Nuk ka 5, por vetëm 1 kusht

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

kazanNga Mentor Kikia

Integrimi i Shqipërisë në BE, si në asnjë vend tjetër të rajonit që aspiron të njëjtën gjë, është strumbullari i të gjitha debateve politike. Ajo është kryefjala, në çdo seancë parlamentare, në çdo dërgatë politikanësh që shkojnë në Europë apo që vijnë nga Europa. Çdo zyrtar europian, në Tiranë apo në Bruksel, nuk pyetet e citohet për ndonjë investim që do të bëhet në Shqipëri, por nëse e mbështet integrimin e Shqipërisë. Dhe përgjigja është gati: Ne ju mbështesim. Do të na keni në krah, por duhet të vazhdoni me reformat….

Këto përgjigje standard kemi vite që i degjojmë dhe pas çdo përgjigjeje të tillë dëgjojmë trumpetat e qeverisë, se X shtet apo Y zyrtar e mbështet integrimin për shkak të reformave që kemi bërë ne. Politika, media e shoqëria në tërësi janë futur në një vorbull demagogjie të pashoqe.

Por, përse e gjithë kjo dalldi për integrimin? Përse gdhihemi e ngrysemi dukë u zënë vetëm për integrimin? Përtej dëshirës që vendin tonë duam ta shikojmë edhe në mesin e më të pasurve e më të fortëve, realiteti është një tjetër gjë. BE-ja nuk është një shoqatë ku ti dorëzon dokumetat që tregojnë në mënyrë fiktive se ke zbatuar porositë dhe tashmë do të bëhesh pjesë e saj.

BE është një bashkim shtetesh dhe popujsh me standarde të larta ekonomike, standarte të larta demokracie, standarde të larta të drejtësisë dhe shtetit ligjor, standarde sociale, kulturore e mjedisore. Ne shqiptarët kemi ngatërruar një gjë, ose më saktë, e ka ngatërruar qëllimisht klasa politike, duke e përdorur si argument për të justifikuar dështimin e saj nga njëra qeverisje në tjetrën.

Ne nuk do të bëhemi të pasur, nuk do të ngrejmë standardin e demokracisë e drejtësisë, kur të shkojnë në BE. Por ne do të bëhemi pjëse e BE-së atëherë kur ti kemi arritur këto standarde. Minitorimi që na bën BE-ja dhe etapat që ajo ka përcaktuar, lidhen pikërisht me plotësimin e këtyre standarteve, apo kushteve.

Duke lënë mënjanë dëshirën, dashurinë për vendin dhe nacionalizmin, unë dua të pyes: Realisht mendojmë se kemi bërë përparime mjaftueshëm për të qenë një vend anëtar i BE-së, apo të paktën të kalojnë në etapën e hapjes së bisedimeve për tu bërë anëtar?

Unë them jo! Jo sepse nuk e dua këtë vend, por JO, sepse këtë realitet duhet t’ua përplasim në fytyrë atyre që kacafyten çdo ditë për integrimin, atyre që jetojnë më shumë në Romë, Berlin, Vjenë e Paris dhe u duket se edhe Shqipëria është Itali, Austri, Gjermani e Francë.

Jemi vendi më i varfër në Europë e ku ende diskutohet standardi; bukë, ujë dhe dritë. Jemi vendi me shkallën më të lartë të korrupsionit në Europë, vendi ku zbatimi i ligjit është në nivele mjerane, ku më e vështirë është të zbatosh vendimin e gjykatës sesa të fitosh gjyqin. Vendi ku kriminaliteti ka përfaqësuesit e tij dinjitozë deri në parlamëent, vendi ku hajdutëria harbon sheshit. Vendi ku zgjedhjet blihen edhe me para dhe ku paraja e krimit dhe sipërmarrja e kurruptuar ushqejne politikën, e cila pa pikën e turpit organizon fushata elektorale edhe më luksoze se në SHBA.

Jemi vend ku karrierën, suksesin dhe vendin e punës nuk e përcaktojnë aftësitë profesionale, por të qënit ose jo pjesë e partisë. Jemi vend ku standardet e marrëdhënieve të punës krahasohen me Afganistanin dhe Bangladeshin.

Kush e ka fajin për këto? Kjo është një tjetër histori. Por ne jemi këtu e jemi kështu, dhe nuk kemi asgjë të përbashkët me një vend anëtar të BE-së, në disa prej të cilëve edhe koshat e plehrave hapen me kartë elektronike, ndërsa ne ende i shkarkojnë mbeturinat dhe të pëgërat tona nëpër rrugë, përrenj e lumenj, njësoj si derrat.

Përtej buzëqeshjeve diplomatike, ajo që BE kërkon është pikërisht bërja e Shqipërisë një vend normal: Luftë ndaj korrupsionit, luftë ndaj krimit, drejtësi, demokraci, zgjedhje të drejta… Në pamundësi për të bërë asnjërën nga këto, politika jonë gërr-mërret mes veti, njëra duke u kapur pas një kushti e tjetra pas një tjetri. Njëra palë i quan kushte e tjetra kritere. Njëra thotë janë 5 e tjetra thotë janë 7.

Në fakt ka vetëm 1 kusht: Ta bëjmë Shqipërinë një vend normal! Jo ideal, por së paku normal.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Nuk ka 5, por vetëm 1 kusht”

  1. majmuni says:

    kushti qe ve Europa esht ky:”te behen shqiptaret njeres !”
    po u plotsu ky kusht futet shqipnija n europ.

  2. adushi says:

    Sigurisht Shqiperia ka shume per te bere ne udhetimin e gjate per ne BE ! Por a nuk harrihet me shpejt ne implementimin e standartevet te BE kur je brenda sesa kur je ne buze te gardhit dhe nuk te sheh njeri ? A nuk perfiton me shume Shqiperia nga fondet e BE kur hapen negociatat e antaresimit ? A nuk e quajne nje vend me te sigurt per investime kur hapen ato negociata ? Pse si mendoni Ju zotni se nuk ka Rumania apo Bullgaria me pak probleme se ne qe jane bere anare te BE ?

  3. Kin Buba says:

    Pati thanë F. Konica kur u shpall Shqipnia e Pamvarme: ” Tani që bëtë Shqipërinë, duhet t’ bëhen (njerez) shqiptarët.”

  4. tfgs1 says:

    hahaha,me keta tourkalvanous mesa sta skoupidia dote shkoni ne Evropi!?

Lini një Përgjigje te Kin Buba Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *