FOTOT/ E vërteta mizore, pas këtyre fotove!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Të veshur në mënyrë tradicionale me kostume tailandeze, këta fëmijë tre vjeçare, të cilët janë binjakë, duken si çdo moshatar tjetër i tyre. Mirëpo, ajo që jo çdo person mund ta kuptojë duke parë fillimisht këto foto, është se binjakët janë duke u martuar me kërkesën e prindërve, të cilët besojnë se fëmijët e tyre kanë qenë të dashur në jetët e mëparshme.

Motër e vëlla, Teekatat dhe Tawisa Hiranmekawanit, i janë nënshtruar një ceremonie tradicionale në provincën Ang Thong në Tailandën qendrore.

“Ata kanë qenë të dashur në jetë e mëparshme, por janë ndarë nga një tragjedi e tmerrshme. Të dy janë rimishëruar tek binjakët tanë për t’ju treguar “engjëjve” se e duan njëri-tjetrin dhe do të jenë përgjithmonë bashkë”, – janë shprehur prindërit e paditur, bazuar në bestytnitë e tyre.

Sasi, mamaja e binjakëve u shpreh: “Ata duhet të martohet, ndryshe njëri prej tyre do të vdesë. E bëmë ceremoninë martesore bazuar në besimet tona”.

Në këtë martesë kanë marrë pjesë familjarët dhe komuniteti në të cilin jetojnë motra dhe vëllai binjak. “Ishte një atmosferë e këndshme. Fëmijët ishin të qetë dhe të lumtur”, – tha e ëma,

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a1-1-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a1-1.png","attachment_id":"591896"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a2-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a2.png","attachment_id":"591897"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a3-26-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a3-26.jpg","attachment_id":"591898"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *