Kush është Rainer Deville, gjermani që ka tërbuar Berishën?

2 Dhjetor 2016, 16:33Politika TEMA

Dy ditët e fundit, Berisha dhe mediat e PD-së, kanë nisur një sulm qesharak ndaj shefit të EURALIUS në Tiranë, Rainer Deville.

Ai akuzohet se ka përkthyer me qëllim gabimin e ligjit të “Vettingu”-ut që i është dërguar Komisionit të Venecias nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Gjë që nuk është e vërtetë, pasi BE në një reagim zyrtar thotë se përkthimi është bërë nga shqiptarët, jo EURALIUS.

Për më tepër, edhe nëse kjo do të kishte ndodhur, vetë kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, tha se gabimet e bëra në përkthim ishin të papërfillshëm dhe nuk kishin asnjë ndikim në përmbajtjen e ligjit.

Por kush është gjermani që ka tërbuar Berishën dhe mediat e tij, që gjejnë çdo motiv qesharak të mundshëm për të sulmuar ata që bënë reformën në drejtësi.

Rainer Deville është shefi i EURALIUS, misionit të eksperteve ligjore europiane.

Ai ka qenë një ndër personat kyç në dy vite kur është punuar mbi Reformën në Drejtesi.

Që nga shtatori i vitit 2014 ai drejton misionin Euralius në Shqipëri.

Rainer Deville ka qenë gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Apelit në Gjermani.

Ai ka nisur profesionin e gjyqtarit në vitin 1989, duke gjykuar shumë raste të natyrës penale, civile dhe tregtare në Gjykatat e shkallëve të ndryshme.

Deville ka pasur eksperienca pune në Bruksel, duke drejtuar projekte në fushën e gjyqësorit, sidomos në Letoni dhe Kroaci, gjatë afrimit te tyre në BE.

10 komente në “Kush është Rainer Deville, gjermani që ka tërbuar Berishën?”

  1. Lulushi says:

    Eshte ,o eshte ,po Saliut tim nuk ka burre nene t’i kaloi. Eshte nga Vicidoli ai ,o koke …….. Madje thone se edhe baben e ka te jashtem .

  2. Jevi says:

    Kerkojme te futemi ne BE po sa qesharak jemi.Ky veprim i perkethimit gabim tregon se sa injorant jemi ku dhe dokumentat zyrtare nuk i perkethejeme dot..Sa qesharak behemi kur me te tilla veprime duam te mbrojme krimet e bera ne kete cerek shekulli,ku krimi ka marre peng vendin.

    1. Epiriiiiii says:

      Jevgu….. Ti mendon se eshte perkthyer gabim!!!!!! Kur se mer dot rrushin dihet eshte i PaPjekur

  3. kuqua says:

    Ky Deville eshte djalli me perkthim shqip – shqip, kurse me perkthim Teme – shqip del idiot.

  4. Nacionalisti says:

    MOS u bej me teper qesharak ti dhe hipokrit, kur e di qe perkthimi eshte nje puc dhe eshte bere enkas, madje che gjykata i shtetuese eshte pjese e lojes se pushtetit! Sikur te MOS kene presion nderkombetar keta pushtetare ngjallin dhe Enverin!

  5. Nacionalisti says:

    MOS u bej me teper qesharak ti dhe hipokrit, kur e di qe perkthimi eshte nje puc dhe eshte bere enkas, madje che gjykata i shtetuese eshte pjese e lojes se pushtetit! Sikur te MOS kene presion nderkombetar keta pushtetare ngjallin dhe Enverin!…

  6. Kuq e zi says:

    Aha paskan qene reformat e ktij ata qe cuan ish kryeministrin kroat ne burg
    Kuptohet urrejtja

  7. Arber says:

    Kurrizin e gungacit e shtron vetem kallepi me tritol.

  8. Anila says:

    @Nacionalisti…Perkthimin nuk e ka bere Gjykata Kushtetuese, por ky Deville. Bile, jo vetem ka ndryshuar permbajtjen, por ka shtuar gjera, qe nuk jane ne Kushtetute.
    Nese Komisioni i Venecias do jape sugjerimin qe kishte pergatitur, per te cilin kane folur ca media ne Shqiperi (ku eshte serioziteti i anetareve te Komisionit, qe nxjerrin keshillat para se ato te shqyrtohen zyrtarisht?), atehere mire, pucin e ka bere Saliu. Po, po te jete se e ndryshon qendrimin paraprak, kush e ka fajin?
    Ne duhet te dijme se fetishizimi i disave, ne kete rast i Edi Rames, mund te na coje ne nje diktature te re. Edhe Hitleri, me dashurine e besimin e madh te popullit gjerman erdhi ne fuqi. Pastaj, dihet cfare beri!!!
    Si eshte e mundur qe mohojme ate qe shohim me sy cdo dite. Krime, vrasje, droge deri ne vazot e luleve dhe…meqe urrejme Saliun, ia falim ketij te sotmit gjithe poshtersite qe ben?!

  9. Pal Vata says:

    Spartak Ngjela qe para 20 ditesh deklaronte publikisht, se “sipas informacioneve qe kam une”, Komisioni I Venecias, do ta miratoje ligjin e vetingut te bere vetem me variantin socialist. Euralius ndoshta ka te drejte kur thote se perkthimin e kane bere shqiptaret e jo ne. Ka mundesi qe Euralius te kete angazhuar si perkthyes “avokatin” Spartak Kico Ngjela, qe e mban veten si nje ekspert i drejtesise “anglo-saksone”, e ai ca me ate anglishten e cale qe njeh e ca me urrejtjen qe ka kunder antikomunisteve, si bir Blloku, i ka dale ne mbrojtje birit tjeter te Bllokut Edvin Kristaq Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje