Nikoll Lesi: Europa as të q*, por as të lëshon! Ndaj Rama po i bën presion Brukselit dhe Merkelit, me Moskën

2 Dhjetor 2016, 12:40Politika TEMA

Nikoll Lesi shkruan se kryeministri Edi Rama i është drejtuar për ndihmë Moskës, në mënyrë që t’i bëjë presion Merkelit dhe Brukselit.

Pati paralajmëruar Edi Rama në takimin me Kancelaren gjermane Merkel se nëse BE na lë larg shtëpisë së saj në Bruksel atëhere  një forcë e tretë po avantazhon në Ballkan duke shtrirë interesat e saj, sidomos në Ballkanin Perendimor. E kjo forcë është Rusia. E tha bukur, bile ishte presion i hapur i kryeministrit shqiptar. Realisht interesat e Shqipërisë janë në Perendim, pasi është anëtare e NATO-s, por edhe Turqia anëtare e NATO-s mbetet, porse ka zgjatur duart e interesit ekonomik drejt Rusisë. Hezitimi gjerman kohët e fundit dhe paaftësia europiane të cilët sikur zbatojnë një parim popullor ku thuhet që “ as të ….., por as të lëshon!”, po sjell një reagim, paksa sfidues të kryeministrit Rama ndaj Brukselit zyrtar. Atë që tha para Merkel për rolin e Rusisë në Ballkanin Perendimor e përforcoi mbrëmë Edi Rama tek emisioni i Sokol Ballës, kur i pyetur për marrëdhëniet me Rusinë, kryeministri shqiptar tha  se ishte gati të takohej me presidentin rus Putin. Natyrisht që ai shikon edhe përmirësimet amerikano-ruse me ardhjen e Trump”, shkruan Lesi në gazetën e tij “Koha Jonë”.

Pra me shkoqur se sa e tha Edi Rama pas kthimit nga Berlini, nuk ka se si thuhet fakti se BE duket e hallakatur dhe në mos e pashpresë për jetë të gjatë si Union. Bile analistët theksojnë se po ra Angela Merkel si kancelare askush nuk e merr më veten në BE. Kjo situatë kaosi e mosdrejtëpeshimi e BE ka sjellë një reagim të Edi Ramës, i cili herë të tjera kur është pyetur për Rusinë ka qenë i prerë. Ndërsa mbrëmë e la një derë hapur jo vetëm për Vladimir Putin, por mundet si një presion që bën me Moskën kundrejt Brukselit,  i cili në mes të dhjetorit do të vendosë  po se jo për Statusin e Shqipërisë si kandidat në BE.

Nga mes rrjeshtave që tha Edi Rama tek Sokol Balla duket se nuk do të na e japin Statusin këtë vit, prandaj pa asnjë mëshirë dhe pa iu dridhur syri kryeministri përdori Moskën.

Duket sikur e gjithë intervista e mbrëmshme ishte për ato dy pyetje për Rusinë, duke çuar sinjal tek Kancelarja Merkel që mbani premtimin ose ndryshe kemi edhe një linjë avioni për Moskë.

Ftesa e homologut rus për Edi Ramën është nxjerrë nga sirtari dhe rri aty mbi tavolinë. Bileta e avionit është në të prerë, nëse BE nuk hap dritat për Statusin,  dhe ka mundësi të ketë intenerar: Tiranë-Moskë-Uashington”, vijon më tej shkrimi.

4 komente në “Nikoll Lesi: Europa as të q*, por as të lëshon! Ndaj Rama po i bën presion Brukselit dhe Merkelit, me Moskën”

  1. hji says:

    evropa e leshit me keto shtyrje per ballkanin nubdon vetem popullin e shumte e te mire se kriminelat tutored e prostitutave trafikantet qeveritaret ter qelbesirat I ka pranuar me kohe merkeli lre te lere jashte serbet e mire shqipetaret e mire e le te mare islamiket e sirise

  2. shushica says:

    Jo vetëm drejt Rusisë , drejt kujdo qè ofron investime ….Kështu bëjnë të gjithë , perfshi shtete ultra moderne si Britania që shoqërojnë presidentin kinez , pra nje president kommnist ne karrocèn mbretërore , bashkè me Elizabetën ….Ne që jemi të vegjël duhet të bèjmè vetëm lojën tonë ….për korrektesë kam disa vite qè theksoj këtë linjë në politikën e jashtëme, duke arritur deri në asnjëanësi reale….sìc bëjnë Zvicra , Austria , Finlanda….

  3. Dielli says:

    Loja ruse e Edvin Rames nuke eshte ashtu sikurse e paraqet lesi,leshi apo lehesi,por nje ender e Rames per te ruajtur sundimin ne te tre pushtetet nen moton nga i jatit,tek i biri,nipi apo mbesa dhe nje djalle e gjysem.Mjaft me me lojra fjalesh.Sot nuke vendos Rama por SOVRANI dhe BE e USA.

  4. Lesh Lesi says:

    Nikoll koqe ke qene lesh je bere.Kur te marresh udhezimet e tjera na Gerqia u thuaj te jene me realiste, I vetmi katolik lezhjan spiun I grekeve pas atij se I harrova emrin qe ishte kryeredaktor I RD ne fillim, ai kurva.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje