Kush do e paguajë “zgjidhjen” për mbikalimin e prishur tek “Zogu i Zi” zoti Rama?!

2 Dhjetor 2016, 17:44Blog TEMA

Nga Anri Bala

Sot, kryeministri Edi Rama, inspektoi punimet e Bashkisë së Tiranës në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Një nga këto zona, njëra ndër më të rëndësishmet përsa i përket qarkullimit por ndërkohë edhe më problematikja, është rrethrrotullimi i “Zogut të Zi” dhe rrethrrotullimi “Shqiponja”.

Sot kryeministri Rama premtoi se do gjendet shumë shpejt zgjidhja, mirëpo nuk përmendi asgjë rreth 5 milion eurove që u hodhën në “hale” prej kapriçove dhe inatit të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ndaj me të drejtë neve na lind një pyetje:

Përse hesht zoti Rama?!

Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, se prishja e kësaj vepre të rëndësishme për qytetin e Tiranës, bie ndesh me Kushtetutën.

Habitemi me indiferencën e tij, se përse nuk i dërgoi para gjykatës për “shkatërrim prone” Sali Berisha, Lulzim Basha, Armand Teliti dhe firmën ndërtueso-shkatërruese që përfitoi dy herë miliona euro.

Nëse kryeministri fal parat e qytetarëve të Tiranës sepse nuk janë të tijat, ne nuk i falim sepse janë parat tona.

Nuk e kuptojmë se çfarë pret qeveria, për të bërë kallzimin, kur ka një vendim të gjykatës Kushtetuese për paligjshmërinë e shkatërrimit të mbikalimit.

Zoti Rama, mirë thotë se do gjejmë zgjidhje, por zgjidhja është e zgjidhur. Dëmi të paguahet me çdo menyrë nga ato që e shkaktuan, jo nga qytetarët e Tiranës.

ZotikKryeministër nuk duhet të hesht, por të urdhëroi strukturat që merren me zbatimin e ligjit, të kryejnë detyrën.

Që këtu fillon drejtësia pa reformën, që po ajo Kushtetuese dhe Kushtetutë e ka bllokuar. Mjaftë më me mëshirë për hajdutët dhe pengmarrësit e prosperitetit dhe zhvillimit!

9 komente në “Kush do e paguajë “zgjidhjen” për mbikalimin e prishur tek “Zogu i Zi” zoti Rama?!”

  1. Beni says:

    Po mir po por edhe edvini ka mekatet e tij me hajdutlliqe. Qe sali krimineli dhe konia e tij e neveritshme lgbt lulushi duhet te ishin prej vitesh ne burg kete e kemi kerkuar dhe e kerkojme prej vitesh por po te hapet loja me vjedhje parash publike edhe ps nuk mbetet prapa mjafton te permendesh koncensionet ne mjekesi per ti vene kapakun cuarjes ne burg te salushit dhe lulushit per zogun e zi nje fjale e urte thote njera dore lan tjetren te dyja fytyren, per te mos folur pastaj per ilirin pronarin e lsi hajdutin e certifikuar

  2. Celo Mezani says:

    O Anri, je tu ja fut kot. Sa mire do ishte te funksionte Shqiperia kaq bukur sa thua ti !
    Duheshe bere nje kallzim ne Prokurori ne kohen qe ndodhi ngjarja (ke degju per te drejten e parashkrimit).

    Mqs ta beje atehere ishte nje vrime ne uje sepse Saliu i kontrollonte dhe Prokurorine dhe Gjykatat (pervec asaj Kushtetuese), ishte te humbje kohen kot. Ndryshon puna me Rrugen e Kombit, Gedecin dhe 21 Janarin, sepse per ato ka patur proces dhe mund te rihapen nga prani te fakteve te reja, plus qe te treja jane vepra penale shume me te renda se “interpretimi i gabuar i ligjit”, por pa perfitime personale sic ishte prishja e Zogut te Zi.

    Kur te beht sistemi i drejtesise me koqe te forta per te arrestuar Bashen dhe Berishen nuk do te kete nevoje per nje Zog oqfte edhe i zi, se ka ceshtja qe jane Balena, Mamutha e Hiena bashke.

  3. kasem gahinji says:

    po, ke te drejte.por sipas mendimit tim,pergjegjesi ligjore duhet te mbajne edhe ata palo specialiste ,arkitekte ,etj qe argumentuan domosdoshmerine e prishjes se mbikalimit.Saliu dhe Lulushi patjeter ,por pse specialistet Jo?Duhen ndeshkuar edhe ata qe argumentuan se 5 milion euro duhet te hidheshin ne Mender hale,qe vendi te mos vuaje me nga specialiste zvarranike e servile,qe per xhepin e tyre jane gati te hedhin firma pa te keq.

  4. Zara says:

    Artikull shume I mire. Kush e ndjen veten qytetar keshtu duhet te mendoje dhe gjykoje.
    Sa per dijeni njeri nga anetaret e gjykates kushtetuese sot, Fatos Lulo eshte vellai I njeres prej pronareve qe prishen reth rrotullimin te zogu I zi dhe quhet Drita Lulo. E kuptoni kush Po e pengon zhvillimin e ketij vendi per interesa vetjake perfitimi

  5. Shelgura says:

    Puna e zogut zi ka zgjidhje .
    Po te doje qeveria tegjithe firmetaret e prishjes ti coje ne gjyqin e strasburgut.
    Keshtu munt te mare funt dallaverat qe jane bere ne kuris te ketij vendi .
    Per te gjitha keto krime po zvaritet reforma ne drejtesi

  6. Turi says:

    Po mir ja u be nje mbikalim te sheshi shqiponja qe makinat te mos hasin ne trafik por te ikin shpejt, u be dhe nje mbikalim te zogu i i zi qe prap makinat te ikin pa trafik.
    Po ku dreqin do shkojn kto makina, ne qender vallè?
    Kjo esht zgjidhja sipas jush.
    Nqs jug lindja e shqiperis hyn ne tiran nga rruga e elbasanit komplet pjesa tjeter e shqiperis hyn ne tiran nga sheshi shqiponja,e cfaredo te besh do ket trafik.
    Nqs krijohet hyrje tjter per ne tiran psh ne paskuqan a babrru ne menyr qe veri perendimi te futet ne babrru e veri lindja ne paskuqan ateher vetem jug lindja e duresi futen nga zogu i zi dhe kshu shperndahet traiku.

  7. kombi says:

    SIPAS LIGJEVE TE GYRE ,DO TE PERFUNDOJNE TE GJITHA KRIMET E PD NE PARASHKRIM .

  8. c says:

    Po pse jane kaq injorante disa te quajtur gazetare….

  9. ta them vet un saliu says:

    ED RAMA pret te ndrrohet gjykata dhe kryeprokurori , qe punojn per sali berishen , me kto institucione te drejtesis qe i shtremberojn gjerat mas interesit , saliut nuk mund te bej asnjegje , se do i vihen kunder gjykata dhe prokuroria dhe do ja ven vet RAMES me te pa drejt ne ngarkim kto para , ,te votohet vetingu te shporret llalla dhe atehere do shkoj haku tek i zoti , por kjo esht edhe arsyeja qe luli dhe saliu nuk duan te votojn vetingun , dhe bejn gjullurdi gjoja per zgjedhjet , se jan te mbuluar ne shkelje dhe ne krime dhe e din mir qe i pret burgu , kjo esht arsyeja zoti gazetar qe RAMA nuk ndihet per kte problem dhe per shum si kto..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje