJEN E PERSONIT.
    KUR NE RRUGE BEN NJE SHERR DHE E VRET NJE TJETER,NUK TE LEHTESON DEKLARIMI QE E GODITA ME SHUFER HEKURI APO DRU,POR NUK DOJA QE TA VRISJA.
    AKOMA ME SKANDALOZE KUR I DEGJON KETO DEKLARATA NGA NJEREZ TE LIGJIT.

  2. Beni says:

    Pune kosovaresh-turqmaqedonesh, pasardhes jeniceresh te pjerdhur.. Dihet qe keshtu kane bere e keshtu do vazhdojne sa te kene jete. .. se e kane ne gen. Mua me vjen keq per Costa Trebicka qe u hyri ne biznes me kto lloj kafshesh

    1. Bushi says:

      Harran u qofte njerezeve te Remzi Hoxhes qe nuk e vran vete Sali Berishen.

    2. mirel says:

      Gabohesh, jeniceret ishin shqiptaret e Berishes qe solli me Gazideden xhamite e porositura nga Serbia.

  3. Albani says:

    GJYQTARET SHQIPETARE JANE ORGANIZATE MAFIOZE QE BASHKEPUNOJNE ME PROKURORINE DHE DIRIGJOHEN NGA SALI BERISHA.
    SHUME MIRE E KA CILESUAR KLOSI;
    ATA DO TE BEJNE CDO GJE QE ESHTE E MUNDUR QE TA BLLOKOJNE VETINGUN,””VDEKJEN E TYRE””PROFESIONALE DHE POLITIKE.
    CDO GJE QE ESHTE E MUNDUR.
    CDO GJE QE ESHTE E MUNDUR.
    RUAJUNI ZOTI RAMA NGA KJO BANDE KRIMINELESH
    RUAJUNI NGA KJO BANDE KRIMINELESH,SE ATA TE HANE ASHTU SI HENGREN RREMZIUN,TRBICKEN,OLLDASHIN.
    RUAJU SE NUK EHTE TURP TE RUHESH NGA ATA QE TE KAFSHOJNE PER VDEKJE.
    RUAJU SEPSE MEZI TE GJETEM DHE NUK DUAM TE TE HUMBIM.
    JE I PAZEVENDESUESHEM.

  4. idriz says:

    Fjale ,fjale dhe vetem fjale as nje fakt apo dokument qe Berisha ishte i perfshire ne zhdukjen e personit ne fjale…Flet izeti pastaj klosi ……
    Keshtu shkon kjo pune cfare thote nje nuk e thote nje tjeter ec e merr vesh.Denimi behet me fakte e dokumenta per cdo njeri ne kete bote dhe derisa personi te shpallet fajtor nga gjykata e prokuroria personi presupozohet i pafajshem ,po jo tek ne je i fajshem pa u vertetuar fajesia
    Ne i ndertojme historite me thashe e me the……………………………….

  5. Azemi says:

    hahahahahahaha sa qesharak dhe ti o Alban
    Na kenaqe me perralla e histori,akoma me rrofte edi e partia.Hej zot jep mend ku nuk ka .

  6. keli says:

    po ky klosi, ai ishte drejtor ne ate institucion, si nuk e zbuloi kush e eleminoi, por derdellis lart e poshte si nje qen i rrahur???????????

  7. Nave Na says:

    Une i besoj z.Berisha!
    Ai deri vone nuk ka dite kush asht baba i vet!
    Sa lehu nuk ka dite se ka firmos per Janullatos!
    Sa lehu nuk ka dite per kontrabanden me Serbine qe vazhdoi vec 3 vjet!
    Sa lehu nuk ka dit kush asht Sudja!
    Sa lehu nuk ka dite kush organizoi vjedhjen e votave 1996 dhe dhunen ndaj opozites!
    Sa lehu kurre nuk ka dite gje!

  8. xheJ eN Bi says:

    idriz …
    Nuk eshte ashtu si e thua ti ,çdo njeri per nje veprim ka pergjegjesi ligjore ,po ka dhe pergjegjesi morale.
    Pergjegjesi ligjore kur te faktohen se ka prova dhe pergjegjesi morale ,kur nuk ka prova ,por te gjithe e dine
    qe e ka bere ai person duke e treguar te gjithe me gisht.
    Ne kete raste varet nga ndjeshmeria e njeriut.Nje njeri i ndjeshem duke e ditur se e dine te gjithe ,atehere ky
    njeri reagon ne menyren qe ai e kupton .
    Kurse nje njeri qe nuk eshte i ndjeshem si psh. Saliu nuk e vret ndergjegja per krimet qe ka bere
    dhe nuk ka si te reagoje per ato krime qe nuk ka fakte si rasti i Remzi Hoxhes.

  9. Elio Gora says:

    Shume njerezve ju ben pershtype veprimet e SHIK-ut te atyre viteve.Gazearet shpes e kane quajtur rrembim,dikush cuditet me shprehjet:”ju mbeti ne dore”.Duhet ta marin vesh gazetaret dhe lexuesit se veprime e SHIK-ut nga marja ne makine e Remzi Hoxhes deri tek akomodimi ne Vain te Lezhes,eshte e mbeshtetur ne legjislacion.Te gjitha sherbimet sekrete ne bote e perdorin kete lloj procesi dhe sigurisht te mbeshtetur ne legjislacion.Duhet theksuar se paligjshmeria e shiksave te Gazidedes fillon qysh kur ndaj Remzi Hoxhes ka filluar dhuna qe ka sjelle si pasoje vdekjen.Pra te gjithe pjesmarresit ne “hetim” deri ketu duhet te akuzohen per shperdorim detyre qeka sjelle vdekjen e personit.Sigurisht qe gjate ketyre viteve ka ndikuar politika ne moszbardhjen e kesaj vepre penale.Dua tju them edhe dicka lexuesve.Edhe nese te akuzuarit do te pranonin veprimet e tyre perseri kjo ceshtje do te ngelej ne ajer.Nuk mund te japesh nje gjyki te sakte ne kushtet kur mungon prova materiale,pra nese nuk gjenden eshtrat e fatkeqit Remzi Hoxha.

  10. Elio Gora says:

    Shume njerezve ju ben pershtype veprimet e SHIK-ut te atyre viteve.Gazetaret shpesh e kane quajtur rrembim,dikush cuditet me shprehjet:”ju mbeti ne dore”.Duhet ta marin vesh gazetaret dhe lexuesit se veprime e SHIK-ut nga marja ne makine e Remzi Hoxhes deri tek akomodimi ne Vain te Lezhes,eshte e mbeshtetur ne legjislacion.Te gjitha sherbimet sekrete ne bote e perdorin kete lloj procesi dhe sigurisht te mbeshtetur ne legjislacion.Duhet theksuar se paligjshmeria e shiksave te Gazidedes fillon qysh kur ndaj Remzi Hoxhes ka filluar dhuna qe ka sjelle si pasoje vdekjen.Pra te gjithe pjesmarresit ne “hetim” deri ketu duhet te akuzohen per shperdorim detyre qe ka sjelle vdekjen e personit.Sigurisht qe gjate ketyre viteve ka ndikuar politika ne moszbardhjen e kesaj vepre penale.Dua tju them edhe dicka lexuesve.Edhe nese te akuzuarit do te pranonin veprimet e tyre perseri kjo ceshtje do te ngelej ne ajer.Nuk mund te japesh nje gjyki te sakte ne kushtet kur mungon prova materiale,pra nese nuk gjenden eshtrat e fatkeqit Remzi Hoxha.

  11. lori says:

    E keni gabim zoti Klosi.Pyetja duhet te jete : Kur nuk genjen e mashtron Berisha?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje